Që fëmijët dhe të rinjtë të rriten shëndetshëm, është e rëndësishme që ata të jenë fizikisht aktiv dhe të hanë ushqime të shëndetshme çdo ditë.
Për t’i ndihmuar fëmijët që të zhvillojnë zakone, të cilat do të zgjasin përjetësisht, një jetesë aktive dhe e shëndetshme duhet të filloj herët në jetë. Aktiviteti fizik ka dobi në çdo moshë dhe i ndihmon fëmijët:
- ta mbajnë zemrën dhe mushkëritë të forta dhe të shëndetshme,
- të bëhen më fleksibil,
- të zhvillojnë eshtra të fortë,
- të mbajnë peshë të shëndetshme,
- të zvogëlojnë rrezikun nga sëmundje të ndryshme dhe probleme shëndetësore,
- të përmirësojnë disponimin dhe vetbesimin, si dhe
- të jenë më të mirë në shkollë.
“Sjellja e të qëndruarit” do të thotë shpenzimi i kohës duke bërë shumë pak aktivitet fizik, duke qëndruar ulur para kompjuterit, duke luajtur video lojëra apo duke shikuar televizor. Fëmijët dhe të rinjtë duhet të shpenzojnë më pak kohë në këto aktivitete dhe më shumë kohë në të qenurit aktiv.
Si t’i bëj fëmijët e mi që të jenë aktiv?
Fëmija juaj mëson më së shumti nga ju për të jetuarit shëndetshëm dhe aktiv. Përfshini të gjithë familjen në aktivitete të rregullta fizike dhe në të ushqyerit e shëndetshëm. Është më e lehtë nëse familjet bëjnë gjëra së bashku si pjesë e rutinës ditore.
- Zgjedhni aktivitetet që i përshtaten moshës dhe fazës së zhvillimit të fëmijës suaj.
- Jepini fëmijës shumë kohë për të qenë aktiv si në aktivitetet të strukturuara, të tilla si sportet, ashtu edhe në aktivitete jo të strukturuara, të tilla si loja në sheshin e lojërave.
- Bëni aktivitetet argëtuese.
Kur të rinjtë kërkojnë pavarësi, ata mund të dëshirojnë të bëjnë gjëra vetëm. Inkurajojini ata të dalin për ecje apo për ngasje me biçikleta me shokë.
Sa kohë duhet të shpenzojnë fëmijët e mi në aktivitete fizike?
Aktivitetet ditore fizike mund të përfshijnë lojën e lire, lojëra të ndryshme, sporte, transportim (të ecurit, ngasja e biçikletës), rekreacion dhe edukim fizik.
- Aktivitetet me intensitet të lartë i bëjnë fëmijët të djersiten dhe të ndjehen “pa frymë”, ashtu që ata mund t’i thonë vetëm disa fjalë ndërmjet frymëmarrjeve. Këto mund të përfshijnë aktivitete të tilla si vrapimi dhe notimi i shpejtë ose për një kohë të gjatë.
- Aktivitetet me intesitet mesatar gjithashtu i bëjnë fëmijët të djersiten më shumë dhe të marrin frymë pak më me vështirësi, por ata prapë mund të flasin ndërkohë që lëvizin trupin e tyre, si gjatë ecjes së shpejtë apo ngasjes së biçikletës.
- Aktivitetet që i forcojnë muskujt dhe eshtrat mund të përfshijnë kërcimin në litar dhe vrapimin apo sportet si tenisi dhe basketbolli.
Sa herë në ditë? | Ide se çfarë të bëjnë | |
Foshnjet
(0-12 muaj) |
Duhet të jenë fizikisht aktiv disa herë brenda ditës.
Të paktën 30 minuta ushtrime barku në ditë. |
Loja aktive fillon që nga lindja, sidomos përmes aktiviteteve në dysheme, duke përfshirë ushtrime të barkut, zgjatjen, shtyerjen, tërheqjen dhe zvarritjen. |
Të vegjëlit
(1-2 vjeçar) Parashkollorët (3-4 vjeçar) |
180 minuta aktivitet fizik gjatë ditës (aktivitete fizike apo lojë e lirë, të planifikuara, të organizuara dhe të pa strukturuara).
Ata duhet gradualisht të progresojn drejtë të paktën 60 minutave lojë energjike (aktivitet fizik me intesitet mesatar – të lartë) deri në moshën 5 vjeçare. |
Aktivitetet duhet të jenë argëtuese dhe t’i inkurajojnë të vegjëlit të zbulojnë dhe të provojnë gjëra të reja.
· Fëmijët në këtë moshë nuk i kuptojnë rregullat dhe shpesh nuk janë mjaftueshëm të koordinuar për të luajtur sporte të organizuara. · Ide të tjera: ecja ose vrapimi, notimi (me të paktën 4 vjet), akrobaci, vallëzim, hedhje dhe kapje. · Duke u rritur mund të dëshirojnë të provojn edhe kërcimin në litar dhe ngasjen e biçikletës. |
Fëmijët
(5-9 vjeçar) |
Të paktën 60 minuta aktivitet fizik me intensitet mesatar – të lartë çdo ditë, përfshirë:
· Aktivitete me intensitet të lartë të paktën 3 ditë në javë. · Aktivitete që forcojnë muskujt dhe eshtrat të paktën 3 ditë në javë. |
Sportet duhet të kenë udhëzime të shkurtra, rregulla fleksibile, të ofrojnë kohë të lirë në praktikë dhe të fokusohen në argëtim.
· Ide të tjera: ecja për në shkollë, futbolli, bejsbolli, gjimnastika, patinazhi dhe skijimi. |
Fëmijët
(10-12 vjeçar) |
Të paktën 60 minuta aktivitet fizik me intensitet mesatar – të lartë çdo ditë, përfshirë:
· Aktivitete me intensitet të lartë të paktën 3 ditë në javë. Aktivitete që forcojnë muskujt dhe eshtrat të paktën 3 ditë në javë. |
Fëmijët arrijnë pubertetin në kohë të ndryshme. Madhësia fizike, forca dhe pjekuria ndryshon gjerësisht për këtë grupmoshë.
· Të marrin pjesë në sporte ekipore që fokusohen në zhvillimin e aftësive, pjesëmarrjen e barabartë dhe argëtimin. · Mund të fillojnë ushtrimet e forcës me pesha të lehta dhe mbikqyrje të duhur. · Ide të tjera: artet marciale, ecje të gjata (hiking), pompa (me gjunjë në dysheme), ushtrime të barkut. |
Të rinjtë
(13-17 vjeçar) |
Të paktën 60 minuta aktivitet fizik me intensitet mesatar – të lartë çdo ditë, përfshirë:
· Aktivitete me intensitet të lartë të paktën 3 ditë në javë. Aktivitete që forcojnë muskujt dhe eshtrat të paktën 3 ditë në javë. |
Aktivitetet duhet të jenë argëtuese dhe të përfshijnë shoqërinë. Të rinjtë janë të gatshëm të fokusohen në:
· Fitnes personal (orë të fitnesit pas shkollës) · Transport aktiv (ecje, ngasje të biçikletës) · Punët e shtëpisë · Sporte konkuruese dhe jokonkuruese (basketboll), dhe · Ide të tjera: lundrim, hiking, ngasja e rollerave, punët në oborr dhe lojëra që kërkojnë hedhje dhe kapje. |
Çfarë aktiviteti fizik mund të bëjnë fëmijët me sëmundje kronike?
Aktiviteti i rregullt fizik është i rëndësishëm për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë. Fatkeqësishtë, nganjëherë fëmijët me sëmundje kronike nuk bëjnë aq shumë aktivitet fizik sa ata kanë nevojë.
Shumica e fëmijëve me sëmundje kronike janë në gjendje të fillojnë me sasi të vogla të aktiviteteve fizike me intensitet mesatar çdo ditë, që do t’i bëj të djersiten më shumë dhe të marrin frymë pak më vështirë. Para se fëmija juaj të filloj çfarëdo aktiviteti fizik, flisni me doktorin rreh problemeve specifike shëndetësore. Nëse është e nevojshme, fëmija juaj do të drejtohet tek ndonjë fizioterapeut për vlerësim e kapacitetit kardiorespirator.
Kur fëmija juaj të ndihet më rehatshëm, koha e pjesëmarrjes në aktivitete fizike mund të rritet gradualisht, ashtu si edhe frekuenca dhe intensiteti i këtyre aktiviteteve.
- Fëmijët dhe të rinjtë me sëmundje kronike zakonisht mund të përfitojnë nga ushtrimet e fleksibilitetit (zgjatja e muskujve), ushtrime të forces (bartja e gjërave ushqimore apo ngritja e peshave) dhe aktivitete fizike me pesha (si vrapimi).
- Shumica e fëmijëve dhe të rinjëve me sëmundje kronike mund të përfitojnë nga aktivitetet fizike me impakt të lartë (si kërcimi) që e ndihmon shëndetin e eshtrave.
Këtu janë disa sugjerime për fëmijët me sëmundje specifike:
Artriti idiopatik juvenil (JIA) është një sëmundje që shkakton enjtje dhe dhimbje në nyje.
- Fëmijët dhe të rinjtë me JIA të qëndrueshme mund të ushtrojnë pa e përkeqësuar sëmundjen e tyre. Ata duhet të zgjedhin aktivitete mesatare që e zhvillojnë fleksibilitetin dhe forcën.
- Ushtrimet në ujë bëjnë më pak tension në nyje dhe mund të përmirësojnë lirinë e lëvizjes së tyre, forcën dhe qëndrueshmërinë.
- Ushtrimet që kërkojnë impakt (si vrapimi) janë të rëndësishme për shëndetin e muskujve dhe eshtrave. Ato janë të sigurta kur sëmundja e nyjeve të fëmijës është e qëndrueshme. Konsultohuni me doktorin para se fëmija juaj të marr pjes në ndonjë sport konkurues që kërkon kontakt fizik.
Hemofilia është çrregullim gjenetik ku gjaku nuk koagulon siç duhet.
- Fëmijët me hemofili duhet të konsultohen me doktorin para se të marrin pjesë në sporte që kërkojnë kontakt apo përplasje, të tilla si shumica e arteve marciale, hokej apo futbolli.
- Ushtrimet i bëjnë muskujt më të fortë dhe ndihmojnë në mbrojtjen e nyjeve. Muskujt e fortë mund të zvogëlojnë gjakderdhjen.
- Çiklizmi, vrapimi dhe notimi janë aktivitete të mira për fëmijët me hemofili.
- Jepini udhëzime të shkruara trajnerit, mësuesit apo kujdestarit të fëmijës suaj, se si të dalloj, parandaloj dhe trajtoj gjakderdhjen.
Astma është sëmundje që shkakton probleme me frymëmarrje.
- Fëmijët me astma mund të marrin pjesë në çfarëdo aktiviteti fizik, për aq gjatë sa simptomat e tyre janë nën kontroll.
- Aktivitetet fizike mund t’i ndihmojnë fëmijëve me astma të zhvillojnë mushkëri të fuqishme.
- Aktivitetet si notimi kanë më pak gjasa të shkaktojnë probleme me astmë se sa aktivitetet që përfshijnë shumë vrapim.
- Mbani shënime për simptomat, shkaktarë dhe trajtimet, që t’ju ndihmojnë ju dhe doktorin e fëmijës suaj të zgjedhni aktivitetin më të mirë fizik.
- Tregoni mësuesve, trajnerëve dhe kujdestarëve për astmën e fëmijës suaj dhe se si t’i dallojnë, parandalojnë dhe trajtojnë vështirësitë në frymëmarrje.
Fibroza cistike (CF) është sëmundje gjenetike që e bëjnë gjakun të prodhoj mukozë të trashë e ngjitëse që prek mushkëritë dhe sistemin e tretjes, duke e bërë të vështirë frymëmarrjen dhe tretjen e ushqimeve.
- Fëmijët me fibrozë cistike mund të marrin pjesë në çfarëdo aktiviteti fizik për aq gjatë sa simptomat e tyre janë nën kontroll. Flisni me doktorin e fëmijës suaj para se të filloni çfarëdo ushtrimi.
- Ushtrimet që i rrisin rrahjet e zemrës dhe ndihmojnë mushkëritë të forcohen, të tilla si hiking, notimi apo vrapimi, janë më të mirat për fëmijët me fibrozë cistike.
- Fëmijët me fibrozë cistike nuk duhet të marrin pjesë në zhytje në ujë.
Si mund të mbështesin familja të jetuarit aktiv dhe shëndetshëm?
- Vendosni limite se sa kohë fëmija juaj mund të qëndroj para ekraneve (kjo përfshinë televizorin, kompjuterin, tabletët, video lojërat dhe telefonat). Për fëmijët e moshës 2 deri 5 vjeç, kufizoni kohën totale para ekraneve nën 1 orë në ditë. Koha e kaluar para ekraneve nuk rekomandohet për fëmijët nën 2 vjeç.
- Të luajturit e sporteve të organizuara (të tilla si të qenurit në një ekip të futbollit apo hokejit) nuk është e mjaftueshme për ti mbajtur fëmijët të shëndetshëm. Inkurajoni ata të jenë aktiv çdo ditë, duke ecur apo ngasur biçikletën tek shtëpia e shokëve, duke kërcyer në litar apo duke luajtur në sheshin apo parkun e lojërave të lagjes.
- Nëse i vozisni fëmijët tuaj në shkollë, provoni në vend të kësaj të ecni apo organizoni një klub të ecjes me fqinjtë.
- Inkurajoni fëmijën tuaj të përdorë shkallët në vend të shkallëve lëvizëse apo liftit.
- Përfshijeni fëmijën tuaj në aktivitete shtëpiake: bartjen e gjërave ushqimore, largimin e gjetheve apo borës.
- Sigurohuni që aktivitetet janë të sigurta. Fëmijët dhe të rinjtë duhet të bartin pajisje mbrojtëse për aktivitete si çiklizmi, patinazhi, skijimi, futbolli dhe aktivitete tjera fizike.
- Mos harroni të jeni një model i mirë!