Tmerret e natës dhe makthet e natës
Tmerret e natës dhe makthet shpesh ngatërrohen si e njëjta gjë, por ato janë krejtësisht të ndryshme.
Makthet janë ëndrra të pakëndshme, që ndodhin gjatë gjumit të thellë (REM), dhe mbahen mend pas zgjimit. Një tmerr nate ndodh gjatë gjumit jo-REM dhe përfshin ndjenja frike, të bërtitura, lëvizje të vrullshme dhe djersitje ndërsa fëmija është ende në gjumë, dhe nuk do të mbahet mend ditën tjetër. Më shumë informacion mbi tmerret e natës mund të gjeni mëposhtë.
Makthet janë më të zakonshme se tmerret, por asnjëra prej tyre nuk shkakton dëm psikologjik te fëmija juaj.
Këtu janë këshillat tona për t’i dalluar dhe si t’i menaxhoni ato:
Tmerret e natës
- Zakonisht ndodhin shkurtimisht pas rënies në gjumë dhe zgjasin disa minuta.
- Janë të zakonshme te fëmijët e moshës 3 deri në 8 vjeç.
- Fëmija juaj do të duket i tmerruar, por në të vërtetë është në gjumë.
- Fëmija juaj nuk do të marrë ngushëllim nga ju.
Çfarë duhet të bëni:
- Qëndroni të qetë dhe prisni që tmerri të kalojë.
- Mos u përpiqni të ndërhyni nëse nuk komprometohet siguria e tyre.
- Kur këto janë të rregullta, pra kur ato vijnë rregullisht në një orë të caktuar, provoni ta zgjoni fëmijën tuaj 10 minuta para se ato zakonisht të ndodhin, bëjeni këtë për dy javë, për të thyer ciklin.
- Mund të ndihmojë mbajtja e një orari të rregullt të gjumit dhe një rutinë relaksuese para gjumit.
- Sigurohuni që dhoma të mos jetë tepër e ngrohtë; rreth 18 gradë Celsius është ideale.
- Fëmijët zakonisht i kalojnë tmerret e natës me rritjen, por nëse jeni të shqetësuar, konsultohuni me mjekun tuaj të përgjithshëm.
Makthet
- Janë ëndrra të këqija nga të cilat fëmijët zgjohen.
- Ndodhin në gjysmën e dytë të natës.
- Janë të zakonshme te fëmijët e moshës 3 deri në 6 vjeç. Por edhe në mosha më të mëdha.
- Mund të shkaktohen nga shikimi i një filmi të frikshëm ose nga shqetësimi/ankthi.
- Fëmija juaj do të marrë ngushëllim nga ju.
Çfarë duhet të bëni:
- Ri-prehetësojeni duke i thënë se ishte vetëm një ëndërr.
- Bisedoni me ta për të zbuluar nëse ka diçka që i shqetëson.
- Mos e përforcni makthin – nuk ka nevojë të shikoni nën shtretër për monstra, sepse ata nuk ekzistojnë, mbani mend!
- Praktikoni një rutinë relaksuese para gjumit.
- Konsultohuni me mjekun e përgjithshëm nëse makthet vazhdojnë ose ndodhin si pasojë e një ngjarjeje traumatike.
Burimi: Fondacioni Britanik për Gjumin dhe burime të tjera
Solli për ju: Prinderimi.com