BUKA JONË E PËRDITSHME
Drithërat janë bimë të kohës së zhvillimi të civilizimit njerëzor. Drithërat janë zbuluar gjatë disa mija vitesh; nga këto sot tërë civilizimi ushqehet në mënyrë masive. Prandaj është krijuar bindja se buka, orizi dhe patatet janë ushqim i domosdoshëm, gjë që nënkupton edhe një lloj varësie të domosdoshme.
Për ushqimin optimal buka dhe drithërat janë ushqim i rrezikshëm për shëndetin e njeriut – nëse hahen mbi 100 apo150 gramë në ditë. Buka dhe drithërat është më së miri të mos përdoren fare, sepse 100 gramë bukë kanë në vete rreth 45% karbohidrate (KH). Bukën mund ta hamë nëse dikush do, por assesi nuk bën ta teprojmë me sasitë e karbohidrateve, sepse, siç kemi theksuar më lart, njeriu nuk është mirë të ha më shumë se 50 gramë karbohidrate. Bukën dhe brumërat jo vetëm se nuk është mirë me i ngrënë, por jetohet shumë mirë pa bukë e pa brumëra.
SUPAT NË USHQIMIN OPTIMAL
Edhe supat në ushqimin optimal janë të rëndësishme, dhe është me rëndësi të dimë se supat po ashtu duhet të përgatiten me yndyra të pastra të shtazëve. Thjesht përgatiten sipas dëshirave individuale. E VËRTETA MBI VLERAT USHQYESE TË PEMËVE DHE PERIMEVE Pemët edhe perimet gjithmonë dhe gjithkund përmenden se janë shumë të shëndosha. I tërë njerëzimi është bërë i varur nga këta fruta. Mos, vallë, ndoshta mund të jetë edhe e kundërta!? Pemët dhe perimet më së miri është që të përdoren vetëm si fruta shërues dhe jo patjetër si fruta për ushqim.
Nuk është e domosdoshme që të ngopemi duke ngrënë e as t’i përdorim për t’i shijuar, sepse sa më shumë që i hamë ato, aq më shumë do të bëhet njeriu i varur dhe shëndetit mund t’i kanoset rreziku shumë shpejt; gjithçka që teprohet është e dëmshme. Pemët, sidomos ato që janë shumë të ëmbla, jo vetëm që janë të shijshme, por edha përmbajnë sasi të mëdha të sheqernave (karbohidrateve), mu për këtë pemët mund të jenë ngarkesë e madhe për organizmin e njeriut. Në 100 gramë mollë ka rreth 12 gramë sheqerna, në 100 gramë banane ka 24 gramë sheqerna etj.
Shumica e perimeve përmbajnë sasi të madhe të ujit, dhe sasi të mëdha të mineraleve ose vitaminave, që mund të jenë si materie ushqyese të tepërta për njeriun. Nuk është mirë për organizmin tonë që, pa nevojë, ta ngarkojmë me materie ushqyese që janë tepricë dhe të mundimshme për organizmin.
Përse ta ngarkojmë organizmin për së tepërmi? Gjithçka që është e tepërm, në vend se të na bëjë mirë, do të na bëjë dëm, madje shumë të madh. Më së miri është që pemët dhe perime t’i përdorim me doza të kufizuara, për tretjen e ushqimit si dhe për efekte mjekësore – shëndetësore. Pemët dhe perimet përmbajnë 75% – 90% ujë, karbohidrate dhe materie tjera ushqyese. Ujin më së miri është ta pimë dhe ta shijojmë si ujë të freskët, nuk është mirë organizmin ta ngarkojmë pa nevojë me pemë e perime.
Nuk ka nevojë të hamë më tepër sesa na duhet, sepse e ngarkojmë edhe jashtëqitjen. Sheqeri i pemëve absorbohet lehtë dhe shpejt. Fruktoza e pemëve, kur e marrim, shumë shpejt bën rritjen e sheqerit në gjak, ku pankreasi nxitet për të prodhuar më shumë insulinë. Nëse organizmi nuk mund të prodhojë insulinë të mjaftueshme, fillon të paraqitet diabeti – sëmundja e sheqerit. Askush nuk ndien dhimbje kur është duke u dëmtuar pankreasi. Ata të cilët hanë shumë gjëra të ëmbla, përmes ëmbëlsirave, pemëve dhe brumërave, vazhdimisht e dëmtojnë pankreasin. Thamë ma herët se dobësia e pankreasit është se ai nuk ndien kurrfarë dhimbjeje, kurse nga të tepruarit me karbohidrate dhe sheqerna të ndryshme, ai veç dëmtohet në njëfarë mënyre pa u hetuar ky rrezik. Sa më shumë që dëmtohet pankreasi, rreziku është më i madh për organizmin, sepse pa ndihmën e qelizave B të pankreasit, organizmi i njeriut nuk ka mundësi ta bëjë tretjen e sheqernave. Sa më shumë sheqer që mbetet në organizëm, pa u tretur, ose pa u përpunuar në yndyrë, organizmi aq më shumë ndjen nevojë për sheqer; disi, në njëfarë mënyre, organizmi nuk di të ngopet. Sheqeri i tepërt në organizëm mbetet në gjak në formë të shurupit. Shurup në gjak do të thotë sëmundje e cila bën dëme katastrofale në shëndetin e njeriut. Shurupi i fur qelizat dhe ua pengon mundësinë për t’u furnizuar me oksigjen. Qelizat B vdesin njëra pas tjetrës, kurse qelizat B janë organet më të rëndësishme që e prodhojnë hormonin e insulinës dhe vetëm hormonet e insulinës e bëjnë shndërrimin e sheqerit në energji. Pemët dhe perimet përmbajnë në vete celulozë, e cila është shumë e vështirë për t’u tretur në organizmin e njeriut; shtazët e kanë aftësinë për ta bërë tretjen e celulozës.
Vlen të përmendet se shumicën e pemëve ose perimeve të cilat njeriu i konsumon, shtazët nuk kanë shije për t’i ngrënë ato. Njeriu në njëfarë mënyre është stërngrënës i gjithçkahit. Shihni për shembull se çfarë hanë kinezët, dhe disa popuj tjerë – nuk ka çfarë nuk hanë! Sëmundja e stërngrënies tek shumë njerëz është bërë si lloj fobie. Njerëzimi është mësuar për të ngrënë sa ma shumë pemë dhe perime, kinse na qenka e shëndetshme kjo; kurse, përkundrazi, njerëzit janë gjithnjë e më të sëmurë. Me të ushqyerit optimal përdoret gjalpi, tëlyeni, djathi, veza etj. Vitaminat që gjenden në gjalpë apo djathë janë të tretshme dhe të mjaftueshme. Një porcion i vogël, afro 100 gramë mëlçi e zezë, na furnizon me vitamina të rëndësishme për 10 ditë rresht, kurse një kg pemë apo perime nuk mjafton as për së afërmi. Për ushqimin optimal preferohen, në një far mase, t’i përdorim pemët e yndyrshme: arrat dhe lajthitë.
Pemët tjera më të preferuara janë: qershizat, manaferrat, dredhëzat në veçanti dhe mitrat. Nga perimet preferohen: lakrat, trangujt, me masë: domatet, specat etj. Më së miri është të bëhen turshi, me ç’rast janë më të lehta për tretje. Pemët e ndryshme janë më të lehta për t’i ngrënë nëse i bëjmë marmelatë, kuptohet të hahen vetëm me masë jo të tepruar. Mos të harrojmë se pemë biologjike kanë materie ushqyese më shumë dhe janë më të shëndosha.
TË PIRËT DHE PIJET
Uji i thjeshtë është mbreti i të gjitha pijeve që ekzistojnë. Ushqimi optimal përdor pije pa ëmbëlsime, dhe kjo nuk është e kufizuar. Çaji pihet pa sheqer, kafja gjithashtu etj. Qumështi ka përbëje të sheqernave të laktozës. Më së miri është të pimë në masë jo të tepruar: një gotë është e mjaftueshme. Qumështi me kajmak 35% është më i preferuari për shëndet dhe plotëson nevojat energjetike e vitaminoze.
Duhet t’jua kujtoj se pijet e sotit, të cilat dita-ditës sa shkojnë e shtohen, të gjitha ato kanë sasi të tepruar të sheqerit dhe të koncentrateve kimike. Asnjë pije industriale nuk është e shëndoshë. Të gjitha pijet janë të dëmshme. Këtë e di gati se çdokush, por ato i përdorin sepse iu jepet mundësia, harrojnë se janë duke e rrezikuar shëndetin. Industritë e pijeve kanë përfitime shumë të mëdha, kurse njerëzimi pëson humbje katastrofale.
Autor: Nijazi Basha, ‘’Ushqimi optimal, dieta moderne dhe ushqimi i përditshëm në Kosovë’’
Prinderimi.com