Ekzistojnë fobi të ndryshme, nga të zakonshme deri tek ato më të padëgjuarat.
Të kesh një fobi nuk do të thotë thjesht frikë nga diçka. Njerëzit me fobi kanë një përgjigje të ekzagjeruar të frikës. Në raste të rënda, njerëzit mund të organizojnë jetën e tyre në çdo mënyrë, që të shmangin plotësisht atë që shkakton ankthin e tyre.
Shoqata Amerikane e Psikiatrisë (APA) identifikon tre kategori të ndryshme të fobive:
- Fobi specifke
- Agorafobi
- Fobi sociale
1. Fobi specifike
Fobitë specifike, janë ato që lidhen me një objekt ose situatë të caktuar.
Manuali Diagnostik dhe Statistikor i Çrregullimeve Mendore (DSM-5) i klasifikon fobitë specifike sipas kategorive të mëposhtme:
- Frikë nga kafshë specifike: Shembujt përfshijnë qentë, gjarpërinjtë, merimangat, etj.
- Frikë nga mjedise natyrore: Shembujt përfshijnë stuhitë, ujin, lartësitë, etj
- Frikë nga trajtime mjeksore: Shembujt përfshijnë gjilpërat, procedurat invazive mjekësore, gjakun etj.
- Frikë nga situata specifike: Shembujt përfshijnë frikën nga fluturimi dhe frikën nga hapësirat e mbyllura.
- Lloj tjetër: Ky lloj karakterizohet nga ndonjë fobi që nuk përshtatet në kategoritë e mësipërme.
Disa shembuj me fobi të ndryshme specifike:
- Achluophobia – Frika nga errësira
- Acrophobia – Frika nga lartësitë
- Aerophobia – Frika nga fluturimi
- Algofobia – Frika nga dhimbja
- Aichmophobia – Frika nga gjilpërat ose objektet me majë
- Arachnophobia – Frika nga merimangat
- Astraphobia – Frika nga bubullima dhe rrufeja etj.
2. Agorafobi
Agorafobia është një frikë nga të qenit në hapësira të hapura publike ose zona të mbushura me njerëz, ku ikja mund të jetë e vështirë. Në raste të rënda, njerëzit me agorafobi mbyllen në shtëpi sepse kanë frikë të largohen nga hapësira e tyre e sigurt.
Dikush me agorafobi mund të ketë frikë nga:
- Udhëtimi me transport publik;
- Vizita në një qendër tregtare;
- Largimi nga shtëpia;
Nëse dikush me agorafobi e gjen veten në një situatë stresuese, ai zakonisht do të përjetojë simptomat e një sulmi paniku, të tilla si:
- Rrahje të shpejta të zemrës;
- Frymëmarrje e shpejtë (hiperventiluese);
- Djerësitje, etj;
Ata do të shmangin situatat që shkaktojnë ankth dhe mund të largohen nga shtëpia vetëm me një mik ose partner. Ata do të porosisin ushqime në internet në vend që të shkojnë në supermarket. Ky ndryshim në sjellje njihet si shmangie.
Psikoterapia online gjithashtu është shumë e përdorur nga personat që kanë agorafobi, pasi kështu trajtojnë shqetësimin nga shtëpia e tyre.
3. Fobi sociale
Çrregullimi i ankthit social, i quajtur edhe fobi sociale, është një frikë afatgjatë dhe dërrmuese nga situatat sociale, që mund të shkaktojë siklet ose poshtërim.
Shembuj të një fobie sociale janë:
- Të folurit në publik;
- Të folurit në një grup;
- Fillimi i bisedave;
- Duke folur në telefon;
- Takimi me njerëz të rinj;
- Duke folur me figura të autoriteteve, të tilla si biseda me mjekët;
- Duke ngrënë dhe pirë para të tjerëve;
- Blerja në dyqane;
Është një problem i zakonshëm që zakonisht fillon gjatë viteve të adoleshencës. Mund të jetë shumë shqetësuese dhe të ketë një ndikim të madh në jetën e tyre.
Gjithashtu, edhe në këto raste psikoterapia online është shumë e përdorur për fobinë sociale. Kjo pasi fillojnë të krijojnë një kontakt besimi me një psikolog. Thyejnë barrierën e parë duke komunikuar me një tv huaj (psikologu në këtë rast). Punojnë frikërat e tyre dhe i eksperimentojnë ato, derisa frika e tyre ulet në atë nivel qe nuk i shkakton më shqetësim
Konkluzion
Ka fobi të ndryshme, por të gjitha ato shkaktojnë shqetësime të konsiderueshme, duke ndërhyrë në jetën në shtëpi, punë ose shkollë.
Një gjë e rëndësishme për t’u mbajtur mend është se pothuajse çdo objekt mund të bëhet një objekt frike. Çdo listë e fobive mund të rritet me shtimin e termave të krijuar rishtazi për fobitë specifike të paemërtuara më parë.
Burimi: Psikologu Online