Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Aktualitete»Analizë e veprës “Vallja e yjeve” e Lasgush Poradecit
Aktualitete

Analizë e veprës “Vallja e yjeve” e Lasgush Poradecit

PrinderimiBy PrinderimiDecember 8, 2023No Comments8 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Lasgush Poradeci (Llazar Gusho) u lind në Pogradec në një familje që kishte ndihmuar lëvizjet patriotike. Poradeci është poeti lirik që solli në letërsinë shqiptare një ndjeshmëri të vecantë të fjalës, poezisë. Krijimtaria poetike e tij dallohet në tri aspekte kryesore: në poezinë filozofike, patriotike dhe erotike. Llazar Sotir Gusho i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci, lindi më 27 dhjetor të vitit 1899 në Pogradec të Shqipërisë dhe vdiq më 12 nëntor të vitit 1987. Ishte poet dhe shkrimtar i njohur shqiptar.

Lasgush Poradeci është poeti i parë modern shqiptar dhe një nga lirikët më të mëdhenj shqiptarë të shek. XX. Dy librat e tij poetikë “Vallja e Yjeve” dhe “Ylli i zemrës” u botuan në vitet ’30. Poezia e tij qëndron larg së qeni romantike dhe e angazhuar në krahasim me poezinë e periudhës së Rilindjes Kombëtare. Ajo dallohet nga mendime të thella, ndjenja labirintike e ide të fuqishme universale. Kjo poezi solli një ndjeshmëri të re në letërsinë shqiptare të viteve ’30, një kërkim të thellë gjuhësor të formës e një figuracion të rrallë stilistik. Në të gjitha poezitë e Lasgushit shprehet hapur koncepti se artisti i madh krijon për vete dhe misioni i artit të tij është t’i transmetojë lexuesit

Lasgushi nuk e ndan poezinë në mënyrë skematike sipas motiveve kryesore, por në bazë të frymëzimit dhe të konceptimit që ka ai për secilin cikël. Aty dallohen poezitë e peisazhit, poezitë e dashurisë dhe poezitë filozofike. Në thelb të gjitha poezitë e tij janë poezi meditative- filozofike. Krijimin e tij Lasgushi e mbështet në katër figurat elementare: qiellin, dheun, ujin e zjarrin, të cilat janë temat e përhershme të poezisë së tij.

Në lirikën filozofike poeti mediton se mundja e vdekjes nuk arrihet duke ikur, por duke u ballafaquar me të. Kjo ide qëndrore e të tjera meditime poetike shpalosen në triptikun e poezive simbolike të tij. Në lirikat filozofikë të tij duket shumë qartë sistemi i ngritjes piramidale i emocionit e i shprehjes gjuhësore. Ndër to mund të përmendim: “Zemra e Vdekjes”, “Gjeniu i anijes”, “Lundra dhe flamuri”, “Vdekja e Nositit”, “Përjetësia” etj. Lirika filozofike
Lirikat e tij të peisazhit në pamje të parë duken si poezi përshkruese peisazhi, por në fakt ato janë poezi, ku shfaqjet e jashtme janë shprehje të trazimeve të brendshme shpirtërore. Duke përdorur elementë natyrorë e të peisazhit poeti shpreh dhimbjen e madhe njerëzore e poetike për tema të caktuara.

Lirikat e peisazhit – Lasgushi i këndon dashurisë, jo si emocion, por si fuqi themelore jetësore, si fuqi tokësore e qiellore. Te ato tingëllon i vecantë zëri i tij, figuracioni origjinal dhe variantet e ndryshme të ndjenjës së thellë. Lasgushi shkruante vepra brilante për dashurinë duke gërshetuar magjinë, erotiken, universalizmin, modernitetin dhe njëherazi frymën autoktone të mbështetur tek poezia popullore e kultivuar. Erosi jepet më shumë në ujërat e ëndrrës. Në veprat e tij, ai përfshiu modernitetin duke dhënë praninë e pikturës, muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik dhe duke dhënë kështu tiparet simboliste të krijimtarisë së vet. Në letrat shqipe deri te Poradeci nuk ekzistojnë projekte kaq të stërholluara, që krijojnë një pasqyrim aq të thellë të erosit njerëzor. Erosi është i projektuar më së tepërmi në ujërat e ëndrrës. Onirikja te Lasgush Poradeci nuk është vetëm një prosede letrare, por dhe një model pjellor i njohjes, i kuptimit të ekzistencës, një pikënisje për përftimin e raporteve të çuditshme midis reales dhe ideales, individuales dhe kozmikes, vdekjes e jetës dhe, mbi të gjitha, midis erosit dhe qenies njerëzore Lirikat e dashurisë

Në vëllimin “Vallja e yjeve” si rrallëherë në poezinë shqipe vjen një magji e pastër e një gjuhe simboliste e cila nëpërmjet renditjes logjike të mendimit objektiv-poetik sjell fillesat e lirikës moderne shqiptare.Tek “Vallja e yjeve” Lasgushi përpiqet në mënyrë të vazhdueshme për reformimin e gjuhës së pastër shqipe. Në vëllimin “Vallja e yjeve” shkrimtari jep një gjendje vetëdijeje konkrete përmes një gjuhe të ngjyrosur dhe simbolike. Poezia ishte tempulli shpirtëror dhe meditativ i Lasgush Poradecit. Çdo ndjenjë e pasqyronte në mënyrë origjinale si p.sh: dashurinë, të cilën e ndjen dhe e kupton si një fuqi të pashtershme. Rëndësia e poezisë së Poradecit qëndron në reformimin që ai i bëri lirikës në poezinë shqipe si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Në një periudhë tepër të vështirë për të ai nxori poemat filozofike e erotike:“Mbi ta”,“Kamadeva”,“Ekskursioni teologjik i Sokratit”. Lasgushi kështu krijoi poetikën origjinale, në të cilën ngrihet një univers emocionesh, idesh e idealesh, në të cilën vendosi botën shqiptare. Me Lasgush Poradecin ndodh, në fakt, një modifikim struktural në retorikën e poezisë shqipe. Nëse deri te Poradeci ligjërimi kishte një patos të jashtëm,nëse mesazhi poetik konfigurohej në një sasi të madhe informacioni tëtransmetuar lexuesit, përmes autorit të vëllimit “Vallja e yjeve”, lirika bëhet,në radhë të parë, shprehja e një gjendje vetëdijeje konkrete, përmes një gjuheme ngjyrim afektiv.
Me veprat poetike “Vallja e yjeve”dhe “Ylli i zemrës”, ai krijoi një sistem unik poetik. Poezia e tij për gjuhën shqipe njeh figurën origjinale, formën e re dhe ndjeshmërinë e papërsëritshme në letërsinë tonë. Ai përdor magjinë e gjuhës, tiparin themelor të letërsisë moderne. Qëllim ndoshta jo në vetvete i poezisë së tij, por i arritur, ishte vizioni sistemor mbi letërsinë shqipe dhe letërsinë botërore, duke i parë këto në një bashkëlidhje funksionale me njëra- tjetrën. Ai proklamonte domosdoshmërinë e një vështrimi tërësor mbi letërsinë dhe të një vepre në sintezë, pra një formë dhe një përmbajtje që mund të arrihet vetëm përmes intuitës. Ai solli një model krejt të ri të lirikës në poezinë tonë, duke e trajtuar atë si problem filozofiko-estetik, ndaj dhe zgjidhja që ai ofron përmes vargjeve është absolute. Koncepti prej reformatori mund të konceptohet bazuar në shenjën e veçantë të ndjeshmërisë, që ai e sintetizon në formë dhe përmbajtje. Lasgushi përdorte gjuhën metaforike. Ai ia doli që nëpërmjet muzikalitetit të vargut (aliteracionit, onomatopesë, rimave) të realizojë tiparet stilistike të estetikës simboliste. Gjithashtu mbështetja në folklor është prirje e tillë, por ndoshta në një kuptim më naiv. Autori në poezinë e tij përdor fjalë që lidhen me dukuritë dhe jo me sendet; reflekton perceptimin dhe jo vëzhgimin apo prekjen e tyre. Ai e refuzon gjuhësisht vendngjarjen dhe kohën e ndodhjes, duke krijuar hapësira e shtrirje universale në poezinë e tij.

Lasgush Poradeci, duke bërë pjesë në peizazhin modern evropian, mbart edhe tipare moderne që do të dallohen në jetën kulturore të kontinentit. Ligji që përcakton stilin e konceptuar si “vizion” nuk gjenerohet nga subjekti apo tema e veprës, dhe as nga gjuha artistike tradicionale. Me veprën e tij, poezia shqipe njohu praninë e pikturës dhe muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik më shumë se çdoherë më parë. Lasgush Poradeci na hap portën e një jete të re në poezinë shqiptare, një frisson nef, siç pat thënë Viktor Hygoi për veprat e Bodlerit, lind e rritet në lëmin e këngës shqiptare një stil i ri, të cilin do ta kërkosh më kot ndër poetët e tjerë shqiptarë, por më kot edhe ndër shkrimtarët e huaj nga shkaku i origjinalitetit që shquan këtë poet djalosh. Kuteli ka thënë për Lasgushin: Arti i tij i detyrohet vetëm e vetëm artit- mjeshtër të veprës Lasgushiane, e cila prej shumë vitesh e ka robëruar me bukuritë e saj të pashoqe në literaturën shqipe

Me Lasgush Poradecin, lirika shqiptare mund të konsiderohet si një dukuri evropiane për nga niveli i ligjërimit poetik origjinal. Ai paraqitet si poet me shpirt modern dhe evropian. Tek universi poetik i L. Poradecit hasim si te rrallëkush në poezinë shqipe, një magji të pastër të gjuhës shqipe, të forcave magjike të tingujve, që japin thirrjet e jetës nëpërmjet zanoreve; në radhitjen objektive njeriu, jeta, Zoti, përjetësia; në radhitjen logjike gruaja-burri-androgjenia, të lidhur të gjithë së bashku nëpërmjet erosit, dashurisë si thelb i jetës, si dhe nëpërmjet vdekjes si rruga drejt përjetësisë, afektive nëpërmjet cilësimeve. Poezia e Lasgush Poradecit është krijuesja e një hapësire kombëtare, më së shumti nga pikëpamja gjuhësore. Idilet e përmallshme të një jete të pastër, mendimet filozofike, kënga për vendlindjen dhe posaçërisht për liqenin marrin jetë në një mjedis morfologjikisht të pastër shqiptar. Gjuha shqipe është vetëdija e ndërdija e tij dhe e gjithë kombit shqiptar.

Burimi: Referate Shqip
Përpunimi: Prindërimi.com

Ju lutemi të keni parasysh përfundimisht se, ky material është ofruar për qëllime shpjeguese dhe udhëzuese, dhe nuk duhet të shikohet si një zëvendësim për leximin e veprës letrare.

Për çdo pyetje, sygjerim, këshillë, shtesë apo ankesë ju lutem na kontaktoni në e-mail adresën tonë: [email protected] 

Analizë e veprës Analizë letrare Letërsi Libër Libër shqip Referate shqip
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleAnalizë mbi veprën ‘’Pinoku’’ nga Karlo Kolodi
Next Article Analizë mbi veprën ‘’Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet’’ nga Sami Frashëri
Prinderimi

Related Posts

Fëmijë

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025
Adoleshent

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025
Aktualitete

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,944

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,168

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,677
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Fëmijë

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

PrindërimiMay 23, 2025
Adoleshent

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

PrindërimiMay 23, 2025
Aktualitete

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

PrindërimiMay 23, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,944

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,168

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,677
Të zgjedhura

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.