Eksperti i mediave sociale dhe njëkohësisht edhe themeluesi i “Hallakate”-s, Valon Canhasi, deklaroi se inteligjenca artificiale është e ardhmja e mediave sociale dhe teknologjisë. Canhasi shtoi se inteligjenca artificiale ka aq ndikim të madh saqë ajo vërehet te krijimi i përmbajtjes, konsumi i saj.
Canhasi, në “Reload” të Televizionit Dukagjini, tregoi se Inteligjenca artificiale nuk është vetëm aplikacion dhe që ndikimi dhe e ardhmja e tij është sa e “frikshme” aq edhe dobishme. Pasi, sipas tyre, Inteligjenca artificiale ndihmon në lehtësimin e punës, në të kaluarën një montazh e një programi ka zgjatur 1 ditë, ndërsa tani ajo punë kryhet për dy orë.
“Podcasti nuk është e ardhmja pasi është shfaq që dhjetë vite, por inteligjenca artificiale është e ardhme. Inteligjenca artificiale ka ndikim te krijimi i përmbajtjes, konsumi i përmbajtjes dhe në çdo industry që kemi me vepru. Nuk është aplikacion, është më e gjerë. Kanë me ia pa hajrin EO. E ardhmja sa është e frikshme, aq edhe e dobishme. Pasi ka me lehtësu për të kryer punë më shumë, me qenë të saktë dhe kohë për gjëra tjera. E frikshme se çka mundesh me bë”, tregoi ai.
Sa i përket mediave sociale dhe ndikimit të saj, Canhasi tregoi se ka rëndësi të madhe pasi që edhe lajmet më të rëndësishme ndërkombëtare e vendore përcillen nga media, siç është rasti i dorëheqjes së Joe Biden nga kandidatura për president të SHBA-së.
Në vendin tonë ka dy kategori, njëra që mediat sociale cilësohen si “sene të fëmijëve” dhe e dyta e angazhojnë një person familjes për të postuar dhe promovuar gjëra të ndryshme në mediat online.
“Janë dy lloj angazhime. Një është se ka biznese që konsiderojnë sene t’fmijve për me të jep ty familje. E dyta është e punësojnë dike të familjes. Nuk e marrin seriozisht.
Canhasi tregoi se Kosova është njëra nga vendet e pakta në Evropë që ka shtrirje të gjerë të internetit në krejt territorin e saj dhe se numri i familjes që përdorin është 94.8$.
“Kosova ka tërë territorin e saj që shtrihet internet dhe numri I familjeve që e përdorin është 94.8%”.
Canhasi tregoi se nuk ka ndarje të shijes dhe konsumit të informimit pasi shprehitë janë individuale dhe secili ka shijen e vet.
“Qeveria e rrjeteve sociale e kanë demokratizu mendimin. Gjithkush mundet me dalë dhe me i shkru aty. Ne e kemi problem me e decentralize asi forme për shkaqe se shprehitë janë të ndryshme. Gjeneratat e reja kanë shprehitë e ndryshme. Për shkak të diversitetit në konsum të informatës, nuk mundesh me thane që i kam qeta. Secili ka shijen e vet”, deklaroi ai.
Platformat online, sipas Canhasit, kanë theksuar se shkuarja virale e shpërndarjes së përmbajtjeve me video ose të tjera është më e rëndësishme sesa numri i ndjekësve [followersave].
“ Të gjitha platformat online gjatë këtij vitit të fundit kanë dëshmuar se followersat [ ndjekësit] nuk kanë rëndësi aq. Dhe publikimi i videove luan rol”, shtoi ai.
Canhasi tregoi se algoritmat e rrjeteve sociale dallojnë njëra nga tjetra qoftë nga shikueshmëria dhe kohëzgjatja që llogaritet si shikueshmëri.
“TikTok e ka bërë një algoritëm për të shuar etjet për fast food content. Pandemia i ka dhënë një vale. Në Youtube i nevojitet 30 sekonda për të bërë 1 view. Në Facebook dhe Instagram tre sekonda është një view. Youtube është makina e dytë e kërkimit, pas google”, shtoi ai.