Të marrësh pak kohë pushim, të luash, apo të studiosh me të tjerët janë disa nga mënyrat më efektive për të mësuar dhe për të fiksuar më mirë në kujtesë atë që mësoni. Edhe pse teknikat klasike janë të dobishme, studiuesit kanë zbuluar mënyra të reja dhe surprizuese që funksionojnë për çdo moshë.
1. Mësoni kur truri juaj është më aktiv
Sipas studimeve, njerëzit më të moshuar janë më të përqendruar në mëngjes, ndërsa të rinjtë funksionojnë më mirë në pasdite. Njohja e orëve kur truri juaj është më aktiv mund të përmirësojë ndjeshëm aftësinë për të mbajtur mend.
2. Pyesni veten
Të pyesni veten rreth asaj që sapo keni lexuar është një mënyrë më efikase se sa të lexoni apo të bëni skema. Kjo praktikë e vetëverifikimit ndihmon trurin të krijojë lidhje më të forta me informacionin.
3. Mësoni edhe pa u përpjekur shumë
Mësimi pasiv, si dëgjimi i materialit të studimit ndërsa bëni ndonjë punë të thjeshtë, mund të funksionojë nëse bëhet brenda një kohe të shkurtër pas mësimit aktiv. Ky është një truk i dobishëm, sidomos kur mësoni një aftësi të re.
4. Shfrytëzoni shpërqendrimin
Nëse zakonisht shpërqendroheni, përdoreni këtë në favorin tuaj. Të mësoni në një ambient që përkon me kushtet në të cilat do ta përdorni informacionin, ju ndihmon të kujtoni më mirë kur t’ju duhet.
5. Studioni në grup
Diskutimi i materialeve me të tjerë pas studimit individual ju ndihmon të kuptoni më mirë dhe të testoni njohuritë tuaja. Ideal është të kombinoni vetëstudimin me punën në grup prej 3–6 personash.
6. Luani videolojëra
Videolojërat që kërkojnë përqendrim, reagim të shpejtë dhe koordinim sy-dorë, përmirësojnë trajnimin sensomotorik dhe e bëjnë trurin më efikas në përvetësimin e aftësive.
7. Bëni pushime të mençura
Pas një seance studimi, një pushim i qetë mund të ndihmojë trurin të konsolidojë kujtimet. Shmangni ekranet ose aktivitetet që kërkojnë shumë përqendrim — një pushim i vërtetë i qetë është çelësi.
…ideale është që të shkojmë për një shëtitje, të ulemi pranë një dritareje dhe të sodisim natyrën, ose thjesht të mbyllim sytë dhe të lëmë mendjen të endet lirshëm. E
rëndësishme është që truri të ketë hapësirë për të procesuar atë që sapo ka mësuar. Siç thotë Davaki: “Mos u ndjeni fajtorë kur nuk bëni asgjë menjëherë pas një seance studimi – kjo është pjesë e mësimit.”
8. Shkruani me dorë
Edhe pse përdorimi i kompjuterëve është i përhapur, shkencëtarët kanë vërejtur se shkrimi me dorë ndihmon më shumë në mbajtjen mend të informacionit. Psikologët Pemi Mueller dhe Daniel Oppenheimer nga Universiteti Princeton dhe ai i Kalifornisë kanë zbuluar se studentët që marrin shënime me dorë përballen më mirë me testet që kërkojnë të kuptuarin e thellë të materialit sesa ata që shkruajnë në tastierë.
Kjo ndodh sepse shkrimi me dorë kërkon një përpunim më të thellë të informacionit – nuk mund të shkruani gjithçka fjalë për fjalë, prandaj duhet të përmbledhni, të analizoni dhe të interpretoni, duke i shtuar kuptim informacionit që po merrni. Ky proces e bën më të lehtë ruajtjen në kujtesë.
9. Përhapni studimin në kohë
Një nga gabimet më të zakonshme është të studiohet gjithçka në një seancë të vetme (e ashtuquajtur “binge studying”). Por studimet tregojnë se ndarja e studimit në disa seanca më të shkurtra është shumë më efektive. Kjo teknikë quhet “spacing effect” – efekti i shpërndarjes.
Kur mësoni pak nga pak dhe ktheheni herë pas here te materiali i mësuar, kujtesa përforcohet. Truri ka më shumë kohë për të ndërtuar lidhje më të qëndrueshme, dhe përforcimi i materialit në kohë të ndryshme ndihmon në të kujtuarit afatgjatë.
10. Lidheni të renë me të njohurën
Një teknikë shumë efikase për të mbajtur mend informacione të reja është ta lidhni atë me diçka që tashmë dini. Kjo njihet si “mësimi përmes asociacionit”.
Për shembull, nëse po mësoni një fjalë të re në një gjuhë të huaj, përpiquni ta lidhni me një fjalë në gjuhën tuaj që tingëllon ngjashëm ose që ka një kuptim të lidhur. Nëse po mësoni një koncept të ri shkencor, përpiquni ta krahasoni me diçka që keni hasur më parë.
Krijimi i këtyre lidhjeve aktivizon rrjetet ekzistuese në tru dhe e bën më të lehtë vendosjen e informacionit të ri në “hartën” tuaj mendore.
Të mësuarit nuk është një aftësi që i përket vetëm fëmijërisë apo periudhës së shkollës. Është një proces i përhershëm dhe i domosdoshëm gjatë gjithë jetës. Lajmi i mirë është se nuk është kurrë vonë për të mësuar më mirë dhe më lehtë.
Duke zbatuar këto 10 sekrete – nga të dish kur të studiosh, deri tek pushimet e mira dhe mësimi përmes lojës – mund ta ktheni çdo përvojë mësimore në një proces më të natyrshëm, efikas dhe madje edhe të këndshëm.