Motivimi yt i brendshëm do të të nxis të shkosh në stërvitje, çfarëdo që të ndodhë, qofsh i vetëm apo në shoqërinë e të tjerëve.
Motivimi i brendshëm është shkak që një njeri i zakonshëm të bëjë gjëra më të mëdha se niveli i zakonshëm, dhe të arrijë rezultate të mëdha.
Motivimi i brendshëm është forca e fshe- htë, që qëndron pas suksesit të njeriut…
Motivimi i brendshëm bënë diferencën në jetën e personave…
Motivimi i brendshëm është forca që të bënë t’i mbjellësh lulet vetë, në vend që të pre- sësh ndokënd të t’i sjellë ty…
Motivimi i brendshëm është drita që na vjen nga brenda…
Motivimi i brendshëm është gjenia i fjetur brenda nesh, në pritje që ne ta zgjojmë.
Siç ka thënë Ralph Waldo Emerson: “Ajo që gjendet para nesh dhe ajo që gjendet pas nesh, konsiderohet e pakët në krahasim më atë që gjendet brenda nesh.”
Në fakt, kjo gjë nuk është diçka e re për njo- huritë njerëzore. Sokrati është i pari filozof që ka folur për ligjin e “shkakut”, qysh përpara më shumë se dy mijë vjetësh. Në ditët tona, psiko- logët e quajnë “Ligji, shkaku dhe rezultati”, që do të thotë se për çdo shkak, ka një rezultat, ku nëse mund ta përsëritësh shkakun, do të arrish në të njëjtin rezultat, çdo herë.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”