Im bir shan. Ç’duhet të bëj?
Im bir është pesë vjeç. Na shan ne dhe këdo qoftë rreth tij. Çfarë duhet të bëj?
Sharjen fëmija e përdor si një fjalë për të shprehur ndjenjat e çastit.
Fëmija nuk shan me qëllim duke ia ditur kuptimin fjalës që thotë. Nuk përdor fjalë të këqija me qëllimin për të fyer apo për të sharë. Më së shumti më këto fjalë të cilave nuk ua di kuptimin, shpreh ndjenjat negative. Duke gjetur kohën dhe rrethanat e përshtatshme, i flisni birit tuaj dhe i shpjegoni se ato fjalë që ka mësuar nuk duhen përdorur. Kur ai është i vëmendshëm në komunikimin me ju, i flisni nga zemra:
“Albert, të të them diçka? Ajo fjala që më the qëparë nuk është fjalë e mirë. Të lutem, kur të zemërohesh, mos e thuaj atë fjalë por më thuaj: ‘Mami, jam i zemëruar!’ ose ‘Mami, jam i nevrikosur!” Nëse i shpjegoni kësisoj me qetësi gjatë një komunikimi dy-tre minutësh se cilat fjalë nuk duhet t’i përdorë dhe ato që duhet t’i përdorë, kjo do të ketë efekt shumë pozitiv.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Adem Güneş, “Si veprojnë fëmijët dhe pse?”