Në Londër të Britanisë së Madhe është hapur një shkollë shqipe.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik për Diasporën i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së shkollës shqipe në Bexleyheat të Londrës.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se këtë shkollë e kanë mbështetur me literaturë në gjuhën shqipe.
“Mbështetja me tekstet shqip dhe programi më i ri ‘Mësues për Diasporën’ do ta zgjerojnë numrin e shkollave/klasave në gjuhën tonë të bukur shqipe”, ka thënë Balla.