Është e natyrshme që fëmija të jetë një lexues jo i qëndrueshëm
Të gjithë e dimë sesa i dobët është shpirti i fëmijës. E shohim sa pak durim kanë fëmijët në shumicën e detyrave. Edhe më të rriturit përjetojnë diçka nga kjo mungesë e këmbënguljes. Mund të jemi dëshmitar të një lexuesi të përkushtuar, të cilit i kalojnë shumë ditë pa shfletuar ndonjë faqe.
Është me rëndësi që të pranojmë këtë fakt, sepse kur disa prindër janë të ekspozuar ndaj këshillave për të mbjellë shprehinë e leximit te fëmijët, ata nxitojnë të blejnë libra me tregime. Fëmijët lexojnë për një kohë me entuziazëm, mirëpo pastaj ndalen. Tani familja heq dorë nga përpjekja, nuk u blejnë libra të reja fëmijëve dhe e justifikojnë këtë qëndrim me arsyen se fëmijët nuk po lexojnë, përkundër librave të shkëlqyera që i kanë blerë.
Ata arrijnë në përfundim se nuk ka dobi në nxitjen e fëmijëve për të lexuar dhe në mbikëqyrjen e angazhimit të tyre në lexim. Në fakt, kjo nuk qëndron. Nuk duhet të ndalet gjetja e formave për të nxitur leximin te fëmijët, sikurse nuk bën të ndalemi nga blerja e librave të mira.
Fëmijën trajtoje si një lexues të etur, si dashamirës të librit, pa marrë parasysh a është i qëndrueshëm apo jo. Nëse e trajtojmë atë në këtë mënyrë, gjasat janë të mëdha që ai të bëhet një dashamirë i librit.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Abdulkerim Bekkar, ”Fëmija lexon”