Shkaqet fiziologjike
Nëse plotësohen të gjitha llojet e nevojave emocionale të fëmijës, por e qara nuk ndalet, mund të thuhet se ka një problem fiziologjik.
Nevoja të tilla si dhimbje dhëmbi, veshi dhe të ngjashme, ulja ose rritja e vlerave të gjakut, mungesa e vitaminave dhe pagjumësia mund të shkaktojnë tension dhe të qara te fëmija për arsye fiziologjike. Në një rast të tillë, nëse nuk mund të gjendet arsyeja pse fëmija po qan, mund të kërkohet ndihma e mjekut…
Çfarë duhet bërë?
(1) Nëse fëmija qan, është e nevojshme të mos merrni një vendim të nxituar, por të përpiqeni të per- ceptoni arsyen e kësaj. Sepse i rëndësishëm është problemi rrënjësor që shkakton të qarën, jo vetë e qara!
(2) Para së gjithash, duhet të kontrollohet nëse ka ndonjë arsye fiziologjike për të qarën e fëmijës. Në radhë të parë është e nevojshme të fokusohemi te shkaqet e dukshme si dhimbja, uria dhe etja te fëmija. Nëse nuk ka arsye fiziologjike, (ju si prindër) duhet të fokusoheni te çështja nëse ka një luftë për pushtet. Nëse nuk ka asnjë nga këto arsye, është e nevojshme të tregoni afërsi për ta ngushëlluar fëmijën!
(3) Nëse fëmija po qan për shkak të privimit emocional, prindi duhet së pari të rishikojë qëndrimet e tij. Duhet të fokusohet në përgjigjet e pyetjeve të tilla si: “A po tregohem shumë i ashpër?” ose “A kemi probleme me lidhjen ndërmjet nesh?”
(4) Prindërit duhet ta dinë shumë mirë vijën e hollë midis privimit emocional dhe luftës për pushtet. Nëse privimi emocional ngatërrohet me një luftë për pushtet dhe fëmija lejohet të qajë, lidhja midis fëmijës dhe prindit dëmtohet. Në të kundërtën; nëse lufta për pushtet keqkuptohet edhe si privim emocional dhe nëse i realizohen dëshirat fëmijës, intensiteti i të qarave të fëmijës do të rritet!
(5) Fëmijët nuk duhet të parandalohen deri në moshën 4 vjeç, me përjashtim të situatave të rrezikshme (prekja e prizës, loja me thikë, etj.). Edhe në situata të rrezikshme, problemi duhet zgjidhur pa e lënduar fëmijën!
Për shembull; fëmija duhet të informohet se sjellja e tij/saj është e drejtë ose e gabuar duke përdorur një gjuhë veprimi si “Nuk është e drejtë që djali/vajza ime të luajë me thikë” ose “Nuk është e drejtë të luash me një prizë elektrike” ose “Nuk është e drejtë t’i shkulësh flokët dikujt tjetër”. Nëse sjellja e fëmijës është e gabuar, duhet të përshkruhet sjellja e duhur dhe të ndihmohet në zgjidhjen e problemit. Gjë për të cilën fëmija ka nevojë.
Për shembull, mund të vendoset një dialog i tillë me një fëmijë që i tërheq flokët motrës së tij, sepse i ka marrë lodrën:
“Bir, nuk është e drejtë t’i shkulësh flokët dikujt!”
“Por, ajo më mori lodrën.”
“Unë të kuptoj. Nëse dikush e merr lodrën pa lejen tënde, ti mund t’i thuash: “Ajo lodër është e imja. Duhet të marrësh leje për ta marrë. A mund të ma japësh lodrën time?”
“Unë kështu i thashë, por motra ime përsëri nuk e bëri!”
“Nëse e thua këtë dhe problemi ende nuk mund të zgjidhet, mund t’i kërkosh ndihmë dikujt tjetër!
“Kujt duhet t’i kërkoj ndihmë?”
“Nëse je në shkollë, mësuesit/mësueses, nëse je në shtëpi, babait apo nënës…”
Duhet ditur se kërcënimi, qortimi apo zemërimi me fëmijën në sjellje që mund të dëmtojnë veten ose mjedisin, edhe pse kjo e bën fëmijën të largohet përkohësisht nga ajo sjellje, pas një farë kohe e bën atë t’i kthehet sërish të njëjtës sjelljeje…
Autor: Dr. Adem Gynesh, ”Çfarë bëjnë fëmijët dhe pse? (2)”
Prinderimi.com