Autore: Kelly Pryde, PhD
Lundrimi në intensitetin dhe kompleksitetin e prindërimit të një fëmije shumë të talentuar është një lloj vorbulle unike, e pabesueshme dhe e frikshme. Prindërit shpesh e gjejnë veten të mbingarkuar, duke pyetur veten: A po e bëj mirë këtë gjë? A kam gjithçka që nevojitet për të rritur këtë fëmijë? Çfarë më duhet të mësoj, të hulumtoj dhe të kuptoj që të mund ta mbroj fëmijën tim dhe të siguroj mirëqenien e tij prej një talenti?
Ky udhëtim me të vërtetë përfshin një sasi të madhe të të mësuarit, por është edhe një nga dhuratat më të mëdha që mund t’i ofroni fëmijës tuaj dhe vetes gjithashtu. Nuk mund të gjendet jashtë jush, në libra apo seminare, por nga një prani e ndërgjegjshme që është brenda secilit prej nesh.
Praktikat e vetëdijes dhe dhembshurisë për veten ofrojnë mjete jetëgjata dhe të bazuara në prova që mund të mbështesin tiparet dhe nevojat e fëmijëve shumë të talentuar dhe prindërve të tyre. Mendimi i ndërlikuar pa ndërprerje, pasioni, perfeksionizmi, intensiteti emocional dhe identiteti i vetvetes, të gjitha kërkojnë një hapësire, ‘’agjenturë vëmendjeje’’ (aftësia për të zgjedhur se ku shkon vëmendja e dikujt) dhe dhembshuri (për ta shprehur në mënyrë të shëndetshme). Pa këto aftësi, mendjet dhe trupat e personave shumë të talentuar dhe të njerëzve të tyre të dashur, mund të ngushtohen mjaft, duke bërë që intensiteti dhe kompleksiteti i tyre të jenë si Ujëvarat e Niagarës që përpiqen të rrjedhin nëpër një ‘zorrë kopshti’.
Ky prezantim ofron tregime dhe praktika të mençura që u mundësojnë prindërve të zbulojnë aftësinë e tyre për praninë e ndërgjegjshme, të mësojnë mjete dhe strategji të thjeshta, por të fuqishme që mund t’i përdorin në jetën e tyre të përditshme për përparimin e fëmijës së tyre së talentuar. . . dhe për veten e tyre gjithashtu.
Këshilla
- Gjetja e praktikës në terren
Praktika e thjeshtë e gjetjes së lidhjes së trupit tonë me terrenin, e zhvendos vëmendjen tonë nga vendi më i largët, nga ndjesitë dërrmuese të intensitetit dhe kompleksitetit (d.m.th., në kokë dhe në pjesën e sipërme të trupit) deri tek këmbët tona dhe lidhjen direkte me tokën. Derisa jemi të sinkronizuar me ndjesitë e këmbëve tona në tokë dhe me një ndjenjë të mbështetjes, krijohet një vetëdije e bazuar dhe një lloj ‘teli tokëzues’ për intensitet. Disa njerëz e shohin të dobishme të përsërisin një gatha (frazë poetike në traditën Zen të Thich Nhat Hanh) që mund të jetë qetësuese si thënie:
“Duke marrë frymë, qetësoj trupin dhe mendjen time.
Duke marrë frymë, buzëqesh.
Duke prekur tokën, jam i mbajtur, jam në shtëpi.”
Kjo si praktikë mund të bëhet në këmbë ngritur ose duke ecur (veçanërisht këmbëzbathur jashtë shtëpisë), ulur, shtrirë në shtrat ose edhe kur angazhoheni në një detyrë krijuese si shkrimi i ditarit ose vizatimi, ndjenja e lidhjes me letrën ose pëlhurën.
- Praktika e ndërgjegjshme e poezisë
Poezia është një formë e thellë e praktikës së ndërgjegjësimit që na largon nga ngarkesa e vazhdueshme e mendjes, duke përfshirë shqisat, emocionet dhe imagjinatën prej talenti dhe e ndihmon personin të gjejë qetësinë. Poetët si Mary Oliver, Rumi, John O’Donohue, Thich Nhat Hanh, Ocean Vuong, Nikita Gill, Shakespeare dhe Emily Dickinson, janë shpesh të preferuarit e fëmijëve dhe prindërve. Librat si Breathe and Be nga Kate Coombs përdorin poezi dhe ilustrime për të treguar fëmijëve praktika ndihmuese që ata të gjejnë qetësi, të rregullojnë emocionet e tyre dhe të angazhohen në vlerësimin e botës.
- ‘‘Vetëdhembshuria e ndërgjegjshme‘‘ (MSC)
Praktika e ofrimit të dhembshurisë ndaj vetes në momentet e pamjaftueshmërisë ose dështimit, vetmisë, keqkuptimit ose përvojave të tjera të dhimbshme është thellësisht transformuese për fëmijët me talent të thellë dhe të dashurit e tyre. MSC (Mindful Self-Compassion) specifike për talentet na dërgon në njohjen e përvojës së përbashkët të betejave me intensitet, ndjeshmëri dhe kompleksitet dhe duke u kthyer drejt vështirësive tona me mirësi dhe mbështetje sesa me vetëkritikë dhe vetë-izolim. Mënyrat për t’i ofruar vetes ‚dhembshuri për veten‘ (dhe për t’i mësuar fëmijët tuaj) përfshijnë:
- Prekja e butë: vendosja e njërës ose të dyja duarve në hapësirën e zemrës, përfshirja në një përqafim të vetvetes dhe mbështjellja me një batanije të ngrohtë.
- Biseda qetësuese me veten: t’i ofroni vetes fraza të tilla si “Është e vështirë ta ndjesh këtë intensivisht, mund të jem i butë me veten time”, “Do ti jap vetës leje të pushoj” dhe “Do ta falë veten që kam bërë gabime në këtë rrugë komplekse të prindërimit të të talentuarve.‘‘
- Urtësia e ‚mosdijes‘
Një mësim themelor në traditën Zen na kujton se ekziston një gjendje shpirtërore përtej të menduarit dhe nevojës për zgjidhje, që është e pasur me mundësi dhe jo e lidhur me një rezultat të kontrolluar e të sigurt. Të mos dish do të thotë se na jep leje që të mos kemi të gjitha përgjigjet dhe njëkohësisht të marrim gjithçka siç duhet. Kjo është e dobishme jo vetëm për prindërit, por edhe për fëmijët që shpesh ndiejnë presionin e “Unë supozohet se di gjithçka” që vjen me etiketën e Udhëzimit Prindëror – PG (Parental Guidance).
Burimet
- Planting Seeds of Mindfulness by Dorothy Sisk, PhD and Michele Kane, PhD
- The Gifted Kids Workbook: Mindfulness Skills to Help Children Reduce Stress, Balance Emotions and Build Confidence by Heather Boorman, MSW, LCSW
- Being Peace by Thich Nhat Hanh
- Self-Compassion: The Proven Power of Being Kind to Yourself by Kristin Neff, PhD
- The Self-Compassion Workbook For Teens: Mindfulness And Compassion Skills To Overcome Self-criticism And Embrace Who You Are by Karen Bluth
- Mindful Self-Compassion Resources – https://centerformsc.org/ and https://self-compassion.org/ offer free resources and guided meditations
- Mindfulness Apps: Smiling Mind, Calm, Headspace and Insight Timer
Biografia e folësit
Kelly Pryde, PhD, është një psikologe, trajnere dhe mësuese e ndërgjegjes/meditimit. Ajo është specializuar në aftësitë dhe qasjet e bazuara në ndërgjegje për të jetuar mirë me intensitet dhe kompleksitet. Ka përfunduar doktoraturën në Psikologji nga Universiteti i Waterloo në Kanada dhe JDPSN-në (autorizimi i mësimdhënies) në traditën Zen.
Përktheu: Perparim Blakaj, Prinderimi.com