Menaxhimi i decentralizuar
Mos u trego diktator në shtëpinë tënde, por përpi- qu që të përhapësh frymën e konsultimit dhe shkëmbi- mit të ideve për çdo gjë, dhe praktiko edhe hedhjen në votë të këtyre ideve, sepse kjo gjë hap derën për nxitjen e atmosferës së kreativitetit dhe prodhimin e ideve të reja.
Koha e mjaftueshme
Presioni me anë të kufizimit kohor, nuk mund të ndihmojë për prodhimin e ideve të reja, kurse dhënia e kohës së mjaftueshme, mund të japë rezultatet e dëshiruara.
Dhënia e mundësive në mënyrë të vazhdueshme
Fëmija në fillim mund të dështojë në dhënien e një ideje të re apo në zhvillimin dhe përmirësimin e saj, prandaj duhet patjetër që t’i jepen mundësi të njëpasnjëshme, në mënyrë që ai të përpiqet për të gjetur ide të reja.
Traumat ose fatkeqësitë
Një nga faktorët më të rëndësishëm, që ndihmojnë në nxitjen e kreativitetit, janë përballjet e forta për shkak të sprovave të ndryshme (humbja në tregti, përjashtimi nga puna, dështimi për të qenë i suksesshëm, zbulimi i tradhtisë së ndonjë shoku ose ndonjë personi tek i cili kishe shumë besim, etj.)
Ro Xherfon, në faqen 12 të librit të tij me titull “Goditjet në një nga anët e kokës”, thotë: “Këto goditje, kanë një gjë të vetme të përbashkët: ato të detyrojnë që të paktën në ato çaste të mendosh për diçka ndryshe. Drejtues i zgjuar është ai, që ka mundësi t’i shfrytëzojë metodat e goditjes, për t’i vënë të tjerët në lëvizje, për të nxitur prodhimin e ideve të reja”.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Abdulhamid Bilali, ”Si ta bësh fëmijën tënd yll”