Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Tematika»Ankthi dhe depresioni»Ekzistojnë edhe aspekte pozitive të ankthit
Ankthi dhe depresioni

Ekzistojnë edhe aspekte pozitive të ankthit

PrinderimiBy PrinderimiDecember 15, 2023No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Upset and tired boy teenager sitting on the floor keeps hand to cheek looking thoughtfully and hopeless. Stressed student guy feels emotional discomfort, anxiety and mental health problems.
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nëse jeni lodhur duke dëgjuar vetëm lidhje negative me ankthin, dëgjoni këtë: ekzistojnë dhe aspekte pozitive të ankthit.

6 aspekte pozitive të ankthit:

  1. Shenjë paralajmëruese
  2. Rrit motivimin
  3. Mbrojtës dhe rrit jetëgjatësinë
  4. Rrit rezistencën tonë
  5. Nxit prirjen e të qënit empatik
  6. Vetë-reflektimi dhe rritje personale

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • 1. Shenjë paralajmëruese
  • 2. Rrit motivimin
  • 3. Mbrojtës dhe rrit jetëgjatësinë
    • Jetëgjatësia
  • 4. Rrit rezistencën tonë
  • 5. Nxit prirjen e të qënit empatik
  • 6. Vetë-reflektimi dhe rritje personale
    • Një rast në terapi tregon
    • Konkluzion

1. Shenjë paralajmëruese

U them shpesh klientëve në terapi, “A po përpiqet të thotë diçka ankthi yt?”, “Mos po përpiqet të të sinjalizojë për diçka që kërkon vëmendjen tënde?”. Në fillim ata përgjigjen me habi; “Jo!”, “Nuk e di.”,  ose thonë: ‘Frikë për të ardhmen, sëmundje etj”

Dhe vetëm pas pak çastesh, pasi jemi thelluar në jetën e tij/saj, kemi zbuluar se pse “ankthi është aktivizuar”.

Dhe disa nga arsyet e zbuluara, zakonisht janë:

  • Dikush po jeton nën persion të vazhdueshëm për muaj/vite nga puna, përgjegjësitë familjare.
  • Dikush ka kaluar një humbje të dashuri të rëndësishëm për ta dhe nuk shkëputet dot.
  • Dikush ka marrdhënie problematike.
  • Dikush ka ngecur në një traumë të patrajtuar ose PTSD.
  • Nuk po plotëson nevojat emocionale që ruajnë balancën tonë, etj.

Pasi zbulohen dhe kuptohen arsyet, personi fillon të ndërgjegjësohet gjithmon e më shumë dhe i bëhet gjithmonë e me e qartë rruga e lehtësimit dhe zgjidhjes.

Pra, ankthi mund të jetë vetëm një shenjë paralajmëruese. Kjo shenjë ju shtyn drejt ndërgjegjësimit për situatën tuaj aktuale dhe për të bërë disa ndryshime të nevojshme në jetën tuaj. Shqetësimi dhe nervozizmi i përsëritur mund të jenë një tregues se disa fusha të jetës suaj kanë nevojë për vëmendjen tuaj.

Për shembull, mund të zbuloni se keni një marrëdhënie që nuk funksionon më, ndoshta puna juaj po shkakton një stres të madh, ose ndoshta problemet financiare ju bëjnë të humbni gjumin dhe ndiheni në ankth.

Simptomat tuaja mund të jenë të vështira për t’u menaxhuar, por eksplorimi i ankthit tuaj mund të jetë një mundësi reale për vetë-rritje.

Herën tjetër që të shfaqet ankthi, merrni parasysh se çfarë mesazhi ka për ju dhe rregullimet e mundshme që mund t’ju duhet të bëni në jetën tuaj.

2. Rrit motivimin

Po, ankthi motivon! Sidomos kur u duhet të merreni me sfida.

Në një studim të fokusuar në përfitimet e shqetësimit, studiuesit vunë re se shqetësimi ndriçon rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të parandaluar një rezultat të padëshiruar.

Për shembull, ankthi dhe shqetësimi mund t’ju motivojnë të punoni me zell për të shmangur dështimin dhe për të përfunduar me sukses një projekt pune ose shkolle.

  • Mendoni për studentin që ndjen një prekje ankthi përpara një provimi ose testi. Ky ankth mund t’i shtyjë ata të studiojnë me zell, duke rezultuar në përmirësimin e performancës akademike.
  • Në mënyrë të ngjashme, ankthi për një afat të afërt mund të nxisë produktivitetin dhe t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja. Në këto raste, ankthi bëhet një katalizator për arritje.

Hulumtimet tregojnë se studentët dhe atletët që përjetuan njëfarë ankthi në fakt shfaqën performancë të përmirësuar në teste ose gjatë pjesëmarrjes në sporte konkurruese.

3. Mbrojtës dhe rrit jetëgjatësinë

Ankthi ka një funksion jetik, si për të na mbrojtur nga rreziku dhe për të na lejuar të reagojmë shpejt ndaj emergjencave. Njerëzit e shqetësuar, priren të jenë më të kujdesshëm, dhe kjo është një gjë e mirë. Një studim zbuloi se adoleshentët e shqetësuar kishin më pak aksidente dhe vdekje aksidentale në fillim të moshës madhore sesa ata që nuk vuanin nga ankthi. Në raste si ky, ankthi mund të shërbejë për t’ju mbajtur të sigurt – dhe të gjallë!

Për më tepër, ai nxit një ndërgjegjësim të shtuar për rreziqet e mundshme, duke na inkurajuar të bëjmë zgjedhje më të sigurta dhe të shmangim situatat e rrezikshme.

Jetëgjatësia

Në vitin 1921, psikologu Lewis Terman në Universitetin Stanford në Kaliforni filloi atë që është bërë studimi gjatësor më i gjatë në botë. Filloi me 1500 fëmijë duke filluar nga mosha 11 vjeçare deri në moshën madhore, duke mbledhur një sërë të dhënash që mund të parashikojnë suksesin e mëvonshëm.

Rezultatet magjepsëse tregojnë se tipari më i lidhur me jetëgjatësinë ishte ndërgjegjshmëria. Njerëzit me shprehjen “mos u shqetësoni- jini të lumtur” vdiqën më herët nga aksidentet dhe sëmundjet e parandalueshme. Kjo sepse ata prireshin të nënvlerësonin rreziqet.

4. Rrit rezistencën tonë

Stresi dhe ankthi për të kaluar një sfidë dhe për të punuar në kufijtë e aftësive tona, mund të na bëjë më të fortë dhe më elastikë kur përballemi me vështirësi të reja. Nivelet e moderuara të stresit dhe ankthit, mund të kenë një funksion i cili çon në elasticitet më të lartë se mesatarja.

Shembuj të ankthit që ndihmojnë në ndërtimin e elasticitetit mund të ndodhin kur: 

  • Filloni një punë të re;
  • Merrni një rol më sfidues në punë;
  • Përballeni me situata që ju japin ankth si psh prezantimi para njerëzve;
  • Transferimi në një vend të ri për herë të parë etj.

Ankthi na inkurajon të eksplorojmë kufijtë tanë, të thyejmë barrierat dhe të zbulojmë aftësinë tonë për rritje.

Mund të na shtyjë të përshtatemi me rrethanat e reja, të përqafojmë sfidat dhe të zhvillojmë qëndrueshmëri.

Kjo përshtatshmëri mund të jetë veçanërisht e vlefshme në botën e sotme me ritme të shpejta, ku aftësia për t’u përshtatur me situatat në zhvillim është një aftësi e kërkuar.

5. Nxit prirjen e të qënit empatik

Vuajtja na bën qenie njerëzore më empatike, dhe kjo është padyshim rasti kur bëhet fjalë për vuajtjen nga ankthi.

Ankthi mund të rrisë ndjeshmërinë tonë ndaj emocioneve dhe nevojave të të tjerëve. Kur përjetojmë ankth, ne bëhemi më të përshtatur me shenjat dhe emocionet joverbale tek ata që na rrethojnë. Kjo do të thotë që ju mund të jeni më të ndjeshëm, të doni dhe të pranoni të dashurit dhe njerëzit në përgjithësi që kanë të bëjnë me sfida personale.

Kjo ndjeshmëri e shtuar nxit komunikim më të mirë dhe aftësi për të ofruar mbështetje për miqtë, familjen ose kolegët kur ata po kalojnë kohë të vështira. Në këtë mënyrë, ankthi mund të forcojë lidhjet tona sociale dhe të pasurojë marrëdhëniet tona.

6. Vetë-reflektimi dhe rritje personale

Ankthi inkurajon vetë-reflektimin. Kur përjetojmë mendime ose emocione ankthioze, na nxit të eksplorojmë botën e brendshme dhe të fitojmë një kuptim më të thellë të vetes.

Ky proces i vetë-zbulimit mund të çojë në rritje personale dhe ndryshime pozitive.

Shumë individë që kanë përjetuar ankth raportojnë se kanë zhvilluar një ndjenjë më të madhe të vetëdijes, dhembshurisë për veten dhe elasticitetit emocional.

Një rast në terapi tregon

E mbani mend kur thash në fillim: Dua të kthehem ashtu si isha para se të më ndodhte ankthi. Isha kaq e frikësuar dhe doja vetëm ta hiqja qafe. Sot them, jam e lumtur që e kalova, pasi më bëri të kuptoj kaq shumë për veten.

Konkluzion

Pra diskutuamaspekte pozitive të ankthit. një fakt që duhet ta zvogëlojë ankthin tuaj: Njëfarë ankthi është i mirë!

Pavarësisht nëse jeni një person në ankth, keni një çrregullim ankthi, ose vuani nga periudha të herëpashershme ankthi, ne të gjithë e dimë atë ndjenjë nervozizmi dhe frike.

Edhe pse mund të ketë këto përfitime, mund të bëhet një pengesë e vërtetë për shumë aspekte të jetës suaj. Karriera, marrëdhëniet dhe aspiratat personale mund të ndikohen negativisht nga lufta juaj me ankthin.

Nëse ankthi po ju pengon të jetoni jetën që dëshironi, atëherë mund të jetë koha për të marrë ndihmë profesionale nga psikologu.

Burimi: Psikologu Online

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleNikotina dhe të vërtetat rreth kënaqësisë nga duhani
Next Article Si të menaxhojme pa bërtitur fëmijët e shkathët
Prinderimi

Related Posts

Fëmijë

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025
Adoleshent

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025
Aktualitete

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,940

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,165

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,677
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Fëmijë

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

PrindërimiMay 23, 2025
Adoleshent

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

PrindërimiMay 23, 2025
Aktualitete

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

PrindërimiMay 23, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,940

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,165

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,677
Të zgjedhura

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.