Nga: Gail Belsky
Rishikuar nga eksperti: Jodi Gold, MD
Në një vështrim të çastit:
- Ka veti negative nga të luajturit videolojëra, por ka edhe përfitime befasuese.
- Videolojërat mund t’i ndihmojnë fëmijët të ndërtojnë aftësi dhe të krijojnë lidhje sociale.
- Fëmijët që luajnë videolojëra janë shpesh shumë krijues.
Ka kujdes të theksuar për familjet kur fëmijët e tyre luajnë videolojëra. Disa fëmijë kanë probleme me mbylljen e tyre si personalitete ose kalimin nga një gjendje në tjetrën si pasojë e lojërave. Të tjerët kanë luhatje humori gjatë ose pas lojës, ose bëhen të hiperfokusuar. Dhe, ka fëmijë që konsumohen totalisht nga lojërat. Megjithatë, ka edhe disa avantazhe pozitive nga lojërat.
Këtu janë gjashtë përfitime befasuese nga videolojërat:
- Leximi
Studimet tregojnë se fëmijët që luajnë videolojëra mund të kenë një nxitje të vogël në aftësitë e tyre të leximit. Kjo është e vërtetë edhe për fëmijët që kanë vështirësi me leximin, madje edhe kur luajnë lojëra aksioni.
Studiuesit mendojnë se kjo mund të ndodhë sepse fëmijët duhet të kuptojnë udhëzimet me tekst. Ekziston edhe një faktor argëtues brenda. Fëmijët që hezitojnë të hapin një libër ‘tradicional’ mund të nxitojnë të lexojnë një faqe interneti ose një forum interneti për të marrë më të rejat për lojën e tyre të preferuar.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që videolojërat duhet të zëvendësojnë librat.
- Aftësitë vizuale-hapësinore
Shumë lojëra, si Minecraft për shembull, janë vendosur në botë virtuale 3D ku fëmijët duhet të ‘navigojnë’. Dhe nuk ka asnjë aplikacion për hartën GPS ose smartphone për të udhëhequr rrugën aty. Rezultati është që, fëmijët që luajnë këto lojëra kanë mundësinë të praktikojnë aftësitë e tyre vizuale-hapësinore. Kjo mund të çojë në një kuptim më të thellë të distancës dhe hapësirës.
- Zgjidhja e problemeve
Në zemër të çdo videoloje është një sfidë. Disa lojëra mund të jenë të pamenduara, si për shembull: Space Invaders. Por, shumë të tjera, nga enigmat dhe misteret tek menaxhimi i qyteteve apo perandorive virtuale ua ofrojnë fëmijëve mundësinë të marrin përsipër një problem dhe të punojnë për të gjetur një zgjidhje.
Disa studiues thonë se fëmijët që luajnë këto videolojëra përmirësohen në tre fusha: planifikimi, organizimi dhe të menduarit fleksibil. Por, mos u emociononi shumë për këtë. Nuk është e qartë se këto aftësi për zgjidhjen e problemeve të lojërave kalojnë në jetën e përditshme. Dhe nuk ka asnjë provë që të ashtuquajturat lojëra të “trajnimit të trurit” mund të përmirësojnë aftësitë e fëmijës në botën reale.
- Lidhjet sociale
Disa fëmijë kanë vështirësi të përshtaten dhe të bëjnë miq në jetën reale. Videolojërat mund të jenë një strehë për ta për të gjetur njerëz për t’u lidhur në mënyrë pozitive. Në jetën tonë të ngarkuar, lojërat ofrojnë takime virtuale edhe me miqtë e jetës reale (të përditshme).
Videolojërat gjithashtu u japin fëmijëve diçka për të folur në shkollë. Këto ditë, lojërat janë një temë kryesore e bisedës për fëmijët, ashtu si sportet dhe muzika. Interesi për lojërat mund t’i ndihmojë fëmijët që kanë vështirësi në komunikim, të gjejnë tema për të diskutuar.
- Lojë me imagjinatë dhe kreativitet
Kur fëmijët janë të vegjël, ka shumë hapësirë për lojëra imagjinative, nga LEGO-t e deri tek kukullat e pretendimit (imitimit të diçkaje reale). Por, për të miturit dhe adoleshentët, shoqëria si koncept ndonjëherë vrenjtet në lojëra. Videolojërat u japin fëmijëve një shans për të vazhduar lojën ndonëse me imagjinatë.
Ekzistojnë gjithashtu disa prova që lojërat inkurajojnë të menduarit krijues. Në një studim, lojtarëve 12-vjeçarë iu kërkua të vizatonin, të tregonin histori, të bënin pyetje dhe të bënin parashikime. Të gjithë fëmijët treguan nivele të larta kreativiteti dhe kurioziteti.
- Karrierat me videolojëra
Fituesi 16-vjeçar i Kupës së I-rë të Botës: Fortnite – fitoi 3 milionë dollarë. 99 finalistët e tjerë solo fituan diku nga 50,000 dollarë deri në 1.8 milion dollarë secili.
Ashtu si me sportet profesionale, shanset për t’u bërë një lojtar profesionist i videolojërave janë shumë të vogla. Megjithatë, industria e videolojërave po rritet me hapa të mëdhenj, shumë më shpejt se sportet dhe argëtimet tradicionale. Ka shumë karriera në rritje në këtë industry, të tilla si: kodimi, marketingu ose organizimi i ngjarjeve – eventeve.
Disa nga gjërat që mund t’i merrni me vete si këshillë:
- Videolojërat u japin fëmijëve më të mëdhenj, një shans për të vazhduar lojën me imagjinatë.
- Fëmijët mund të marrin praktikë leximi shtesë përmes videolojërave.
- Industria e lojërave po rritet dhe interesi i fëmijës suaj mund të nxisë një karrierë.
Rreth Autorit
Gail Belsky është redaktore ekzekutive në Understood, prej nga edhe është burimi i këtij artikulli. Ajo ka shkruar dhe redaktuar për mediat kryesore, të specializuara në përmbajtjen e prindërimit, shëndetit dhe karrierës.
Shqyrtuar nga
Jodi Gold, MD është një psikiatre e certifikuar nga bordi për fëmijë dhe adoleshentë në praktikën private.
Përktheu: Perparim Blakaj
Prinderimi.com