Kur isha drejtor hoteli në Montreal, drejtoria e ushqimeve dhe pijeve, organizoi një mbrëmje me rastin e vitit të ri. Programi i përgatitur përfshinte një darkë luksoze, të përbërë nga gjashtë pjata, pastaj edhe muzikë e kërcim, madje edhe ngrënien e mëngjesit ditën tjetër, pasi të pranishmit do ta kalonin natën në hotel. Pasi përgjegjësit e organizimit mbaruan së vëni edhe detajet e fundit të programit, unë i pyeta për planin zëvendësues, planin B…
Ata më pyetën se çfarë kisha për qëllim me këtë, dhe u thashë: “Nëse plani fillestar nuk e arrin qëllimin, çfarë duhet bërë për ta arritur qëllimin e kërkuar?”… Të gjithë filluan të mendonin për planin B. Ideja e këtij plani ishte që në vend të darkës luksoze, të përbërë nga gjashtë pjata dhe shërbim të vazhdueshëm ndaj secilit të pranishëm në vendet e tyre, të bëhej një bufe e madhe, e hapur, e përbërë nga lloje të ndryshme peshku dhe ushqime deti, përveç programit të kërcimit lindor dhe muzikës lindore….
Pas projektimit të të dyja planeve, ne filluam fushatën e reklamimit të programit fillestar, dhe në fakt ndodhi ajo që kishim parashikuar. Vërtet, na erdhën vetëm njëqind kërkesa prenotimi, në vend të treqind kërkesave që na duheshin. Prandaj e ndërruam planin, duke përdorur programin zëvendësues dhe i njoftuam klientët për ndryshimin. Ata e pritën mirë këtë ndryshim, sepse do të kishin një program argëtues interesant, përveç ushqimit të përgatitur në formë bufeje të hapur dhe me të njëjtin çmim. Pastaj filluam të bënim reklama shtesë, duke u fokusuar në ndryshimet e reja dhe e arritëm qëllimin e pritur që ishte ardhja e treqind klientëve në mbrëmje, gjë të cilën nuk do ta arrinim, nëse nuk do të kishim plan zëvendësues dhe nëse nuk do ta kishim fleksibilitetin për ta ndryshuar planin fillestar.
Ja tani, për ty, një plan se si të arrish të kesh një nivel të mjaftueshëm fleksibiliteti:
1. Bëj një listë me qëllimet e tua dhe renditi sipas përparësive!
2. Zgjedh qëllimin që dëshiron ta realizosh më shumë se çdo qëllim tjetër!}
3. Shkruaj tri plane që mund të të ndihmoj- në ta realizosh qëllimin tënd, ku nëse nuk funksionon njëri plan, të jesh i përgatitur me planin tjetër.
4. Parashikoji më herët pengesat që mund të hasësh dhe përgatitu për zgjidhjet e tyre!
5. Bëhu gjithmonë mendjehapur për ide të reja!
6. Çdo ditë, ndaje një kohë për të rishikuar planin tënd, dhe kërko rrugë për të për- mirësuar çdo situatë! Fillo që sot dhe përgatitu për çdo ndryshim! Fortifikoje veten tënde me fleksibilitet dhe do ta ndjesh ndryshimin për më mirë në jetën tënde. Kjo aftësi do të të ndihmojë të mbërrish në majë të suksesit dhe të lum- turisë.
Dhe kujto gjithmonë:
Jetoje çdo çast sikur të ishte çasti i fundit i jetës sate…!
Jeto me besim! Jeto me shpresë! Jeto me dashuri! Jeto me përpjekje dhe çmoje vlerën e jetës!
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”