“Aftësistë e përballimit” është kryefjala që ndoshta e keni dëgjuar shumë kohëve të fundit. Nësë e bëni një kërkim të shpëjtë, me siguri se do të gjeni me qindra linqe në lidhje me aftësitë e përballimit. Blogje dhe artikuj mbi këtë tematikë mund të ju ofrojnë këshilla të dobishme se si ti përdorni aftësitë e përballimit, por ato jo gjithmonë ofrojnë disa nga informacionet më të rëndësishme të prapvijës… gjëra si “çka janë aftësitë e përballimit?” dhe “pse i përdorni aftësitë e përballimit?” Kështu që ky artikull është një përpjekje e imja personale për të dhënë përgjigje në këto pyetje!
Si një terapiste, kam pasur me qindra biseda me klientët për aftësitë e përballimit, gjë që nuk është befasuese. Çka mund të jetë befasuese është së unë kam pasur biseda të ngjashme për aftësitë e përballimit edhe në jetën time personale … me miqtë, me familjen, dhe të afërm që i njoh shumë pak. Duket se ndërsa të gjithë po flasin për aftësitë e përballimit, shumë njerëz ende nuk e dijnë se çfarë janë ato
“Çka nënkuptojnë njerëzit kur thonë aftësitë e përballimit?”
“Çka janë aftësitë e përballimit?
Le të fillojmë me një definicion të gjërë, por të thjeshtë. Aftësitë e Përballimit (poashtu të quajtura Strategjitë e Përballimit apo Mekanizmat e Përballimit) janë mjete dhe teknika që ju mund t’i përdorni për t’ju ndihmuar të trajtoni emocione të vështira, të ulni stresin, dhe të vendosni apo të mbani një “rend të brendshëm”. Ato mund të jenë të dobishme për t’i përdorur kur ju ndiheni të zemëruar, të shqetësuar, të mërzitur, të stresuar, të mbingarkuar, apo edhe kur ndiheni mirë, për të ju ndihmuar të qëndroni të balancuar.
Mua më pëlqen t’i ndaj aftësitë e përballimit në dy kategori. Së Pari, atësitë e përballimit mund të jenë taktika të thjeshta që ju mund t’i përdorni në moment nëse ndjeni se keni nevojë të mbani kontrollë mbi emocionet tuaja. Për shembull, nësë zemëroheni vërtetë, nësë keni marr lajme të këqija, apo nësë jeni duke pasur një ditë posaqërisht të vështirë. Disa taktika që mund të ju ndihmojnë mund të jenë:
- Frymëmarrja e thellë
- Ushtrime të ndërgjegjes
- Teknika të “tokëzimit”
- Numrimi deri në 10
- Ecja për rreth lagjes për të menduar
- Bërja e një liste e gjërave “për të bërë” që po sillen në mendjen tuaj
Aftësitë e përballimit poashtu mund të jenë praktika më të zakonshme që ju i ndërtoni në jetën tuaj të përditshme për të ju ndihmuar që të mbani qetësinë mendore gjatë stresuesve jetësor. Këto mund të jenë gjëra si:
- Shkuarja në shtrat në kohë të përshtatshme
- Vizualizimi i ushtrimeve
- Të kesh kohë të rregulltë pushimi për të dekompresuar
- Të ushqyerit e shëndetshëm
- Të ushtruat
- Lidhja me shok dhe familjar
- Minimizimi apo ndalimi i përdormit të substancave
- Meditime Udhëzuese
- Kufizimi apo largimi nga kafeina
Sa aftësi të përballimit ju duhen njerëzve?
Kjo është një pyetje shumë e mirë pa një përgjigje konkrete. Në përgjithësi, njerëzit ia dalin më së miri me një shumëllojshmëri të gjërë të aftësive përballuese. Kjo për shkak se aftësitë që kryejnë punë më së miri për një gjë (le të themi zemërimi) jo domosdoshmërisht mund të ndihmoj me diçka tjetër (stresi, për shembull).
Kam qejf të mendoj për aftësitë përballuese si një “rryp me vegla”… kur ju ndërtoni diçka, me siguri se do te ju duhen më shumë së një vegël. Me siguri se do te ju duhet një çekiç, një kaçavidë, ndoshta edhe një çelës pune apo një metër. Aftësitë përballuese funksionojnë në të njejtën mënyrë! Përderisa ju e ndërtoni “rripin tuaj të veglave” dhe i zgjëroni metodat e përballimit, do të filloni të mësoni se cilat teknika funksionojnë më së miri për ju në situata të caktuara!
Si mund ta DI se cilat aftësi përballuese do të funksionoj për mua?
Është e rëndësishme të kuptoni se aftësitë e përballimit duken ndryshe për njerëz të ndryshëm dhe funksionojnë ndryshe bazuar në situata apo rretahan të caktuara. Ajo që funksionon për mikun apo komshiun tuaj mund të mos funksionoj për ju, dhe anasjelltas.
Zhvillimi i një grupi efektiv të aftësive të përballimit mund të nënkuptoj të mësoni më shumë për vetën tuaj dhe të bëheni kurreshtar se çfarë ju ndihmon e çfarë jo. Shpesh, ne duhet të kalojmë përgjatë disa sfidave, sprovave e gabimeve për të kuptuar se cilat aftësi përballuese funksionojnë më së miri për ne. Kjo mund të nënkuptoj eksplorimin e më shumë mënyrave të ndryshme të përballimit me situata të ndryshme, dhe të kapurit për ato aftësi që funksionojnë dhe flakja e atyre që nuk funksionojnë. Poashtu do të thotë të testoni aftësi të reja përballuese në situata me pak stresuese para se ti testoni ato në situata më shumë stresuese.
Në eksperiencën time, kam mësuar se përdorimi i diçkaje për t’a qetësuar trupin tim – si frymëmarrja- funksionon shumë më mirë për mua kur jam e shqetësuar sesa numrimi deri në 10. Por unë poashtu e di se nuk mund t‘i mbyll sytë dhe të marr frymë thellë nësë jam në makinë për shembull. Në atë rast, ndëgjimi i diçkaje që më qetëson funksionon më së miri.
Si mund të ndërtoj “kutinë e veglave” të aftësive të mia të përballimit?
Epo, lajmi i mire është që ju tashmë keni disa “vegla” (aftësi) të përballimit në “kutinë e veglave” tuaja, dhe ju mund edhe të mos e dini këtë! Nësë ndonjëherë keni dalur për të vozitur për t’u qetësuar kur ju jeni ndjerë të shqetësuar, kjo është të përdorni një aftësi të përballimit. Nësë ju pëlqëni që ta shëtisni kafshën tuaj shtëpiake dhe t’i mendoni gjërat edhe një herë kur ju jeni në ankth, kjo është një aftësi tjetër e përballimit.
Ndërkohë që ju mund të keni disa aftësi që i përdorni, ju çdo herë mund të punoni që të zgjëroni dhe të forconi aftësitë tuaja përballuese që i keni në “kutinë e veglave” të aftësive përballuese. Në fakt, ndonjëherë mund të zbulojmë se ajo që funksiononte më parë, nuk funksionon më aq mirë. Kur kjo ndodh është e dobishme që ta ndrroni aftësinë përballuese. Aftësitë tona përballuese mund ta humbasin efektivitetin për një serë arsyesh. Mund të ndodh për shkak se ne jemi në një ambient të ri apo një etapë të re të jetës apo një marrdhënie të re.
Një gjë që është me rendësi që të përmendet është diferenca ndërmjet aftësive përballuese të shëndosha/efektive dhe atyre jo të shëndetshme/jo efektive.
Ndonjëherë njerëzit kanë zhvilluar menyra jo të shendetshme ose jo efektive të përballimit që përfundojnë duke na penguar më shumë sesa që na ndihmojnë. Disa aftësi përballuese jo të shëndetshme që janë të zakonshme në kulturën tonë janë edhe kryerja e tepërt e aktiviteteve të caktuara si ngrënja dhe pirja, apo bërja pazare për të na ndihmuar në përballimin me ndjenja negative. Një tjetër aftësi përballuese e pashëndetshme është shmangia e bisedave apo detyrave të vështira, sepse ato janë shumë të pakëndshme për t’u përballur kokë më kokë. Këto teknika mund të ndihmojnë në uljen apo shpërqëndrimin nga ndjenjat e pakëndshme në moment të caktuar, por ato mund të çojnë në pasoja në planin afatgjatë. Në këso raste, mund të jetë e dobishme që të merrni mbështetje për të ju ndihmuar të ndërtoni aftësi përballuese më të shëndetshme/efektive.
Gjithësecili prej nesh has në kohra të vështira në jetë kur kemi nevojë për mbështetje shtesë për të na ndihmuar që të përballemi me situatat e caktuara. Nësë ndiheni sikur keni ngecur ose nuk jeni në gjendje të përvetësoni aftësi përballuese të shëndetshme, terapia grupore apo individuale mund të jetë një alternativë e mirë.
Shpresoj që ju tani ta keni një kuptim më të mirë se çka janë aftësitë përballuese dhe se si t’i përdorni ato në jetën tuaj. Poashtu, shpresoj që ju të ndiheni të lirë të provoni disa aftësi përballuese të reja në përpjekje që të ndërtoni “kutinë e veglave” personale.
Përktheu dhe përshtati: Visar A. Demiri, Prinderimi.com
Burimi: https://www.fleurishpsychotherapy.com/blog/everything-you-wanted-to-know-about-coping-skills