Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Reagim publik nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës: Lidhur me rastin e refuzimit të regjistrimit të një fëmije me Sindromën Down nga British School of Kosova

May 22, 2025

9 lodrat kryesore me përdorim të hapur që nuk duhet t’i mungojnë shtëpisë sonë

May 22, 2025

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

May 22, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Kujdesi»Ushqimi»Furia e fast food – Trajtimi i të ngrënit emocional
Ushqimi

Furia e fast food – Trajtimi i të ngrënit emocional

PrinderimiBy PrinderimiDecember 18, 2023No Comments7 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Fast food mund të jetë një nga format më të përdorura nga njerëzit kur duan të përballojnë një stres ose traumë emocionale.

Ushqimi emocional i referohet praktikës së konsumimit të ushqimit në përgjigje të nxitësve emocionalë dhe jo urisë fiziologjike.

Në këtë artikull, ne thellojmë konceptin e të ngrënit emocional, shkaqet e mundshme të tij dhe strategjitë për të zhvilluar një marrëdhënie më të shëndetshme me ushqimin dhe emocionet:

  1. Fast food si mekanizëm përballimi
  2. Shkaqet e të ngrënit emocional
  3. Cikli i të ngrënit emocional
  4. Lidhja e ushqimit emocional me fëmijërinë
  5. Metodat efektive të trajtimit të të ngrënit emocional

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • 1. Fast food si mekanizëm përballimi
  • 2. Shkaqet e të ngrënit emocional
    • Stresi
    • Lidhjet emocionale
    • Mërzia
    • Shtypja emocionale
    • Ndikimet shoqërore
  • 3. Cikli i të ngrënit emocional
  • 4. Lidhja e ushqimit emocional me fëmijërinë
  • 5. Metodat efektive të trajtimit të të ngrënit emocional
    • Roli i psikologut në trajtimin e ushqimit emocional
    • Thyerja e ciklit të të ngrënit emocional
      • Ushqimi i ndërgjegjshëm
      • Ndërgjegjësimi për emocionet
      • Strategjitë e përballimit të shëndetshëm
      • Kërkoni mbështetje
    • Konkluzion

1. Fast food si mekanizëm përballimi

Ushqimi i shpejtë ose fast food është bërë një lloj mekanizmi përballues për personat që janë të stresuar ose kanë vështirësi emocionale. Kjo është kryesisht për shkak se konsumi i ushqimeve të përpunuara është bërë gjithnjë e më shumë i normalizuar që kur u popullarizua në vitet 1950.

Sipas sondazheve të publikuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në 2018 dhe 2020, më shumë se një e treta e të rriturve, fëmijëve dhe adoleshentëve konsumojnë fast food në baza ditore. Ngrënia emocionale mund të jetë pak më e fshehur, sepse të gjitha format e të ngrënit janë të ndërthurura në kulturën tonë si të pranueshme. Ne hamë ushqim të tillë kudo në tubime/festa shoqërore dhe është kaq i arritshëm.

Emocionet e njerëzve shpesh ndikojnë në zakonet e tyre të të ngrënit. Kjo është diçka që psikologët e vlerësojnë pothuajse gjithmonë: marrëdhënia e një klienti/pacienti me ushqimin. Edhe nëse shqetësimi i tyre bazë nuk lidhet me një çrregullim të të ngrënit. Psikologët identifikojmë emocionin që klientët po fshehin/shtypin duke ngrënë ushqim të shpejtë. Përndryshe, rrezikojmë që ai mekanizëm përballues (ushqimi) të pengojë përpunimin e atij emocioni si:

  • Trishtimi;
  • Vetmia;
  • Frika, etj.

Kështu ne ndalojmë ciklin e rënies në zakone të tilla dëmtuese për shendetin fizik emocional.

2. Shkaqet e të ngrënit emocional

Stresi

Stresi mund t’i shtyjë individët të kërkojnë ngushëllim në ushqim si një mënyrë për të përballuar emocionet negative. Ushqimet e pasura me karbohidrate, në veçanti, mund të rrisin nivelet e serotoninës dhe të lehtësojnë përkohësisht stresin.

Lidhjet emocionale

Njerëzit shpesh lidhin ushqime specifike me kujtime pozitive ose përvoja nga e kaluara e tyre. Konsumimi i këtyre ushqimeve mund të shkaktojë ndjenja rehatie dhe nostalgjie.

Mërzia

Ushqimi mund të shërbejë si një shpërqendrim nga mërzia ose monotonia, duke ofruar një ndjenjë të përkohshme eksitimi ose argëtimi.

Shtypja emocionale

Disa individë i drejtohen ushqimit si një mënyrë për të shtypur ose mpirë emocionet e tyre, duke shmangur nevojën për t’u përballur dhe adresuar ndjenjat e tyre.

Ndikimet shoqërore

Mbledhjet dhe festimet shoqërore shpesh përfshijnë ushqimin dhe ngrënia në këto kontekste mund të lidhet me emocionet e gëzimit dhe miqësisë.

3. Cikli i të ngrënit emocional

Në praktikën klinike të psikologut vihet re që personat që hanë emocionalisht përdorin kryesisht fast food. Ata nuk kanë mjete të shëndetshme për të përballuar ndjenjat e tyre. Por trupi i tyre dëshiron gjithmonë e më shumë ushqime me yndyrë/sheqer të lartë.

Shpesh personat që përdorin këtë mekanizëm të ushqimit të shpejtë, marrin vendime drastike të ndaimit të ushqimit për një periudhë (urie ose agjërimi). Më pas trupi i tyre kërkon shumë kalori.

Kështu bien në këtë cikël ku ata e duan përsëri sepse receptorët në trurin e tyre thonë: “Oh po, u ndjeva mirë herën e fundit.” Por më pas, sa herë që hanë ushqim të shpejtë, ndjenja e mirë mbaron shpejtë dhe nuk e zgjidh problemin e tyre

Për shembull: Një person në psikoterapi e gjeti veten duke përdorur ushqim të shpejtë për ta ndihmuar veten të përballonte dhimbjen e tij pas divorcit “Unë po haja emocionalisht dhe nuk isha plotësisht i vetëdijshëm,” kujton ai. “Do të haja jashtë dhe do të kthehesha në shtëpi dhe do të haja sërish darkë.”

Ishte padyshim në një vend ku po përdorte ushqime rehati për t’u ndjerë mirë kur kthehej në shtëpi – në një shtëpi të zbrazët.

Identifikimi i të ngrënit emocional është i vështirë, sepse faji dhe turpi shpesh mund të maskojnë këtë mekanizëm. Para dhe gjatë ngrënies së ushqimit të shpejtë, ndjenja mund të jetë euforike, por më pas ka shumë faj dhe turp. Emocioni origjinal shumëfishohet dhe do të ndiheni më keq.

4. Lidhja e ushqimit emocional me fëmijërinë

Ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis fëmijërisë dhe marrëdhënieve jo të shëndetshme me ushqimin. Nëse kemi pësuar trauma si fëmijë, siç bëjnë shumë, ngrënia është një nga mekanizmat e parë përballues që zhvillojmë.

Njerëzit mund të programohen të besojnë se ushqimi është një shpërblim. Për shembull, ne shpërblehemi nga nëna me akullore, nëse do të merrnim një notë të mirë në shkollë. Apo një neglizhencë emocionale e fëmijërisë lë një mbresë të përhershme tek një person dhe më pas si i rritur. Kështu tentohet duke e mbushur atë boshllëk me ushqim.

Fëmijëria e një personi është një zonë e rëndësishme për t’u eksploruar në terapi, sepse mund të përshkruajë zanafillën se kur ushqimi u bë një burim rehati. Marrëdhënia jonë me ushqimin zhvillohet në fëmijëri. Ushqimi mund të jetë përdorur për të trajtuar ose shpërblyer për të bërë diçka ose si një mënyrë për të qetësuar ndjenjat e vështira.

Është gjithashtu e zakonshme që ushqimi të jetë një element qendror në festimet si ditëlindjet dhe festat, që për disa ishte një kohë kur fëmijët mund të merrnin më shumë vëmendje dhe liri. Për fëmijë të tjerë, mungesa e ushqimit shoqërohej me urinë, frikën dhe zemërimin për nevojat e paplotësuara. Kjo bën që disa klientë të kënaqen si të rritur për të zbutur ndjenjat e gjata të frikës dhe ankthit rreth mungesës së ushqimit gjatë rritjes.

5. Metodat efektive të trajtimit të të ngrënit emocional

Roli i psikologut në trajtimin e ushqimit emocional

Bashkëpunimit i psikologut me profesionistë të ushqyerjes është i rëndësishëm për të siguruar që klienti të marrë kujdesin e duhur në rikuperimin nga ngrënia emocionale. Në fillim, psikologu informon klientët për ndihmën që mund të marrin nga psikoterapia. Duke nisur nga psikoedukimi për të rritur ndërgjegjesimin, tek përpunimi i emocioneve që shkaktojnë kequshqyerjen. Kur është e nevojshmë psikologu ju drejton tek një dietolog për të marrë trjatimin e plotë për ndryshim thelbësor.

Ndarja e roleve të trajnimit të shëndetit mendor dhe ushqimit nuk është vetëm etike, por edhe jetike nga pikëpamja e bashkëpunimit për të siguruar që klientët të marrin trajtimin e duhur. Në një seancë psikoterapie përgjithësisht do të përdoren këto metoda:

  • Eksplorimi i së kaluarës.
  • Intervistimin motivues.
  • Modifikimin i sjelljes.
  • Psikoedukimi.
  • Të kuptuarit të problemeve rrënjësore ose identifikimin e nevojës së vërtetë.
  • Lidhje, zgjidhje konfliktesh, thyerje zakonesh, punë përmes traumave, rivendosjen ose zgjidhjen e çështjeve të marrëdhënieve.
  • Strategjitë e pranimit dhe angazhimit për trajtimin e të ngrënit emocional.

Përmbushja e nevojave të vërteta të dikujt ndihmon në reduktimin e të ngrënit emocional dhe promovon ushqimin e qëllimshëm ose të ndërgjegjshëm me kalimin e kohës. Këtu do të gjeni psikolog të trajnuar në terapi specifike që trajtojnë problemet / çrregullimet e të ngrënit dhe shqetësime të tjera që fshihen nën të. Ndërkohë çfarë mund të bëni vetë është:

Thyerja e ciklit të të ngrënit emocional

Ushqimi i ndërgjegjshëm

Praktikoni të ngrënit e ndërgjegjshëm duke i kushtuar vëmendje shijeve dhe aromave të ushqimit. Kjo ndihmon në krijimin e një lidhjeje më të fortë midis të ngrënit dhe urisë së vërtetë fiziologjike.

Ndërgjegjësimi për emocionet

Mbani një ditar për të gjurmuar emocionet tuaja dhe kohët kur jeni më të prirur për të ngrënë emocionale. Kjo mund të ndihmojë në identifikimin e modeleve dhe nxitësve.

Strategjitë e përballimit të shëndetshëm

Eksploroni mënyra alternative për të menaxhuar emocionet, të tilla si stërvitja, meditimi, shënimi i ditarit ose angazhimi në hobi që ju pëlqejnë.

Kërkoni mbështetje

Nëse ngrënia emocionale bëhet një shqetësim i rëndësishëm, merrni parasysh të kërkoni mbështetje nga një dietolog ose psikolog.

Konkluzion

Ushqimi nuk është vetëm një burim energjie për trupin tonë, por edhe një mjet i fuqishëm për të adresuar nevojat tona emocionale. Marrëdhënia midis emocioneve dhe ushqimit është komplekse, duke çuar shpesh në një fenomen të njohur si të ngrënit emocional.

Të ngrënit emocional që shërben si një mekanizëm përballues për shumë individë. Kultivimi i ndërgjegjësimit për shkaktarët emocionalë dhe përdorimi i strategjive më të shëndetshme të përballimit ndihmojnë në thyerjen e ciklit. Duke nxitur një marrëdhënie të ekuilibruar me ushqimin dhe emocionet, individët mund të menaxhojnë më mirë mirëqenien e tyre dhe të bëjnë zgjedhje të ndërgjegjshme që promovojnë shëndetin dhe lumturinë e përgjithshme.

Burimi: Psikologu Online

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleTë arriturat dhe planprogrami i ”Prindërimit” – Perparim Blakaj
Next Article Si humori ndikon në shëndetin tonë mendor
Prinderimi

Related Posts

Aktualitete

Reagim publik nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës: Lidhur me rastin e refuzimit të regjistrimit të një fëmije me Sindromën Down nga British School of Kosova

May 22, 2025
FOKUS

9 lodrat kryesore me përdorim të hapur që nuk duhet t’i mungojnë shtëpisë sonë

May 22, 2025
Arti dhe kreativiteti

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

May 22, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,940

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,158

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,674
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aktualitete

Reagim publik nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës: Lidhur me rastin e refuzimit të regjistrimit të një fëmije me Sindromën Down nga British School of Kosova

PrindërimiMay 22, 2025
FOKUS

9 lodrat kryesore me përdorim të hapur që nuk duhet t’i mungojnë shtëpisë sonë

PrindërimiMay 22, 2025
Arti dhe kreativiteti

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

PrindërimiMay 22, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,940

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,158

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,674
Të zgjedhura

Reagim publik nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës: Lidhur me rastin e refuzimit të regjistrimit të një fëmije me Sindromën Down nga British School of Kosova

May 22, 2025

9 lodrat kryesore me përdorim të hapur që nuk duhet t’i mungojnë shtëpisë sonë

May 22, 2025

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

May 22, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.