Ne të gjithë duam që fëmijët tanë të komunikojnë me respekt. Por, çka saktësisht do të thotë kjo dhe si mund t’ua shpjegojmë atë juve?
Komunikimi përbëhet jo vetëm nga fjalët dhe kuptimi i tyre, por edhe shprehja e fytyrës, gjuha e trupit dhe ndikimi tek dëgjuesi. Falë Vecteezy , një koleksion gjithëpërfshirës online, Moments a Day ka përgatitur një printim falas për të ndarë me ju, ndërsa Prinderimi e sjellë atë në gjuhën shqipe me përshkrimet përcjellëse, duke paraqitur atë se çka nevojitet për një komunikim mbushur me respekt.
Ky printim e ndan komunikimin në gjashtë aftësi specifike, të përshkruara si më poshtë:
Vëmendje – shikimi në sy
Kur shikojmë një person teksa flet, i tregojmë se po i kushtojmë vëmendjen tonë. Duke parë dikë, na kujtohet të përqendrohemi në atë që thotë dhe ne mund të kuptojmë më shumë duke vërejtur shprehjet e fytyrës dhe gjuhën e trupit.
Zë respektues
Mendoni për tonet dhe vëllimet e ndryshme të zërit tuaj kur flisni dhe çfarë variacionesh i përcjellin dëgjuesit. Çfarë do të thotë të përdorësh një zë të respektueshëm? Eksperimentoni me fjalët dhe tonet e zërit për të zbuluar.
Dëgjim i vërtetë
Është e thjeshtë të dëgjosh se çfarë thonë njerëzit, por dëgjimi i vërtetë kërkon përpjekje. Në vend që të mendoni se si ndiheni në këtë moment ose çfarë doni të thoni më pas, të dëgjoni do të thotë të lini mënjanë mendimet tuaja dhe të përpiqeni të kuptoni thellësisht atë që dikush po ju thotë.
Mendje e hapur
Ndonjëherë ne mund të hyjmë në komunikim duke menduar se tashmë e dimë të gjithë historinë. Megjithatë, shpesh kur kemi një mendje të hapur dhe dëgjojmë të tjerët, zbulojmë se ka shumë më tepër që nuk i dinim më parë. Të kesh një mendje të hapur është një pjesë e rëndësishme e komunikimit të respektueshëm.
Zemër e mirë
Të gjithë bëjmë gabime dhe të gjithë jemi në një rrugë tjetër në jetë. Edhe nëse nuk jeni dakord me fjalët ose veprimet e dikujt, mund të jeni të sjellshëm me ta. Ju mund të shprehni mendimin tuaj dhe të jeni të sinqertë pa qenë shpirtmadh apo i pasjellshëm. Për ta bërë këtë nevojitet një zemër e mirë.
Durim
Frymëmarrja brenda dhe jashtë mund t’ju kujtojë të merrni një moment për të kujtuar cilësinë e rëndësishme të durimit kur jeni duke komunikuar. Duhet kohë për të dëgjuar, kuptuar dhe ndarë. Durimi është një dhuratë për të tjerët, si dhe për veten tonë. Kur jemi të durueshëm, u lejojmë të tjerëve dhe vetes kohën që duhet për të shprehur atë që po mendojmë.
Punimin mund ta shkarkoni dhe ta printoni këtu: