Ballë për ballë. Shtyje mos ndalo! Bërtiti brendisë deri në skaje. Mos hesht, duke bërtitur me zë jo rënkues, por zë dridhës! Prapë, trondite!
Të thotë zëri mjeran, dorëzohu por, ti mos u dorëzo. Hape gjerësinë e zemrës. Ajo është e madhe. Mund të durojë, madje shumë të durojë. Të kujtosh njerëzit, e të duken më të vegjël se ins- ektet. Po, kur zëri mjeran i brendshëm, herë pas here, të shtyn t’u dorëzohesh kurtheve të njerëzve.
Njerëzit janë të vegjël, s’e dije?!
Janë krijesa të padurueshme. Janë të padrejta. Janë të paditura. Përveç njerëzve të ruajtur e të formuar. Përveç atyre që nuk u duket vetja të mëdhenj. Sa pak janë!
Të vegjëlve, edhe mushkonja u duket kodër. E lëre më vetja. Janë sikur një balon i fryrë. Me një gjilpërë e me një të prekur, pëlcasin. Të mëdhenj kur ecin duken. Sa të vegjël kur me drejtësinë përballen!
Kur të pengojnë, përballu! Mos e injoro madhështinë e zemrës tënde. Të mendimit tënd të hapur e të gjerë. Të aftësisë për të duruar e për të qëndruar i palëkundur. Le të kthejnë kokat, sikur të ishin dele të ndjekura. Ti mbaje kokën drejt e pa e tundur. Ngriji sytë në sytë e tyre, fuqia jote do t’i bëjë të ndihen ashtu siç janë: Të vegjël!
Përpiqen të tallen. Të të injorojnë. Nuk tallin veçse vetveten. E as nuk injorojnë veçse vetveten. Sa mendjelehtë që janë! Ti drejtohu drejt Kiblës! Atje ku toka me qiellin, pi- kat qendrore, u bashkohen. Qendra e inteligjencës njer- ëzore. Pastërtia e rrugës së Drejtë.
Krenohu me besimin tënd. Ata, të vegjlit, le të të përqeshin. Qëndrueshmëria jo- te ka për t’i trembur! Nuk e dinë sesa mjeranë janë, kur shpinën të Vërtetës ia kthejnë.
Duke tërhequr të qeshurën e injorantëve, fytyrat u buzëqeshin. Duke tërhequr miratimin e të paditurve, sa të lumtur bëhen. Një ditë, ajo mund të jetë shumë afër, ti duke u përballur e duke qëndruar i palëkundur, ke për t’i bërë të thonë: Ah sikur koha të kthehej mbrapa!
Ti, o krenar në rrugën tënde të Drejtë, mos u dorëzo kur përpiqen durimin tënd të ta gëlltisin.
Furnizohu me durim. Zoti është me ty! Është me durimtarët!
Autor: Anvi Tafili, “Për të nesërmen”
Përgatiti: Prinderimi.com