Ministria e Arsimit nuk lidhi kontratën kolektive me sindikalistët, ndaj këta të fundit revoltën do e shprehin në rrugë, para objektit të këtij dikasteri.
”Nuk do shkojmë në grevë menjëherë sepse s’na lejon Ligji, por sipas gjasave do përgatitemi për protestë me kryetarët e shoqatave sindikale që janë mbi 800”, thotë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Këto masa po s’pati reagim do përshkallëzohen shpejtë, pa i zënë fushata zyrtare.
”Në janar të mos kemi veprime sindikale sepse do lexohemi se po bëjmë për hir të atij apo dikujt, krejt do i kemi në dhjetor, edhe nëse do ketë grevë të përgjithshme do jetë në dhjetor për mos t’na thënë se po e bëni për fushatë”, shton ai.
Funksionimi pa këtë marrëveshje po konsiderohet se përbënë diskriminim.
”Mungesa e kontratës kolektive bënë dallim në trajtim për punonjësit për punën e njëjtë, nëse një i ka marrë të gjitha benificionet, tashmë ata mësimdhënës nuk i marrin sepse s’ka kontratë valide në fuqi”, vlerëson Naim Jakaj nga IKD. /KlanKosova
Derisa nga dikasteri arsimit patën deklaruar se diskutimi për kontrata kolektive mund të bëhet nga BSPK dhe Këshilli Ekonomik Social në nivel vendi, veçse kjo po shihet problematike.
”Përgjigja e Ministrisë ka qenë se nuk do ketë marrëveshje sektoriale me SBASHK por marrëveshje kolektive të përgjithshme, por si do bëhet kjo kur nuk ka Këshill Ekonomik Social?’’, shton Jakaj.
Nga Ministria nuk janë përgjigjur nëse do të veprojnë për t’i parandaluar masat sindikale të paralajmëruara nga SBASHK-u.