Arsyet më të rëndësishme që e shtyjnë fëmijën t’i parashtrojë pyetjet e shumta janë siç vijojnë:
1) Dëshira e flaktë e fëmijës për të zbuluar dhe hulumtuar, si mjet i ngopjes së kërkesave të zhvillimit mendor.
2) Nevoja e fëmijës që t’i kuptojë të gjitha gjërat të cilat e rrethojnë sipërfaqësisht.
3) Paniku dhe frika e fëmijës karshi gjërave për shkak të mos përvojës së tij me to; p.sh.: fëmija frikësohet nga disa kafshë, edhe nëse nuk e sulmojnë ato, kësisoj ai pyet shumë që të ndihet i sigurt.
4) Zhvillimi i aftësive gjuhësore te fëmijët, kështu kur shtron ndonjë pyetje, e pason atë me një pyetje tjetër, ndonëse jo nga dëshira për përgjigje se sa nga dëshira që ta praktikojë gjuhën, të krenohet me aftësitë e tij dhe nevoja e tij për të qenë pjesë e shoqërisë.
5) Hapësira e komunikimit dhe pjesëmarrja emocionale në mes të prindërve dhe fëmijëve.
6) Zhvillimi i guximit të fëmijës dhe besimit të tij në prindërit dhe respektimi i vetvetes.
Autor: Hamed Rakef
Prinderimi.com