I. Autizmi
Autizmi është një çrregullim i trurit që diagnostikohet normalisht në fëmijërinë e hershme, është çrregullim i zhvillimit, i cili shfaqet afërsisht tek 0,005% e fëmijëve, prej të cilëve 80%, fëmijë të gjinisë mashkullore. Shenjat e para të autizmit shfaqen në tre vitet e para të jetës e më shpesh në muajt e parë.
Simptomatike është kur fëmija nuk reagon ndaj ngacmimeve të jashtme. Prindërve mund t’iu duket sikur fëmija nuk dëgjon apo shikon. Po ashtu, në rastet kur fëmija nuk tregon interes për rrethin familjar, apo kur shikon, ndërsa shikimin e ka të zbrazët, dëgjon, dhe është indiferent ndaj zërave. Nuk u buzëqesh anëtarëve të familjes, dhe qesh me vetveten.
Tek fëmija autik çrregullohet ushqimi, por edhe fjetja. Kur këto çrregullime shfaqen të ndara, nuk janë tregues të autizmit, mirëpo, kur manifestohen (shfaqen) në të njëjtën kohë, atëherë ka arsye për shqetësim.
Si një nga simptomat e para të autizmit, është kontakti me sy, kur fëmija i largohet çdo lloj kontakti me sy me fëmijë të tjerë, po ashtu edhe me prindërit.
Rol me rëndësi është diagnostikimi i hershëm i autizmit që në moshën 3-vjeçare, sepse terapitë do të kenë me shumë sukses sesa kur ato fillojnë me vonë.
Duhet përmendur, se mjekësia deri në ditët e sotme nuk ka mundur të identifikojë shkaktarin e autizmit, përkundër përpjekjeve të mëdha që po bëhen.
Një pjesë e fëmijëve autikë shfaqin shkallë të lartë të dhuntive në sfera të ndryshme, si në muzikë, art dhe ndonjëherë edhe në matematikë.
Simptomat me të cilat shfaqet autizmi:
Probleme me shikimin
Vështirësi në të folur
Probleme me dëgjimin dhe komunikimin
Aftësi e kufizuar për të kryer veprime të pavarura
Fëmija izolohet në vetvete
Formulon me vështirësi mendimet
Ka vështirësi në të kuptuar dhe kujtesë
Mësuesit, mjekët, dhe prindërit të cilët përballen çdo ditë me fëmijën e tyre autik duhet:
1. Të jenë këmbëngulës. Fëmijët me autizëm e kanë të vështirë që informacionin e marrë në një mjedis ta riprodhojë në një mjedis tjetër.
2. Të jenë mbështetës. Krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm, është mënyra më e mirë për të përforcuar të mësuarit.
3. Të dinë të shpërblejnë fëmijën për sjelljet e mira. Çdo fëmijë tenton të shfaqë më shpesh sjelljet që prindërit ia përforcojnë duke i shpërblyer, lavdëruar, vlerësuar.
4. Të krijojnë një hapësirë të sigurt në shtëpi.
Ndërtoni një hapësirë ? ? private në shtëpinë tuaj, ku fëmija juaj mund të pushojë, dhe të ndjehet i sigurtë.
Kjo do të përfshijë organizimin dhe vendosjen e kufijve.
5. Të gjejnë kohë për argëtim. Gjeni gjithnjë kohë për të qendruar me fëmijët dhe për t’i argëtuar ata.
II. Çrregullimet e të nxënit
Çrregullimet e të nxënit përfshijnë
Çrregullimet e aftësisë së të Lexuarit, Çrregullimet e aftësisë Matematikore dhe Çrregullimet e aftësisë së të Shkruarit.
Është vlerësuar se Çrregullimet e të Nxënurit prekin 2-10% të popullatës, në varësi të testeve dhe përkufizimeve të çrregullimeve të përdorura.
Çrregullimet e të nxënit
Çrregullimi i aftësisë së të lexuarit, matematikore, dhe të shkruarit:
Karakteristika kryesore e këtyre çrregullimeve është se leximi, aftësitë matematikore, aftësitë për të shkruar janë dukshëm nën nivelin e pritur, duke patur parasysh moshën kronologjike, inteligjencën e matur dhe shkollimin e individit në përputhje me moshën e tij.
Fëmijët me çrregullime në të nxënë nuk janë fëmijë me prapambetje mendore. Ata mund të kenë inteligjencë mesatare ose të lartë dhe sërish të kenë probleme në lexim, shkrim apo matematikë.
Por, mund të ndodhë që fëmija të ketë edhe vështirësi në të nxënë dhe njëkohësisht edhe prapambetje mendore, por këto janë dy gjëra të ndryshme.
Një fëmijë me vështirësi në të nxënë:
Mund të ketë vështirësi të mësojë alfabetin, fjalët që rimojnë, ose të bëjë lidhjen mes shkronjave dhe tingujve korrespondues.
Mund të bëjë gabime kur lexon me zë të lartë, kur përsërit fjalët dhe frazat dhe kur bën pauza të shpeshta
Çrregullimet e të nxënit
- Mund të mos kuptojë atë që lexon vetë
- Mund të ketë probleme me gërmëzimin dhe rrokjëzimin
- Mund të shkruajë në mënyrë të rrëmujshme dhe të mos e mbajë lapsin normalisht
- Mund të vuajë për të shprehur idetë me shkrim
- Mund të mësojë gjuhën me vështirësi dhe të ketë fjalor të varfër
- Mund të ketë probleme për të lidhur tingujt me shkronjat, ose të dallojë ndryshimet e vogla mes fjalëve që tingëllojnë në mënyrë të përafërt
- Mund të ketë vështirësi të kuptojë shakatë, frazat me nënkuptime dhe sarkazmën
- Mund të ketë vështirësi në ndjekjen e udhëzimeve
- Mund të shqiptojë keq fjalët ose të përdorë fjalën e gabuar që tingëllon njësoj me atë që do të thotë
- Mund të ketë probleme me organizimin e mendimeve që do të shprehë ose nuk gjen dot fjalët e duhura gjatë një bisede apo detyre me shkrim
Çrregullimet e të nxënit
Mund të mos ndjekë dot rregullat shoqërore të një bisede, si psh të flasë me rradhë
Mund t’i qëndrojë ngjitur me trup bashkëbiseduesit tjetër
Mund të ngatërrojë simbolet matematikore dhe të lexojë gabim numrat
Mund të mos jetë në gjëndje të ritregojë një ngjarje sipas rendit të saj
Mund të mos dijë ku dhe si t’a nisë një detyrë dhe si t’a vazhdojë atë
Mësuesit, si individualisht edhe në grupe duhet të ndihmojnë në gjetjen e një metode të unifikuar duke marrë parasysh strategjitë e mëposhtme:
Të mire organizojnë klasën dhe ruajnë vëmendjen e saj.
Të paraqesin tema të përgatitura mirë.
Të demostrojnë pritshmëritë për sjellje të mirë.
Të kuptojnë karakteristikat e të mësuarit të nxënësve të tyre dhe planifikojnë instruksione të përshtatshme.
Të theksojnë më shumë sukseset sesa dështimet.
Të modelojnë sjelljen e duhur.
Të komunikojnë me nxënësit në mënyrë pozitive, sensitive dhe nxitëse, duke përdorur edhe humorin.
III. Depresioni te fëmijët
Depresioni është një fenomen i hasur shpesh në kohët e sotme.
Dikush i lodhur nga intensiteti i ditës e dikush tjetër i vetmuar si pasojë e një kulture moderne gjithnjë e më individuale.
Fëmijë me lidhje të dobëta familjare si dhe problemet social- kulturore përgatisin një terren të favorshëm për shfaqjen e depresionit në formën e traumave dhe çrregullimeve psiko-fýzike.
Nëse fëmija ka një prind me depresion, ka një përqindje nga 25% deri në 50% për të qenë dhe vetë i tillë, ndërsa për ata fëmijë që prindërit u vuajnë herë pas here nga depresioni, mundësia rritet deri në 75%.
Por depresioni më tepër i atribuohet kushteve të jashtme se sa gjeneve. Situatat traumatike në jetë si braktisja, dhuna në familje, problemet kronike në shkollë, divorci i prindërve ose edhe lindja e një fëmije tjetër në familje, rezultojnë në depresion te fëmijët që janë në periudhën e formimit.
Depresioni te fëmijët
Mërzitja ose vuajtjet e lehta nuk janë domosdoshmërisht depresion. Nëse femija ndihet i trazuar, nuk është për t’u shqetësuar, por nëse kjo situatë zgjat me javë dhe kjo ndikon dhe marrëdhëniet që fëmija ka me ambientin që e rrethon mund të quhet klinikisht depresion.
Gati shumica e fëmijëve në depresion nuk shprehen që janë të pa kënaqur, por kanë mungesë dëshire për të luajtur, qajnë shpesh, kanë probleme me të ushqyerit dhe orarin e gjumit, irritohen kur u flasin ose i prekin.
Depresioni te fëmijët
Në mosha pak më të mëdha depresioni është më shumë se sa një gjendje e paqëndrueshme shpirtërore, kjo shoqërohet me një pesimizëm të theksuar, e bëjnë njeriun të ndihet i pashpresë, i pandihmueshëm, i pavlefshëm, shpesh duke folur dhe për vdekjen ose vetëvrasjen.
Vihet re ngadalësim i të folurit dhe i lëvizjeve si edhe momente euforie të papritura.
Humbja e përqëndrimit, irritimi kronik, performanca e dobët në mësime, vështirësia për t`u shoqëruar me moshatarët janë pasoja që duhet të tërheqin vëmendjen e prindrit për të marrë masat e duhura.
Fëmijëria e hershme është periudha e cila mendohet si periudhë pa brenga dhe e lumtur, por sipas hulumtimeve të fundit thuhet se depresioni mund të paraqitet edhe tek parashkollorët madje edhe tek fëmijët e moshës tre vjeç.
IV. Hiperaktiviteti (ADHD)
Fëmijët, të cilët janë hiperaktivë dhe kanë mungesë përqendrimi të theksuar, janë të lëvizshëm, shpërqendrohen shpejt, nuk mund t’i ndalosh gjatë aktivitetit të tyre të rrëmbyer dhe e kanë të pamundur të presin, qoftë edhe pak sekonda. Shfaqin shenja padurimi, nervozohen dhe lëndohen shumë shpejt. Sa më shumë të përballen me ambiente të reja dhe të ndihen të huaj në të, aq me të vështirë e kanë të heqin dorë nga veset kapriçioze.
Simptomat e fëmijëve hiperaktivë dhe me mungesë përqëndrimi?
1. Kanë mungesë përqendrimi, kohëzgjatjen e përqendrimit e kanë të limituar, gjatë studimit janë shumë të ndjeshëm nga bezdisje të vogla mjedisore, meditojnë për diçka tjetër duke parë drejt tabelës së klasës ose duke të parë në sy.
2. Këta fëmijë e kanë të pamundur të rrinë në një vend dhe të dëgjojnë me qetësi. Ata lëvizin sa majtas-djathtas të shpërqendruar pa asnjë qëllim. Luajnë me duar dhe gishta, kërcasin gishtat, hanë thonjtë, zhgaravisin diku ose godasin me ndonjë mjet për të nxjerrë një zhurmë ritmike. Mundohen në të njëjtën kohë të bëjnë shumë gjëra (kur mësojnë, shikojnë televizor, ose, gjatë mësimit, bëhen pjesë e një diskutimi të bërë në shtëpi).
3. Një aktivitet të nisur nuk e vazhdojnë dot për një kohë të gjatë.
4. E kanë shumë të vështirë të ulen dhe të dëgjojnë; kjo është pothuajse e pamundur për ta.
5. Para se të fillojnë një punë, nuk mendojnë gjatë për përfundimin e saj.
Disa shembuj:
Kur mësuesi i drejton një pyetje klasës, ata përgjigjen pa mbaruar pyetja, ose, duke ecur në rrugë, papritur dalin para automjeteve po kështu, edhe kur kritikohen mërziten.
6. Janë këmbëngulës dhe i mbrojnë idetë e tyre.
7. Nuk kujdesen për sendet e tyre, shpeshherë humbasin diçka
8. Megjithëse mund të kenë inteligjencë normale, nuk janë të suksesshëm në mësime.
9. Fëmijët hiperaktivë kanë dëshirë të mësojnë gjëra të reja (veçanërisht në shkencat ekzakte) dhe të eksplorojnë me to, por mungesa e përqendrimit, parregullsia, mungesa e aftësisë për organizimin e punëve, i bën ata të mos jenë të suksesshëm.
10. Mendojnë se mësuesi nuk i ka më me sy të mirë si më parë. Një shok tjetër në klasë bën të njëjtat gabime, por atë nuk e kritikon. E njëjta logjikë është edhe në familje: mendojnë se prindërit, vëllanë ose motrën e duan më shumë se ata, atyre nuk u bërtasin për asnjë gabim.
11. Mendimi se nuk i kuptojnë të tjerët, i shtyn që të bëhen të ndjeshëm dhe të mbyllur në vetvete. E vuajnë shumë kritikën e bërë në publik.
Fëmijët hiperaktivë arrijnë kulmin e shpërqendrimit të tyre në moshën 7-8 vjeç. Duke filluar nga mosha 9 vjeç, dalëngadalë ndërgjegjësohen dhe fillojnë të tërhiqen nga lëvizjet e tepërta, por, tashmë, të qenit i shpërqendruar dhe i hallakatur, është një pjesë e karakterit të tyre që vazhdon gjatë gjithë jetës.
Si t’i ndihmojmë fëmijët hiperaktivë dhe të shpërqendruar?
1. Të mos u vëmë në dukje çdo veprim të gabuar.
2. Është e rëndësishme që ky fëmijë të kuptojë se është si gjithë të tjerët, ka kapacitet për të qenë i suksesshëm.
3. Nuk u duhen kursyer lëvdatat.
4. Gjithashtu nuk duhet t’u kursejmë kritikat dhe t’u shpjegojmë që “Saktësia në jetë është më e rëndësishme se shpejtësia.
V. Vetëdëmtimi:
Vetëdëmtimi është një problem i zakonshëm mes të rinjve, i cili përfshin mënyrat e ndryshme që njerëzit dëmtojnë vetveten qëllimisht.
Vetëdëmtimi përfshin:
prerjen, djegien, përvëlimin, thyerjen e kockave, shkuljen e flokëve, marrjen e substancave helmuese. Vajzat vetëdëmtohen më shumë se djemtë. Vetëdëmtimi i djemve shpesh duket si një aksident.
VI. Çrregullimet e të ngrënit
Çrregullimet e të ngrënit fillojnë në moshën e adoleshencës, dhe janë më të shpeshta tek vajzat se tek djemtë. Numri i të rinjve me çrregullime të të ngënit është i vogël, por personat me këto çrregullime mund të kenë pasoja serioze në shëndet, dhe në rastet kur nuk trajtohen pasojat mund të jenë edhe vdekjeprurëse.
Personat me çrregullime të të ngrënit, e shohin peshën e trupit si qëndrën e identitetit dhe lumturisë.
Dy çrregullimet e të ngrënit janë:
1. Anoreksia nervore – personat kanë frikë intensive të shtimit në peshë dhe refuzojnë të ushqehen.
2. Bulimia nervore – personat ushqehen në mënyrë të tepruar dhe këtë sasi të madhe ushqimi e eleminojnë duke vjellë. Bulimikët kanë peshë normale, ndërsa anoreksikët janë ekstremisht të dobët.
VII. Skizofrenia
Skizofrenia është një sëmundje e rëndë mendore. Ajo përfshin: të menduarit konfuz, probleme me ndjenjat, sjelljen, motivimin, të folurin, të shikuarit, të dëgjuarit dhe të besuarit e gjerave që nuk egzistojnë.
Zakonisht fillon të shfaqet rreth të njëzetave, por prek edhe adoleshentët.
VIII. Fobitë
Fobitë janë frikëra që nuk kanë të bëjnë me një rrezik real. Fëmijët dhe adoleshentët mund të kenë fobi rreth gjithçkaje. Fobitë më të shpështa janë fobitë sociale të cilat përfshijnë ankthin për çdo situatë, frikë nga disa kafshë, dhe frikë nga errësira.
IX. Obsesionet
Obsesionet janë mëndime ankthioze të përsëritura të cilat mund të duken të paarsyeshme.
Janë veprime që njerëzit mendojnë se duhet
ti bëjnë në mënyrë që të reduktojnë ankthin.
X. Çrregullimet e ankthit
Fëmijët me çrregullim të ankthit nervozohen shumë shpejt e pa shkak, Shkaqet e nervozizmit mund të jenë: performanca në shkollë, një lojë futbolli me shokët, apo edhe aparenca. Fëmijë edhe më të vegjël, në klasë të parë apo edhe në parashkollor mund të kenë ankthin dhe frikën e ndarjes nga prindi
Ku mund t’i referojmë këta fëmijë?
- Infermierja e shkollës
- Punonjësi social
- Psikologu
- Mjeku i familjes
- Pediatri
INSTITUTI ا SHENDETIT PUBLIK
Punuan tekstin
ORJOLA PAMPURI, ERKA AMURSI
Përgatiti për botim
GENC MUSA
Lexo edhe:
Shëndeti mendor për fëmijët e moshës shkollore – udhëzues i përgjithshëm