Disa gjëra esenciale
Natyrisht se ne kemi burime dhe aftësi të panumërta, mirëpo ato burime dhe aftësi nuk janë të pafundme. Çdonjëri prej nesh duhet t’i përcaktojë prioritetet e tij drejt të cilave ai është i gatshëm ta drejtojë interesimin dhe përpjekjen e tij. Kjo është pika qendrore sa i përket çështjes së leximit. Mbjellja e shprehisë së leximit te fëmijët kërkon kohë, përpjekje dhe durim.
Prindërit duhet të punojnë shumë për të dhe nuk duhet të heqin dorë dhe natyrisht se ata nuk do të kenë këtë nxitje për të bërë aq shumë përpjekje nëse nuk e dinë vlerën e synimit të tyre. Jemi dëshmitarë sesa shumë familje kanë dështuar në këtë synim. Gabimi është se ata nuk i kanë dhënë mjaft kohë leximit të këshillave se si t’ua bëjnë leximin atraktiv fëmijëve të tyre. Poashtu shumë familje bartin ide dhe koncepte të gabuara në këtë drejtim. Për rrjedhim, libri që e keni në dorë është shkruar për fi larguar ato ide dhe koncepte të gabuara.
Tani po paraqes disa koncepte dhe rregulla që kemi nevojë në rrugën tonë të zhvillimit të një vetëdijesimi të ri:
Pikësynimi
Mbjellja e shprehisë së të lexuarit. Ata që i kuptojnë rezultatet pozitive që leximi mund t’i sjellë jetës së fëmijës nuk do të hezitojnë t’i inkurajojnë në lexim. Asgjë nuk do t’i pengojë që ta zhvillojnë këtë shprehi. Njerëzit në përgjithësi e dinë se të lexuarit dhe dituria janë të vlefshme për një jetë të mirë.
Nuk do të hasësh në ndonjë prind që nuk e ka nxitur fëmijën e tij për të lexuar dhe për të kaluar një kohë të frytshme me një libër. Mirëpo, ka gjithashtu dëshmi të mjaftu eshme se shumica e prindërve nuk i tërheqin fëmijët e tyre për të lexuar me ndonjë mënyrë praktike.
Prandaj, atë që prindërit duhet ta kenë si prioritet më të rëndësishëm të tyre është ta bëjnë leximin të dashur për fëmijët e tyre.
Të mos harrojmë se fëmija nuk e kupton plotësisht atë që kër- kohet prej tij kur ne dëshirojmë diçka prej tyre, sidomos për shkak të shpërqendrimit të madh të vëmendjes së fëmijës. Një baba kishte jetuar një jetë shumë të vështirë, me të ardhura shumë të ulëta. Ai ndiente se moskryerja e shkollës ishte shkaktari kryesor i kësaj. Pra, rezultat i mosshkollimit të tij ishte jeta e vështirë dhe varfëria. Përgjigja e tij ishte t’i kushtonte jetën shkollimit të fëmijës së tij, derisa ta bënte njeri të shquar të kohës. Kështu, ai i kërkoi imamit të lagjes t’ia mundësonte huazimin e disa librave nga biblioteka e xhamisë.
Ai gjithashtu i kërkonte fqinjit të tij, një arsimtari të matematikës, t’i blinte disa libra me tregime që i përshtateshin të birit të tij. Sa herë që një shok e vizitonte atë dhe me veti kishte marrë të birin e tij inteligjent, ai e inkurajonte të birin të luante me atë fëmijë dhe e nxiste fëmijën t’i jepte hua disa libra me tregime, të cilat i kishte lexuar dhe i kishte pëlqyer. Ai e vizitonte shkollën e të birit, fliste me mësuesit dhe pyeste për progresin e fëmijës më tepër se çdo prind tjetër. Me pak fjalë, babai bëri aq shumë gjëra për t’i ndihmuar fëmijës së tij të bëhej një nxënës i shkëlqyer dhe ia doli. Ndonëse i pashkolluar, babai admirohej nga ata që i kishte përreth. Ata madje e konsultonin për edukimin e fëmijëve të tyre.
“Kushtimi i vëmendjes dhe këmbëngulja bëjnë mrekulli. Këtë duhet ta kemi parasysh për ta bërë të dashur leximin për fëmijët.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Abdulkerim Bekkar, ”Fëmija lexon”