Nuk mund të fsheh gëzimin për vetëdijesimin e shoqërisë lidhur me rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të mira midis bashkë- shortit dhe bashkëshortes. Shumica e njerëzve kanë filluar të kuptojnë se ata që më së shumti mund t’u sjellin lumturi janë njerëzit më të afërt të tyre. Po të njëjtit mund të sjellin edhe mjerimin dhe lëndimin më të madh. Askush nuk është më i afërt për një grua sesa bashkëshorti i saj, sikurse edhe ajo është personi më i afërt për bashkëshortin. Si mund të shprehet kjo më bukur sesa me fjalët e ajetit vijues të Kur’anit:
“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.”Rum, 21
Ajo që përbën bazën e lidhjes midis një çifti martesor është komunikimi, qetësia, siguria dhe mëshira për njëri-tjetrin. Kur këto dobësohen ose nuk gjenden, martesa zbehet dhe i mungon substanca. Ajo shpejt bëhet barrë dhe burim i shqetësimeve. Studimet kanë treguar se mungesa e komunikimit në martesë është shkak i shqetësimeve martesore, ftohjes dhe divorcit.
Ka një përqindje të madhe të bashkëshortëve dhe bashkë- shorteve, të cilat e shohin jetën martesore si një hall të vërtetë. Mirëpo, ata nuk dalin prej saj për shkak të fëmijëve ose për shkak të fjalëve të njerëzve. Kur gjërat përkeqësohen aq shumë, martesa e humb qëllimin themelor të brendshëm dhe mbetet vetëm për arsye të jashtme. Në një anketë që është bërë, të gjithë bashkëshortët dhe bashkëshortet që kanë marrë pjesë e kanë konsideruar komunikimin si element bazë për lumturinë e tyre dhe si të domosdoshëm në kapërcimin e problemeve midis tyre.
Megjithatë, duket se problemi i vërtetë buron nga paaftësia e çifteve për të kuptuar natyrën e partnerëve të tyre në martesë, nevojave dhe aspiratave të tyre. Kjo shpesh e bën dialogun të kotë dhe kotësia që ata e shohin në dialog, bën që ata të bëjnë atë më pak.
Dikush mund të bëjë një pyetje: Pse të bisedojmë për dialogun midis çifteve kur është folur aq shumë për dialogun në mesin e anëtarëve të familjes si tërësi në kapitujt e mëparshëm. Përgjigja është se ajo që duhet të dialogohet në mes të çiftit mund të mos gjejë vendin e përshtatshëm në dialogun familjar. Megjithatë, ne mund të themi se shumica e asaj që është thënë për dialogun familjar nga rregullat dhe etika mund të zbatohet në të gjitha rastet e nego- ciatave dhe debatit. Këtu do të përqendrohem në atë që mendoj se do t’i ndihmoj çiftet të arrijnë një dialog të mirë dhe të suksesshëm, kështu që ata të mund të kryejnë në mënyrë efektive përgjegjësinë e tyre të edukimit të fëmijëve dhe me qëllim që të jetojnë një jetë të kënaqshme, plot lumturi dhe mirëkuptim të ndërsjellë.
Dialogu nuk është vetëm mjet, por është qëllim në vetvete. E kam përmendur përpara se dialogu ndodh vetëm kur ka mospajtime midis dy ose më tepër njerëzve, përndryshe ai është thjesht një bashkëbisedim. Mirëpo, natyra e marrëdhënieve midis një çifti, dallimet në natyrën e tyre dhe në të kuptuarit e çështjeve, të gjitha këto e bëjnë dialogun një qëllim të dëshiruar në vetvete, pa marrë parasysh a ka konflikt apo jo.
Një studim ka konstatuar se një grua shqipton mesatarisht 13,000 fjalë në ditë, kurse një burrë shqipton mesatarisht 8,000 fjalë. Kjo tregon se gratë janë më të prira për biseda. Burri punon shumicën e kohës jashtë shtëpisë. Kjo e bën gruan të presë që ai të jetë me përvojë më të madhe, më tepër i informuar dhe më domethënës në atë që e thotë sesa ajo. Përveç kësaj, një grua ndihet më e sigurt kur bashkëshorti i saj flet me të, duke shfaqur filozofinë e Sokratit, i cili ka thënë: “Fol të shoh kush je.”
Nga biseda me të, gruaja mund të sigurohet për mirëqenien e bashkëshortit, mund të sigurohet se ai nuk po ballafaqohet me ndonjë problem të punës ose të sigurimit të jetesës, ose se nuk po mban ndonjë mëri ndaj saj. Për të gjithë këtë, një grua beson se bashkëshorti ka detyrë të flasë, të krijojë një temë për bashkëbisedim. Për këtë arsye shumë burra akuzohen nga bashkëshortet e tyre se janë tepër të heshtur ose të paaftë në fillimin e një bashkëbisedimi me to. Pa e gjykuar këtë si të mirë ose të keqe, ne pohojmë se burri duhet të bartë përgjegjësinë e zhvillimit të komunikimit në martesën e tij, sikurse që pritet prej tij të sigurojë jetesën dhe akomodimin. Nga ky këndvështrim, nuk është e drejtë e asnjë burri të thotë se për shkak që gjërat janë normale midis tij dhe bashkëshortes dhe ata kanë mirëkuptim perfekt, ai nuk sheh ndonjë arsye për dialog ose të thotë se nuk ka kohë, ose të thuhet se të njëjtat gjëra po përsëriten.
“Dialogu midisi çifteve është damari kryesor që ushqen lumturinë martesore. Ai është i rëndësishëm, jo vetëm për të zgjidhur pro- blemet martesore, por edhe për t’i parandaluar ato.”
Është e qartë se gratë e urrejnë stagnimin në jetën martesore dhe dëshirojnë të shohin atë duke gurgulluar me aktivitete, të shohin atë në lidhjen me njerëzit, marrjen dhe dhënien dhe në dialog. Nëse një grua ndien se diçka prej kësaj është e një standardi më të ulët sesa e dëshiron, ajo do të jetë tepër e gatshme të krijojë ndonjë problem, vetëm për të injekutar gjallëri në lidhjen martesore.
Në rastin e gruas, dialogu për të është sikur një prekje dashurie, të cilën gjithherë e pret prej bashkëshortit. Për të, ajo që ka peshë është biseda mes tyre, kalimi i kohës së bashku, ankesa për probleme te njëri-tjetri dhe kërkimi i këshillave për disa çështje shqetësuese.
Historia e të Dërguarit as është plot tregime të bashkë- bisedimeve, intimitetit, rasteve të kalimit të kohës së bashku, dhe nganjëherë dialogjeve midis tij dhe bashkëshorteve të tij. Në mesin e këtyre është një tregim i transmetuar nga Aishja r.a. se njëmbëdhjetë gra ishin ulur njëherë së bashku dhe të gjitha ishin besatuar të mos fshihnin asgjë nga tregimet për bashkëshortët e tyre (si trajtoheshin prej tyre). Secila prej tyre e përshkroi bashkëshortin e vet me elokuencë dhe e fundit prej tyre ishte Ummu Zar. Ajo e lavdëroi atë aq mirë saqë fjalët e saj nuk kishin konkurrencë. Kur Aishja ra. mbaroi këtë tregim, i Dërguari as e pyeti: “A kam qenë ndaj teje sikur Ebu Zari?” Ajo u përgjigj: “O i Dërguar i Allahut, ti je më i mirë se Ebu Zari.”
Në librin e tij, Imam Buhariu e vendosi këtë hadith në kapitullin e jetesës së mirë me bashkëshorten. Buhariu gjithashtu shënoi se Aishja r.a. tregoi se i Dërguari a.s. i kishte thënë njëherë: “E di kur je e kënaqur me mua dhe kur je e zemëruar.”
Ajo thotë se e pyeta si e dinte. Ai u përgjigj: “Kur je e kënaqur me mua, thua: “Jo, pasha Zotin e Muhamedit”, mirëpo kur je e zemëruar me mua, thua “Jo, pasha Zotin e Ibrahimit”. Ajo tregon: “I thashë, e vërtetë është o i Dërguar i Allahut. Unë vetëm dëshiroj të mos them emrin tënd.”
Për rrjedhim, nga kjo e fundit dhe ajo që u tha më lartë arrijmë në përfundim se dialogu mes bashkëshortëve është shumë i nevojshëm për suksesin e jetës martesore.
Autor: Prof. Dr. Abdulkerim Bekkar, ”Ndërveprimet në familje”
Përgatiti: Prinderimi.com