Pyetje:
Unë kam probleme me lojën League of Legends. Kjo lojë po më shkatërron trupin nga brenda, si edhe jashtë. Po ashtu, edhe jeta e përditshme po bëhet shumë e keqe. Nuk mund të dal askund, edhe pse edhe dëshirën për të dal jashtë ma ka dëmtuar. Çfarë duhet të bëj?
Përgjigje:
Përshëndetje,
Është e rëndësishme të kuptosh se ti nuk je i vetmi që përballen me këtë lloj problemi. Lojrat online mund të krijojnë varësi dhe ndikojnë në shëndetin mendor dhe emocional.
E kuptoj që kjo mund të jetë një situatë e vështirë për ty. Për t’i shmangur realitet, jetës dhe situatave përreth, mund të kesh përdorur si mekanizëm mbrojtës lojën league of legends.
Fillimisht kjo të ka bërë të ndihesh shumë mirë sepse je fokusuar në lojë dhe jo në problemet e tua reale.
Tashmë ke kuptuar që kjo lojë nuk është vetëm një moment qetësues i yti por është kthyer në një varësi dhe një sjellje e pashëndetshme e jotja. Kam përshtypjen se ti e di çfarë duhet të bësh por e ke të vështirë të pranosh që ngadalë duhet të heqësh dorë nga kjo lojë. Mund të fillosh të luash më pak orë se zakonisht, duke marrë pauza në orare fikse dhe kështu gjen kohë për tu fokusuar te mënyra se si ndihesh apo aktivitete të tjera.
Përpiqu të gjesh aktivitete që të tërheqin (sport, palestër, etj). Në këtë formë do të njihesh dhe me bashkëmoshatarë të tjerë të tu. Mos harro se shëndeti yt psikologjik është shumë i rëndësishëm. Nuk është e lehtë të heqësh dorë nga dicka që mund të kesh kohë që e bën dhe të ka shërbyer si një moment relaksues, ndaj në momentin që kupton se nuk mund ta ndalosh lojën vetë, kërko ndihmë nga një specialisti të shëndetit mendor, psikolog klinik apo psikiatër.
Këtu janë disa hapa të cilët mund të ndihmojnë në situatën tënde:
- Identifikoni problemet: Identifikoni pse ju jeni i përfshirë kaq shumë në lojë dhe çfarë pasoja ka kjo në jetën tuaj të përditshme. A është kjo një formë e shpërbërjes apo mënyra për t’iu shmangur problemeve të tjera në jetën reale?
- Vendosni kufij: Vendosni orë specifike për lojën dhe mbajeni veten të përgjegjshëm për kohën që kaloni në lojë. Mund të jetë e vështirë fillimisht, por vendosja e kufijve do të ndihmojë në kontrollin e lojës.
- Gjeni një hobi tjetër: Provo një aktivitet tjetër që të kujton se sa shumë mund të gëzohesh jashtë lojërave. Ky mund të jetë një sport, arti, muzika, apo çfarëdo hobi që tërheq vëmendjen dhe interesin tuaj.
- Bisedoni me një specialist: Nëse ndiheni se nuk mund të kontrolloni varësinë, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë nga një specialist i shëndetit mendor, si psikologu ose psikiatri. Ata kanë eksperiencë në trajtimin e varësisë dhe mund t’ju ofrojnë mbështetje dhe këshilla për të dalë nga kjo situatë.
- Mbuloni këndvështrimet e së ardhmes: Mendoj për arsyet pse do të dëshirosh të bësh ndryshime. Si do të ndihesh nëse arrin të kufizosh lojën dhe të fokusohesh në gjëra të tjera që të bëjnë të lumtur në jetën reale?
Mos harroni se kërkimi i ndihmës është një shenjë e fuqishme dhe vendimtare. Biseda me një specialist do të mundësojë udhëzim dhe mbështetje për të ndihmuar në kapërcimin e kësaj sfide.