Live-streaming përfshin transmetimin dhe shikimin e videove në internet në kohë reale, shpesh në rrjetet sociale ose përmes platformave si YouTube dhe Twitch. Shikuesit mund të ndërveprojnë përmes komenteve, bisedave dhe reagimeve gjatë transmetimit: një angazhim i tillë i menjëhershëm e bën këtë një mënyrë ngazëllyese për të shkëmbyer përvoja, për të mësuar nga të tjerët dhe për të ndërtuar komunitete dixhitale. Pavarësisht nga shumë anë pozitive, transmetimi i drejtpërdrejtë krijon gjithashtu një platformë potenciale për përmbajtje të papërshtatshme dhe paraqet disa rreziqe për fëmijët: është thelbësore të kemi parasysh privatësinë, sigurinë dhe kufizimet e moshës.
Prinderimi.com sjellë në mënyrë eksplicite udhëzuesin: ”Çfarë duhet të dijnë prindërit dhe kujdestarët përreth TRANSMETIMIT DIREKT?”. Më poshtë mund ta lexoni udhëzuesin dhe ta shkarkoni për përdorim.
Ndalohet rreptësisht prerja, përdorimi pa etiketim dhe ndryshimi i udhëzuesve tonë.