Dobitë edukative të leximit të historive:
a. Përfitimi i përvojave.
b. Rrugët e zgjidhjes së problemeve, ndërsa kjo është element bazë për kreativitetin.
c. Fushë për diskutimin dhe shkëmbimin e mendimeve.
ç. Ngulitja e shumë vlerave dhe sjelljeve të mira gjatë tregimit të historisë.
d. Fushë për mësimin e shumë shprehjeve dhe termave të reja.
dh. Fushë ku mund të njohim pikat e dobëta të fëmijëve.
e. Zhvillimi i aftësive të tyre për të imagjinuar gjatë dëgjimit të historisë.
ë. Një mjet i mirë për t’i afruar edhe më shumë fëmijët me prindërit e tyre.
f. Kthimi i momentit të vajtjes për në gjumë në një moment të dëshirueshëm, sidomos për fëmijët që refuzojnë të flenë herët.
g. Gjatë tregimit të historisë, mund të ndaloni për disa momente për të diskutuar me ta disa çështje ose mund t’iu kërkoni që të thonë mendimin e tyre rreth ndonjë momenti të caktuar.
Një vërejtje e rëndësishme
Tregimi i historive, është një element që ka ndi- kim të madh në ngulitjen e bazave të kreativitetit tek fëmijët në çdo kohë, prandaj ka edhe një rëndësi të veçantë. Por, momenti më i rëndësishëm që është për- mendur nga shumë dijetarë dhe kërkues, është koha para gjumit, pasi valët e trurit në këtë periudhë kanë ndikim më të madh në përzgjedhjen e informacionit dhe ndikohen prej tij.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Abdulhamid Bilali, ”Si ta bësh fëmijën tënd yll”