Im bir ngrihet nga krevati natën dhe vjen pranë nesh. Pse ndodh kjo?
Im bir (7 vjeç) ngrihet natën nga gjumi dhe vjen e shtrihet pranë nesh. Kur do të heqë dorë im bir nga ky zakon? Pse ndodh kjo?
Mos e merrni pranë vetes fëmijën, por shtrihuni në krevatin e tij.
Vëmë re se fëmijët e ndarë herët nga krevati i nënës, rreth moshës 6-7 vjeç me pretekste të ndryshme kërkojnë të kthehen në krevatin prindëror. Në njëfarë mënyrë kjo është një përpjekje për të marrë ndjenjat me të cilat nuk është ngopur gjatë foshnjërisë. Nëse kjo ju thotë diçka, synoni t’ia plotësoni këtë nevojë fëmijës. Por mos e merrni fëmijën në krevatin tuaj. Shkoni ju në krevatin e tij. Rreth 6 javë kushtojani atij; le të ngopet me nënën e tij! Kjo periudhë duhet të zgjasë më së shumti 6 javë.
Nëse fëmija ju vjen pranë jo për shkak të dobësisë në ndjenjën e personalitetit, por për shkak të frikës apo të ndonjë sëmundjeje, duhet ta mirëkuptoni. Mos e merrni në krevatin tuaj, por duke menduar se ka nevojë për ngushëllim, shkoni pranë tij që të flejë. Qëndroni pranë tij derisa të flejë dhe pastaj kthehuni në krevatin tuaj. Nëse në të dyja rastet e mundshme e kaloni problemin me qetësi, do të mund ta zgjidhni atë pa krijuar zakon apo ndonjë mungesë emocio- nale.
Mos harroni se fëmijët të cilët prindërit i përzënë nga krevati prindëror dhe kthehen në dhomën e tyre të lënduar nga refuzimi i nënës, krijohen mangësi emocionale.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Adem Güneş, “Si veprojnë fëmijët dhe pse?”