A duhet imponuar shijet e caktuara?
Prindërit dëshirojnë që fëmijët të marrin ushqime të çdo shijeje dhe përpiqen që fëmijët të hanë vetë, pa ua mësuar më parë me shijen. Por, nëse nuk i kushtohet vëmendje një detaji të vogël, një dëshirë e tillë në të shumtën e rasteve përfundon me zhgënjim.
Shija tek fëmija duhet zhvilluar gradualisht, nga pak stimulueset tek shumë stimulueset, duke filluar me qumështin e nënës. Pra, nëse fëmija mësohet që në moshë të hershme me ushqime shije të forta, nuk do të tregojë interes për ushqime me shije jo të forta, siç janë gatimet me perime. Duke e marrë në vlerën zero raportin e shijes të qumështit të nënës, kufiri i shijes duhet rritur me raport shijeje të pakësuar. Këtu duhet vënë në dukje edhe një detaj tjetër: ushqimet e njerëzve kanë një kufi të caktuar shijeje. Kur kapërcehet ky kufi tek fëmijët, hasen çrregullime në të ngrënë. Për shembull patatinat përmbajnë stimulues të shumtë me yndyrë, kripë, erëza dhe përbërës kimikë të tepërt.
Që fëmijës t’i jepet zakoni i të ngrënit është e rëndësishme që ushqimet që stimulojnë qiellzën të jepen gradualisht. Por këta stimulues s’duhet ta kapërcejnë pragun e shijes të ushqimeve natyrale.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Adem Güneş, “Si veprojnë fëmijët dhe pse?”