Minecraft është një klasik i dashur i lojërave moderne. E lëshuar për herë të parë në 2011, kjo lojë e hapur ‘sandbox’ e ndërtimit dhe eksplorimit, ka ende mbi 140 milionë lojtarë që kthehen me kënaqësi për ta luajtur të paktën një herë në muaj. Minecraft është përdorur gjithashtu për shumë më tepër sesa thjesht argëtim: ndonjëherë përdoret në shkolla për t’u mësuar fëmijëve të kodojnë, dhe përdoret gjithashtu si një mjet për dizajnin me ndihmën e kompjuterit, që është një aftësi tjetër e vlefshme. Duke inkurajuar kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve, Minecraft ka shumë për t’u ofruar lojtarëve të të gjitha moshave dhe është i disponueshëm në pothuajse të gjitha platformat e lojërave video.
Prinderimi.com sjellë në mënyrë eksplicite udhëzuesin: ”Çfarë duhet të dijnë prindërit dhe kujdestarët përreth videolojës MINECRAFT?”. Më poshtë mund ta lexoni udhëzuesin dhe ta shkarkoni për përdorim.
Ndalohet rreptësisht prerja, përdorimi pa etiketim dhe ndryshimi i udhëzuesve tonë.