Është vështirë të bëhet ndarje midis kohëve për dialog, bashkëbisedimit, dhe bisedës së çastit në jetën e një çifti martesor. Afërsia e tyre me njëri-tjetrin dhe fakti që secili prej tyre është për tjetrin burim kryesor i shoqërisë, kënaqësisë, mbrojtjes dhe kujdesit, e bën mjaft të vështirë dhe të papëlqyer t’i vendosen rregulla marrëdhënieve të tyre. Megjithatë, ne mund të themi se suksesi i dialogut midis një çifti dhe aftësia e tyre për të përfituar nga koha e lirë dhe për t’i kapërcyer së bashku sfidat e tyre do të kërkojë dy gjëra kryesore:
Së pari, identifikimi i qëllimit kryesor të komunikimit që synojme ta ndërtojmë në mes tyre.
Së dyti, planifikimi i dialogut të tyre dhe menaxhimi i tij si duhet, kështu që të jetë i vazhdueshëm dhe të japë rezultate.
Sa i përket qëllimit të komunikimit, mendoj se qëllim bazik i çdo Iloji të marrëdhënieve midis tyre duhet të jetë ushqimi i lidhjes së tyre. Forcimi i lidhjes midis dy mendjeve, dy shpirtrave, dy zemrave, dy pozicioneve të ndryshme, dy interesave dhe dy pikëpamjeve të jetës në përgjithësi, si dhe i të ardhmes së familjes në veçanti.
“Një lidhje e përmirësuar midis një çifti do të çojë në përmirë- simin e mjedisit të përgjithshëm familjar dhe për pasojë do të ketë të kuptuar më të mirë të nevojave dhe dëshirave të njëri-tjetrit. Kjo më në fund prodhon një atmosferë të mirë familjare, të mbushur me besim dhe mbështetje të ndërsjellë.”
Në rast se kjo arrihet, shumë probleme do të zhduken në mënyrë të natyrshme, duke lënë vetëm disa më të vogla, të cilat zgjidhen lehtë ose në fund të fundit munden të përballohen. Mungesa e vlerësimit të kësaj ka bërë që shumë diskutime dhe takime të shumë familjeve të bëhen raste për huajësim, ankesa, murmuritje dhe ofendime. Shpesh kjo është pasuar me keqardhje për fjalët e thëna, duke konsideruar gjithçka si humbje kohe.
Bashkëshorti është përgjegjës kryesor për forcimin e marrëdhënieve midis tij dhe bashkëshortes. Bashkëshortja e tij pret nga ai shikime kujdesi shumë herë më shumë sesa ai pret prej saj. Ai gjithashtu mendon se ai duhet të kuptojë më mirë. Dhe pa marrë parasysh a është e logjikshme kjo apo jo, ajo pret prej tij që ai t’i përmbushë pritjet e saj me çdo mënyrë të mundshme. Sa i përket planifikimit të komunikimit midis çifteve, kam renditur këto pika:
1. Koha e zgjedhur për dialog duhet gjithmonë të ketë pajtimin e të gjithëve. Nuk duhet të ndodhë diçka si kjo “Shikoni, ka diçka të rëndësishme për të biseduar, ju lutem ndalni gjithçka që jeni duke bërë”, ose “dëshiroj të bisedoj me ju menjëherë, dhe mendoj se atë që kam për ta thënë është më e rëndësishme sesa përgjigja në telefon”. Kjo do të ishte e gabuar, sepse secili prej tyre do të vijë për takim me shpresë që ai të mbarojë sa më parë. Mos mbajtja e një dialogu është më mirë sesa mbajtja e tij nën këto kushte. Në vend të kësaj, ne mund të themi: “Kur po pimë kafe? Kemi diçka të rëndësishme për të biseduar. A jeni gati të mblidheni pas një ore?”
Duhet të mos harrojmë se rregulli i artë për mbajtjen e marrëdhënieve të mira është që gjithmonë t’i tërheqim të tjerët të bëjnë diçka, e jo ti detyrojmë. Kur ekziston një tërheqje e tillë e ndërsjellët, dialogu mund të jetë i frytshëm e jo kur takimet mbahen nën presion ose detyrim.
2. Kur çiftet ulen për të diskutuar një çështje ose për të zgjidhur një problem është me rëndësi që ata t’i japin vetes mjaft kohë për atë, për shembull gjysmë ore nuk do të ishte e mjaftueshme për një diskutim që kërkon një orë. Koha e ngushtë mund t’i bëjë ti ndërhyjnë njëri-tjetrit, mund t’i bëj të marrin vendime të pamatura dhe të ngutshme, të cilat vetëm sa do t’i rrisnin dallimet midis tyre. Për rrjedhim, dialogjet duhet të mbahen kur ka mjaft kohë për ta dhe truri është i relaksuar.
3. Lidhja midis një çifti martesor është shumë komplekse. Ajo është e thellë dhe intime, spontane dhe e lehtë, mirëpo në të njëjtën kohë është delikate, sipërfaqësore dhe e ndjeshme. Suksesi i saj varet nga aftësia për t’i balancuar shumë faktorë. Për këtë arsye ajo kërkon menaxhim special. Në përgjithësi asaj më tepër i ndihmon karakteri i ndershëm sesa inteligjenca intelektuale ose dituria e gjerë. Bashkë- shorti dhe bashkëshortja duhet të jenë dy njerëzit më të afërt në sipërfaqe të tokës, megjithatë, secili prej tyre duhet të ketë mundësi për të ushtruar individualizmin e tij në të gjitha aspektet. Për shembull, një grua mund të mos pëlqejë që bashkëshorti i saj të flasë për mospajtimet midis prindërve të saj. Një bashkëshorti mund të mos i pëlqejë të mbajë takimin në tavolinën e bukës. Një bashkëshorte mund të urrejë gjella të caktuara. Të gjithë këta shembuj të veçantive duhet të respektohen dhe akomodohen.
Dialogu është një marrëdhënie njerëzore në të cilën njerëzit ndikojnë te njëri-tjetri. Për rrjedhim në fund të dialogut pritet të ndodhin disa ndryshime në mendime dhe pozicione që janë mbajtur para dialogut. Kjo nuk duhet të shihet si një lloj humbje ose e metë në mendime. Allahu e mëshiroftë Imam Shafiun i cili ka thënë: “Mendimi ynë është i saktë, por ka mundësi të jetë i gabuar dhe mendimi i kundërshtarëve tanë është i gabuar por ka mundësi të jetë i saktë.”
Ai gjithashtu ka thënë: “Pasha Allahun, kurrë nuk kam debatuar me dikë përveç se i jam lutur Allahut ta bëjë të vërtetën të manifestohet në gjuhën time ose në gjuhën e tij.”
Kur dikush fiton në një dialog, ai ose ajo duhet të zbusë dhimbjen e tjetrit duke i thënë fjalë qetësuese: “Edhe unë një herë kam menduar ashtu, por e kuptova se e kisha pas gabim.”
Ne nuk duhet të harrojmë se parimi primar është të forcohen marrëdhëniet para së gjithash.
“Pjesë e kujdesit për marrëdhëniet me partnerin e jetës është të shmangen fjalët që përbuzin ose poshtërojnë palën tjetër.”
Kurrë mos i thuaj bashkëshortes: “Sikur të mos ju martoja do të mbeteshit pa u martuar.” Ose ti thuhet bashkëshortit: “Prindërit e mi pranuan propozimin tënd nga keqardhja për ty. Një mijë burra të tjerë do të ishin fatlum sikur të më kishin pasur grua.” “Ose “Biri juaj po duket se do të bëhet arrogant në të ardhmen, sepse po ndikohet nga vëllai yt.”
As ndonjë grua nuk duhet t’i thotë bashkëshortit: “Bija jote do të ngelë në shkollë sikur motrat tua.”
Deklarimet e tilla e shkatërrojnë lidhjen martesore dhe nga ajo mbetet veç hija e saj. Ekzistojnë një numër i rasteve kur një “jo” e prerë është e domosdoshme:
- Kur takimi për dialog shfrytëzohet si mundësi për të bërë kërkesa Ka shumë njerëz që mendojnë se kur bashkëshorti/bashkëshortja e tyre kërkon dialog për një çështje me rëndësi, ai ose ajo do ta shfrytëzojë si rast për të bërë kërkesë për para, për faljen e një anëtari fajtor të familjes ose për ndonjë kërkesë tjetër. Natyrisht se kjo mund të ndodhë nganjëherë, mirëpo nuk duhet të lejohet të bëhet shprehi.
- Ne duhet t’i themi “Jo” kërcënimit, si për shembull të thuhet “Nëse nuk na lejon të ulemi dhe të diskutojmë për këtë dhe atë, atëherë unë do të shkoj te shtëpia e prindërve të mi”, “Nëse nuk na tregon se çfarë ka ndodhur kur nuk kam qenë në shtëpi, kurrë nuk do të shohësh ndonjë të mirë prej meje.” Kjo nuk lejohet sepse e dobëson lidhjen midis bashkëshortit dhe bashkëshortes.
- Nuk duhet të psherëtijmë ose të murmurisim nga pakënaqësia, përderisa diskutimi është duke vazhduar, sepse kjo i jep palës tjetër përshtypjen se diskutimi nuk është i dobishëm dhe nuk është i tolerueshëm.
- Nuk duhet të bëhet ndonjë deklaratë pesimiste që mund të shkatërrojë ëndrrat dhe aspiratat e të tjerëve. Një burrë thotë: “Dëshiroj t’i shoh djemtë e mi të bëhen të mëdhenj dhe të respektueshëm.” Gruaja e tij pesimiste përgjigjet: “Bëhu real dhe mos ëndërro. Biri yt ka mbaruar vetëm shkollën e mesme, ndërsa bija jote nuk dëshiron ta mbarojë as filloren, sepse e urren shkollën. Sa ëndrra të mëdha ke?!” Kjo është e pasjellshme dhe zhgënjyese për bashkëshortin. Më mirë do të ishte të thuhej: “Po, unë ëndërroj sikur ti, por të ndalemi e të bisedojmë për ndihmën që mund t’u ofrojmë atyre për t’i realizuar ëndrrat tua lidhur me ta?”
- Nuk duhet të inkurajohet që ndonjëra palë të ndihet e mposhtur dhe të tërhiqet nga dialogu në emër të ruajtjes së “qetësisë familjare”, ose për t’i dhënë kohë që të ftohen gjërat. Disa njerëz ndihen të mposhtur ose të stresuar në një dialog dhe reagimi i tyre është lënia e takimit befasisht duke thënë se atë po e bëjnë vetëm si sakrificë për të shmangur lëndimin e palës tjetër. Pak e dinë se veprimi i tyre është ajo që më së shumti lëndon dhe e përkeqëson gjendjen.
Sado që flasim për barazinë midis burrave dhe grave dhe mënyrën si afrohen pikëpamjet nëpërmjet ngjashmërisë së edukimit dhe besimit fetar, e vërteta është se ka dallime të mëdha në ndërtimin trupor, psikologjik dhe mendor të burrave dhe grave. Kjo natyrisht shpie në dallime rolesh dhe detyrash, të aspiratave dhe pritjeve dhe madje në dituri dhe përvoja. Kur ata të dy bashkohen si një familje e vetme, dallimet e tyre kanë prirje të ndeshern ka shije, dëshira, opinione, interesa dhe kritere të ndryshme.
Një çift duhet t’i shohë këto dallime si burim potencial të sprovës derisa ata të dy të mësojnë t’i menaxhojnë dhe t’i pajtojnë ato mirë me njëra-tjetrën.
“Dallimet midis çifteve mund të shkatërrojnë jetën familjare siç ndodh shpesh, mirëpo ato gjithashtu mund të pasurojnë jetën familjare me një ndjejë të bashkëpunimit plotësues duke punuar me parimin: ‘Ne dallojmë për të kooperuar.””
Ndoshta duhet të nxjerr në pah disa nga këto dallime:
1. Është e qartë se nevoja e një gruaje për dialog me bashkëshortin është në përgjithësi më e vogël sesa ajo e një burri me bashkë- shorten. Për rrjedhim, kur bashkëshortja e thirr bashkëshortin për një dialog, atij nuk i shkon mendja se ajo po e bën këtë për të përmbushur dëshirën e saj natyrale për afërsi, për të bashkëbiseduar dhe për t’u dëgjuar. Një burrë shpesh pyet se cili është qëllimi i atij dialogu. Sa kohë nevojitet për të dhe cili do të jetë rezultati i tij i mundshëm. Ai pyet se cilat do të jenë rrethanat e dialogut, një pyetje që përfaqësuesit e dy kompanive tregtare do të bënin para se të mbanin një dialog për një marrëveshje biznesi.
Në anën tjetër një grua mund të mos jetë e prirë të pres zgjidhjes e menjëhershme të problemeve, e as që çështjet të trajtohen me logjikë të pastër. Ajo madje mund të mos merakoset për qëllimet e një dialogu, e as për rezultatet e tij. Kjo është arsyeja më e rëndësishme që dialogu të dështojë midis çifteve.
“Meqenëse të kuptuarit e një problemi është hapi i parë drejt zgjidhjes së tij, çifti duhet të bëjë lëshime te njëri-tjetrit dhe të marrë rrugën e pajtimit.”
Të marrin një shembull. Le t’i thotë gruaja bashkëshortit të saj: “Dëshiroj të bisedojmë për tridhjetë minuta daljen e shpeshtë të të birit nga shtëpia. Mendoj se kam disa ide të dobishme për të sugjeruar lidhur me këtë.”
Bashkëshorti le të lejojë që takimi të zgjatet më shumë sesa ka kërkuar, duke e ditur natyrën e grave. Po ashtu, le të presë se do të jetë më tepër se një temë e vetme dhe gjithashtu le të presë se bashkëshortja e tij mund të ketë më tepër se një ide për të shprehur. Le të jetë i durueshëm për t’u përballur me këtë, sepse nuk është i vetmi në botë që i përjeton këto gjëra.
2. Kur një burrë ballafaqohet me sfida jashtë shtëpisë, për shembull në vendin e punës, ose me njerëz të caktuar, nga natyra e tij ai nuk ia zbulon familjes së tij, sepse e di se ata nuk mund t’i ndihmojnë dhe nuk dëshiron ti mërzisë. Burri ka prirje të kalojë në mendime private për problemin e tij dhe të gjejë zgjidhjen larg dijenisë së familjes së tij. Mirëpo, për shkak të dashurisë, fisnikërisë dhe brengës së saj për bashkëshortin, një grua do të dijë se diçka po e shqetëson bashkëshortin e saj. Ajo do të dëshirojë të ofrojë sugjerime për t’i ndihmuar të dalë nga problemi.
Megjithatë, ky lloj i natyrës ka gjasë të hasë në refuzimin e bashkëshortit për brengën e saj dhe ftohtësisë ndaj sugjerimeve të saj. Kjo vetëm ia shton brengat e saj. Ajo që bashkëshortja do të duhej ta bënte është të linte atë të qetë dhe t’i ofronte vetëm mbështetje psikologjike: “E di që shpejt do të kapërcesh këtë problem, ti ke kapërcyer probleme më të mëdha se ky. Sidoqoftë, më trego kur dëshiron të hash me ne, ose kur dëshiron ndonjë kafe. Dhe nëse dëshiron diçka, do ta sjell.”
Nga ana e saj, kur një grua përballet me një sfidë, ajo gjen ngushëllim në bisedë me bashkëshortin, me fëmijët ose me disa shoqe të saj. Ajo ndien se nëpërmjet kësaj ajo do të arrijë ti nënshtrojë gjërat e frikshme që ka menduar t’i bëjë. Megjithatë gruaja me këtë nuk kërkon zgjidhje të problemit, mirëpo kërkon ta dëgjojë dikush dhe ta inkurajojë. Burri, në anën tjetër, nuk është i vetëdijshëm për këtë. Ai e lë atë me problemin e saj dhe kjo e shton pakënaqësinë e saj me të dhe ndjenjën se ai nuk kujdeset për të dhe nuk e mbështet në kohë të vështira. Sigurisht dituria për dallimet e natyrës dhe pritjeve do të ndihmojnë shumë për t’i afruar çiftet drejt të kuptuarit të njëri-tjetrit.
3. Është e qartë se gratë shfaqin një aftësi më të madhe për biseda dhe debate sesa burrat, ajo gjithashtu ka aftësi më të madhe të hyjë dhe dalë nga tema origjinale pa humbur substancën e bisedës. Duke menduar se burri i saj është sikur ajo, gruaja mund të ndërpresë bisedën e burrit shpesh kur bëjnë një diskutim dhe asnjë problem nuk e sheh në këtë. Në fakt, nëse pas shumë ndërprerjeve dhe largimeve nga tema, ajo shtron një pyetje në të cilën bashkëshortin e gjen tepër të ngadalshëm në përgjigje, ajo befasohet dhe shpejt mendon se e ka hutuar. Burri duhet ta trajnojë gruan të bisedojë ngadalë dhe të mendojë para se ta thotë një fjalë. Ata duhet të mësojnë që kurrë të mos e bojkotojnë njëri-tjetrin në një diskutim, sidomos kur të trajtojnë çështje të rëndësishme dhe probleme urgjente që kërkojnë qetësi dhe përqendrim.
Në një dialog, gruaja më shumë përdor ndjenjat dhe për këtë arsye ajo bën gjykime lehtë, konkludon çështje të mëdha brenda sekondave, sikur në rastin kur kërkon divore me shpejtësinë e vetëtimës. Burri nuk është kështu. Burrat duhet të jenë më të dhembshur dhe të komunikojnë më tepër me bashkëshortet e tyre në kohë të sprovave. Gruaja gjithashtu duhet të dijë se kur bashkëshorti i saj përgjigjet ngadalë gjatë një dialogu dhe kur merr një vendim të rëndësishëm, kjo është për përfitim të ndërsjellë.
Sigurisht se përpjekja për të përmirësuar të kuptuarit e ndërsjellë do t’i ndihmojë çiftit t’i kapërcejnë krizat dhe vështirësitë. Kjo do të ndihmojë për të bërë familjen më të qetë, më të sigurt dhe më të bukur.
Mbaje në mend:
- Shumë studime tregojnë se mungesa e dialogut në jetën martesore është në mesin e shkaqeve primare të shqetësimeve dhe divorcit eventual.
- Dialogu në një martesë është qëllim në vete. Dhe heshtja e një burri e pengon bashkëshorten e tij. Për rrjedhim, burri duhet të bëjë shprehi të bisedojë me bashkëshorten e tij, madje edhe kur nuk ka asgjë serioze për të diskutuar.
- Dialogu mbron jetën martesore nga shumë probleme dhe e ruan atë nga stagnimi.
- Suksesi i një dialogu midis një çifti kërkon që ata së pari të përcaktojnë qartë objektivin e komunikimit, pastaj të planifikohet dialogu.
- Nuk është e sjellshme të detyrohet cilado palë të mbajë një dialog kur nuk janë gati për të dhe nëse ka ndonjë problem duhet ti jepni vetes mjaft kohë ta zgjidhni atë.
- Lidhja midis një çifti është shumë e thellë, por është shumë e thyeshme dhe ka nevojë gjithmonë të mbrohet.
- Nuk duhet të ketë kërcënime, e as shfaqje të ekzagjeruar të emocioneve dhe dialogu nuk duhet të shfrytëzohet si rast për të prezantuar kërkesa.
- Çiftet duhet të ushtrojnë durim kur të bëjnë dialog dhe ti rezistojnë dëshirës për t’u tërhequr plotësisht prej tij.
- Burrat dhe gratë janë krijesa të ndryshme dhe suksesi i tyre në mbajtjen e dialogjeve varet në aftësinë e secilit për të kuptuar tjetrin.
Autor: Prof. Dr. Abdulkerim Bekkar, ”Ndërveprimet në familje”
Përgatiti: Prinderimi.com