Çliroje horizontin e mendjes!
Çliro mendjen nga kutia e mbyllur e trishtimeve të gjendjes së tanishme.
Mendo e përkujto, jeto me bukurinë e shtresës së ndritshme të detit, në një mbrëmje të qetë, duke vësh- truar kthjelltësinë e qiellit, me hënë duke ndriçuar, the- llë në shpirt ke ndier sikur je hapur, sikur kraharori të është zgjeruar.
Duke i ngritur krahët lartë, e duke i hapur gishtërinj- të me lehtësi, i shtrëngon duke i shtrirë, me fytyrë drejt qiellit, i mbyllë sytë, e merr frymë thellë, e ndien erën e lehtë duke valëvitur përreth teje, fytyrës, duarve, krahar- orit. O sa i këndshëm mund të jetë ai çast!
Po sa e bukur që është natyra! Sa paqësorë është qie- lli; errësira me një fener ndriçues, era e lehtë, tingujt e valëve të detit, të freskojnë zemrën, të hapin sytë, të për- këdhelin tërë qenien. Hape mendjen e zemrën, përgji- gjju bukurisë së natyrës, ajo po të komunikon!
Buzëqeshi, që të shohësh fytyra të buzëqeshura përb- allë teje. Buzëqeshja çliron zemrat nga mëria e xhelozia, thyen muret e paragjykimeve të errëta; të afron e të bën të dashur. E s’ka ndjenjë më të bukur të duhesh prej të tjerëve.
Duaje natyrën, që të duhesh, respekto botën, që bota të të respektojë.
Njerëzit sërish po u kthehet shpresa për jetë të paq- me, të qetë e të sigurt. Edhe pse disa njerëz përpiqen të mbulojnë dritën e diellit, e cila me prekjen e tij është duke pjekur frytet e lagura. A nuk është argumenti i etj- es për të bërë zbulimin?!
Mjaft më njerëzit jetuan nën hijen e errësirës së tiran- isë dhe padrejtësisë, tani duan të çlirohen e të shohin dr- itën e paqes dhe qetësisë.
Janë lodhur. Vështro sesi njerëzit me përpjekjet e tyre për të përftuar nga mirësitë e tokës, thuajse arritën ma- jat, tani, pasi janë ngritur lartë, sikur kanë vënë duart st- rehë mbi vetullat e tyre, për të dalluar më mirë të vërte tën nga e pavërteta.
S’ka më vend për tymnajë, e as për gënjeshtrën, kur manipulon dhe shpëlan mendjet e njerëzve!
Autor: Anvi Tafili, “Për të nesërmen”
Përgatiti: Prinderimi.com