Adoleshenca është një periudhë tranzicionale dhe periudhat e tilla janë të karakterizuara me turbulencë dhe huti. Duhet të jetë e qartë se fëmija po lufton që t’i heqë qafe kufizimet, konceptet dhe sjelljet e fazës së hershme të fëmijërisë.
Pastaj rreth moshës 17 ose 18 vjeçare, ata janë të zënë me përpjekjen për t’i kapërcyer lëkundjet që ua sjell adoleshenca dhe janë në kërkim të një rruge për një jetë të mirë që u përshtatet.
Një numër i studimeve kanë dalë me dy të gjetura kryesore:
E para, se gjëndrat e djemve dhe vajzave gjatë kësaj faze tajisin një sasi të lartë të hormoneve. Kjo i jep hov zemërimit, ngacmimeve dhe shkakton një gjendje të zjarrtë shpirtërore te meshkujt, ndërsa te femrat ato i japin hov zemërimit dhe depresionit.
E dyta, sistemi nervor është në një gjendje të zhvillimit gjatë kësaj faze. Studimet kanë treguar se zona e trurit përgjegjës për emocionet zhvillohet me një ritëm më të shpejt sesa zona e përgjegjësive për të logjikuarit racional, për këtë arsye kemi prirjen e adoleshentëve për nxitim dhe pamaturi, si dhe shqetësimet emocionale.
Adoleshenti kryesisht është i dobët karshi ndryshimeve fizike që ndodhin gjatë kësaj faze tranzicionale dhe ne nuk duhet ta fajësojmë adoleshentin për atë që nuk është veprim i tij.
Në të vërtetë, ne duhet të jemi ndihmës dhe përkrahës, kështu që ata të kapërcejnë këtë fazë në paqe.
Prinderimi.com
Autor: Prof. Dr. Abdul Kerim Bekkar, “Adoleshentët”
(Vështrime mbi adoleshentët, si t’i kuptojmë, si t’u qasemi dhe si të ndërveprojmë me ta)