Çfarë duhet të dinë prindërit për ekspozimin e paqëllimshëm ndaj niveleve të larta të kafeinës tek fëmijët?
Ju mund të keni dëgjuar për rreziqet e pijeve energjike për adoleshentët. Me raportet e të rinjve që përjetojnë ngjarje të rënda kardiake pasi kanë pirë pije me shumë kafeinë, dominimi i pijeve energjike në treg tashmë edhe mund të shkaktojë shqetësim serioz për prindërit.
Një raport i ri publikuar së fundi, zbulon se thirrjet e lidhura me pijet energjike në qendrat e kontrollit të helmimeve u rritën mbi 24% midis 2022 dhe 2023 në Amerikë. Sipas të dhënave të vitit 2023 nga Qendrat Amerikane të Helmimit , ata morën 2694 telefonata në lidhje me ekspozimin ndaj pijeve energjike te njerëzit nën moshën 20 vjeç. .
Të dhënat tregojnë gjithashtu se fëmijët e moshës 6-12 vjeç kishin rritjen më të madhe të ekspozimit ndaj pijeve energjike në mënyrë të paqëllimtë. Kjo do të thotë që fëmijët pa e ditur kanë konsumuar një pije energjike që përmban kafeinë shumë.
Pse pijet energjike mund të jenë të dëmshme për fëmijët?
Ekspozimet jo gjithmonë rezultojnë në një mbidozë ose helmim. Këto të dhëna tregojnë se shumë fëmijë nuk janë të vetëdijshëm për dëmin që pijet energjike mund t’u shkaktojnë atyre.
Siç u thotë Prindërve Kait Brown, PharmD, DABAT, “Mund të jetë sfiduese për të rinjtë të bëjnë dallimin midis pijeve që përmbajnë kafeinë dhe atyre që nuk përmbajnë”.
Pavarësisht nga specifikat e etiketës, sipas Brown, “pijet energjike nuk rekomandohen për fëmijët dhe adoleshentët për shkak të sasisë së sheqerit dhe kafeinës që ato përmbajnë.”
Gjithashtu sipas Brown, kafeina mund të jetë e dëmshme për të rinjtë menjëherë pas konsumimit, ashtu edhe me kalimin e kohës. “Përveç efekteve të mundshme afatgjata shëndetësore nga pirja e pijeve me sheqer, kafeina mund të rrisë ankthin, nervozizmin dhe pagjumësinë tek fëmijët dhe adoleshentët”, thotë ajo.
Pijet energjike janë veçanërisht shqetësuese pasi ato përmbajnë shumë më shumë kafeinë sesa pijet e gazuara dhe kafeja në treg, shton Maryann Amirshahi, MD, PharmD.
Ndonjëherë, pijet energjike përmbajnë 10 herë më shumë kafeinë se një pije freskuese dhe janë shumë më të larta se sasia e rekomanduar ditore e kafeinës nga Administrata e Ushqimit dhe Barnav: (për të rriturit deri në 400 miligramë). Ndërkohë, nuk ka asnjë sasi të provuar të sigurt të kafeinës për fëmijët.
“Nëse dikush do të konsumonte dy pije energjike në një ulje, kjo mund t’i vendosë ata në një sasi potencialisht toksike të përdorimit të kafeinës,” paralajmëron Dr. Amirshahi.
Ajo gjithashtu vë në dukje se kafeina nuk është i vetmi përbërës shqetësues në këto përzierje të ndritshme e të gazuara që tërheqin grupin e moshave më të reja. “Disa pije energjike përmbajnë përzierje shtesë stimuluese bimore që mund të kenë një efekt sinergjik me kafeinën, duke rritur rrezikun e toksicitetit”.
Dhe, siç theksohet në raport, fëmijët dhe adoleshentët mund të mos jenë të vetëdijshëm për sasinë e kafeinës në pijet që konsumojnë. Kjo është arsyeja pse Dr. Amirshahi thekson rëndësinë që prindërit të diskutojnë rreziqet e mbidozës së pijeve energjike tek fëmijët.
Shenjat e mbidozës së kafeinës
Studime të ndryshme dhe ekspertët me të cilët biseduam thonë se simptomat e një mbidoze të kafeinës që duhet të kërkoni tek fëmija juaj përfshijnë si më poshtl:
- Humbja e oreksit
- Të vjella
- Rrahje të shpejta të zemrës ose palpitacione
- Dridhje dhe ankth ose nervozizëm
- Probleme me gjumin
- Dehidratim
“Mbidoza e rëndë mund të shkaktojë simptoma kërcënuese për jetën, duke përfshirë rrahje të parregullta të zemrës dhe konvulsione”, thotë Brown. Doktoresha Amirshahi paralajmëron gjithashtu se këto simptoma mund të çojnë në humbja e mendjes apo edhe arrest kardiak, gjë që kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor.
Autore: Melissa Willets, Parents
Përktheu: Perparim Blakaj, Prinderimi.com