Ne nuk mund besojmë perceptimet dhe gjykimet tona, për sa kohë forca e perceptimit dhe gjykimit nuk është zhvilluar mjaftueshëm. Si rezultat i të dhënave të mangëta në shumicën e herëve bëjmë gjykime dhe vlerësime të gabuara. Gjykimet tona janë më shumë të përqendruara drejt perceptimit personal.
Askush nuk mund të na e hedhë për të nxjerrë përfundime të paqena nga gjëra të paqena. Mund t’ju duket e çuditshme, por ambicia e konceptimit (dhe gjykimit) shtohet deri në masën e verbimit të forcës së gjykimit. Për inat të prindërve ne gjykojmë gjithçka dhe sillemi duke e pranuar si të drejtë këtë veprim.
Si mund ta zhvillojmë forcën e gjykimit në maturi?
Sado e zhvilluar të jetë forca jonë e gjykimit, mes gjykimeve dhe të vërtetave ka gjithmonë një ndryshim sado i vogël qoftë. Për këtë arsye për të konceptuar drejt diçka, mund t’i besojmë vetëm shqisave tona. Gjykimet tona janë subjektive, e për rrjedhojë nuk mund të jemi të sigurt se ato janë të njëjta me të vërtetën. Dobia e të qenit me forcë gjykimi të zhvilluar na shton aftësinë e vlerësimit. Falë kësaj, ne mund të nxjerrim mësime nga gabimet. Ndërtimi i marrëdhënieve mes ndodhive dhe eksperiencave, ndodh falë aftësisë për të gjykuar.
Gabimet janë pikërisht udhëzuesi që na zhvillon aftësinë e gjykimit me përpjekjet tona. Është e rëndësishme të studiojmë se cilat janë zgjedhjet e gabuara që na kanë çuar drejt gabimit. Gjetja e gabimeve te gjërat e tjera e jo te zgjedhjet tona, na qetëson, por kjo nuk na çon askund.
Përgatiti: Perparim Blakaj, Prinderimi.com
Autor: Saim Koç & Nil Gün, ”Vetëvlerësimi”