Dhjetë shenja të ankthit për kthimin në shkollë
Ankthi një natë para ditës së parë të shkollës është normal. Përvojat e reja – larg prindërve, vëllezërve e motrave dhe njerëzve të tjerë të dashur – mund të jenë të frikshme për fëmijët, edhe nëse nuk është hera e parë që shkojnë në shkollë. Burimet e ankthit të lidhura me shkollën mund të jenë çdo gjë nga ankthi i ndarjes, te frika nga e panjohura, te një mësues apo detyrë sfiduese, te ngacmimi. “Ju e dini më së miri sjelljen dhe gjendjen shpirtërore të fëmijës suaj,” thotë terapistja e Northwestern Medicine, Allison Kraniç. ‘Ankthi i kthimit në shkollë është tipik. Por çdo fëmijë do t’i paraqesë shenjat në mënyra të ndryshme.’” Ja një grup pyetjesh për t’ju ndihmuar të kuptoni nëse ankthi i kthimit në shkollë mund t’ju bëjë një vizitë:
1. Si e keni gjumin: A keni pasur probleme të bini në gjumë apo të qëndroni fjetur. A iu mbajnë zgjuar natën mendimet e lidhura me shkollën?
2. Si është disponimi juaj: A jeni ndjerë më lehtë i brengosur apo i mërzitur? A iu shqetësojnë gjërat e vogla më shumë se zakonisht?
3. Si është trupi juaj: A keni vënë re dhimbje koke, dhimbje barku, tension të muskujve ose shqetësime të tjera fizike? A shfaqen më shumë këto ndjenja kur mendoni për shkollën?
4. Si është qasja juaj: A e gjeni veten duke shmangur bisedat ose situatat që lidhen me shkollën? A iu bën nervoz edhe vetëm të menduarit rreth kthimit në shkollë?
5. Si është fokusi juaj: A keni vështirësi të përqendroheni në detyra? A iu duket e vështirë të merrni vendime, qoftë edhe për gjëra të thjeshta?
6. Si ndiheni në kokën tuaj: A po kërcejnë mendimet e juaja si një lepur hiperaktiv? A kthehen shpesh në shqetësimin e kthimit në shkollë?
7. Si është oreksi juaj: A ka ndryshuar modeli juaj i të ngrënit? A hani më shumë apo më pak se zakonisht? A iu duket ushqimi më pak tërheqës?
8. Si është mendimi juaj i tepërt: A jeni duke humbur në mendime, duke i analizuar gjërat në mënyrë të përsëritur? A është e vështirë ta qetësosh mendjen?
9. Si është shqetësimi juaj: A lëvizni vazhdimisht, duke trokitur me këmbë dhe i nervozuar? A ndiheni sikur nuk mund të uleni?
10. Si është shkalla juaj e shqetësimit: A janë vazhdimisht në mendje shqetësimet për shkollën? A po bëhen më intensive dhe të shpeshta?
Mbani mend, është në rregull nëse po i përjetoni këto gjëra. Identifikimi i këtyre shenjave është si të kesh një elektrik dore në një dhomë të errët – të ndihmon të kuptosh se çfarë po ndodh. Dhe gjeje çfarë? Ka ndihmë në dispozicion për t’i përmirësuar gjërat. Le të përcaktojmë se kur është koha e duhur për të kërkuar atë ndihmë.
Burimi: SplashLearn
Autori: Brajan Li
Përktheu: Arian Kaçiu, Prinderimi.com