Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Kërkesë drejtuar Qeverisë së Kosovës për të dhënë 2 ditë pushim me rastin e Kurban Bajramit dhe rishikimin e kalendarit të festave dhe pushimeve shkollore e zyrtare

May 25, 2026

REAGIM PUBLIK DHE APEL URGJENT NGA RRJETI I PRINDËRVE TË KOSOVËS LIDHUR ME RASTIN E DREJTORIT QË KA NGACMUAR SEKSUALISHT NJË TË MITUR

May 20, 2026

📢 SHPALLJE PËR PUNË: Kordinatore & specialiste e përmbajtjes dhe komunikimit

May 13, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Vlerësime, Opinione, Analiza»Libra për fëmijë»DËSHIRA PËR TË LEXUAR…
Libra për fëmijë

DËSHIRA PËR TË LEXUAR…

PrinderimiBy PrinderimiDecember 12, 2023No Comments5 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Kur Bujari nuk ishte në shkollë, në përgjithësi e kalonte kohën duke parë televizor. Veçanërisht në orën kur kishte filma vizatimorë, ai ngulej përballë ekranit. Për këtë arsye, nganjëherë nuk i bënte edhe detyrat e shtëpisë. Babai i tij nuk ishte aspak i kënaqur nga gjendja e të birit. Një ditë, kur i ati e pa Bujarin përballë televizorit, e pyeti:
–  A dëshiron të të nxjerr për shëtitje?

– Sigurisht që dua, –  tha Bujari dhe u hodh nga vendi. Babai e mori Bujarin dhe e çoi në panairin e librit. Në panair kishte vende ku shiteshin edhe libra për fëmijë. Djalit i pëlqyen shumë librat e rinj, që ndodheshin aty. –  Babi, a mund të ma blesh këtë librin? – Po, nëse më jep fjalën se do ta lexosh… –  Ta jap fjalën…
–  Më thuaj, cili të pëlqen më shumë? – e pyeti babai.

Hapesire-reklamuese

Bujari nuk vendoste dot. Të gjithë librat ishin njëri më i bukur se tjetri.

– Nëse do, mund të ta zgjedh unë një. Bujari pranoi. Babai i zgjodhi një libër me tregime, i cili kishte një kopertinë të bukur. E morën librin dhe u kthyen në shtëpi.

Bujari e vendosi atë në raftin e librave që kishte në dhomën e tij dhe erdhi në dhomën e ndenjës për të parë televizor. Televizori ishte i fikur. Kërkoi pultin, por nuk e gjeti. Pyeti nënën se ku ishte pulti. Ajo i tha se nuk e dinte. Më pas pyeti të atin. – Pultin e kam unë, por nuk do ta jap… – Përse?!.. – Sot më ke dhënë një fjalë. E harrove?.. – Jo babi, nuk e kam harruar. Do ta lexoj librin. – Sot nuk do ta ndezim televizorin. Do të lexojmë së bashku,-  tha babai.

Bujari dhe nëna e pëlqyen shumë këtë mendim. – Merre edhe ti librin që ta ka blerë babi, në panair!-  i tha nëna. Bujari vrapoi për te dhoma e tij dhe solli librin e ri. U ul në kolltuk dhe filloi të lexonte. Edhe nëna e babai morën nga një libër dhe filluan të lexonin. Bujari kënaqej shumë, kur i shfletonte faqet e librit të ri. Libri bënte fjalë për një fëmijë që përpiqej të jetonte në një ishull të shkretë. Aventura e këtij fëmije të rritur nga sorkadhja, ia mori mendimet Bujarit dhe ia dërgoi larg…, larg… në ishullin e shkretë.

Bujari ishte zhytur në librin që po lexonte. Nuk e lëshonte dot nga dora. E kishte vënë veten në vendin e heroit që ndodhej në libër. Vazhdonte ta lexonte me entuziazëm dhe me një frymë. Tani… sikur kishte humbur ndjesinë e kohës. Nëna i kujtoi se kishte ardhur koha e gjumit. Sikur të nesërmen të mos kishte shkollë, do të vazhdonte leximin e librit. E mbylli krejt pa dëshirë dhe u ngrit. Pasi i tha prindërve natën e mirë, shkoi në dhomë për të fjetur. Veshi pizhamet, e pa librin për herë të fu[1]ndit dhe e vendosi pranë krevatit. Në fakt kishte shumë gjumë. Sapo u shtri në shtrat, u zhyt në një gjumë të thellë. Në ëndërr e pa veten në një ishull të shkretë, duke ecur bashkë me nënën sorkadhe. Ishte një ishull madhështor. Klima ishte e ngrohtë dhe deti ishte blu e shumë i pastër. Rreth e rrotull kishte lule ngjyra- ngjyra dhe flutura shumë të bukura. Degët e pemëve ishin plot me fruta. Zogjtë ngjyra- ngjyra, vinin pranë tyre dhe i çukisnin ëmbël. Ai vraponte dhe luante bashkë me sorkadhen në barin e gjelbër. Kishte ardhur mëngjesi. Nëna erdhi në dhomë për ta zgjuar. Bujari ishte në gjumë të thellë. Ajo ia ledhatoi flokët dhe i tha: – Zgjohu bir! Tashmë, mëngjesi është gati… Kur Bujari u zgjua, e kuptoi se gjërat që kishte parë ishin ëndërr. Pasi lau duart dhe fytyrën, u ul në tryezën e mëngjesit. Ua tregoi ëndrrën nënës dhe babait. Sapo të vinte nga shkolla, tha se do të vazhdonte leximin e librit, sepse i pëlqente shumë. – Mjafton që ti të lexosh, dhe unë do të të blej përsëri libra… Bujari u gëzua shumë. Mendoi se në çdo libër ka aventura të tjera dhe u bë shumë kureshtar për to. Pas disa ditësh, Bujari i tha nënës se e kishte mbaruar librin që po lexonte.

– Nëse dëshiron, këtë libër mund t’ia bësh dhuratë ndonjë shoku, –  i tha nëna. – Këtë libër ma ka blerë babi mua. Nuk dua t’ia jap askujt…

– Unë do të të blej libër, përsëri. A nuk dëshiron që edhe shokët e tu të lexojnë ato që ke lexuar ti?-  i tha babai. – Dua! – u përgjigj Bujari. Të nesërmen Bujari ia dhuroi librin shokut të klasës, Jasinit. Pas një jave edhe Jasini i dhuroi një libër Bujarit. Bujari e lexoi atë me shumë dëshirë. Bujari dhe Jasini vendosën që t’i dhuronin librat njëri- tjetrit vazhdimisht. Pasi panë Bujarin dhe Jasinin, edhe shokët e tjerë të klasës filluan t’i dhuronin libra njëri- tjetrit. Ndërsa në pushim, diskutonin bashkë për librat që kishin lexuar.

Bujarit iu bë zakon leximi i librave. Leximi i zhvilloi atij aftësitë e të kuptuarit dhe e bëri të suksesshëm në mësime.

Autore: Hale Xhanat, ”Dëshira për të lexuar”
Nga seria: ”Historitë e Bujar çamarrokut”

Dëshira për të lexuar Historitë e Bujar çamarrokut Leximi Libër Libra për fëmijë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleA e ndihmon spirtualiteti psikologjinë dhe psikologun? – Prof. Fitim Uka
Next Article Më fal, mësues!
Prinderimi

Related Posts

Avokimi

Kërkesë drejtuar Qeverisë së Kosovës për të dhënë 2 ditë pushim me rastin e Kurban Bajramit dhe rishikimin e kalendarit të festave dhe pushimeve shkollore e zyrtare

May 25, 2026
Aktualitete

REAGIM PUBLIK DHE APEL URGJENT NGA RRJETI I PRINDËRVE TË KOSOVËS LIDHUR ME RASTIN E DREJTORIT QË KA NGACMUAR SEKSUALISHT NJË TË MITUR

May 20, 2026
FOKUS

📢 SHPALLJE PËR PUNË: Kordinatore & specialiste e përmbajtjes dhe komunikimit

May 13, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,281

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,291

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,244
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Avokimi

Kërkesë drejtuar Qeverisë së Kosovës për të dhënë 2 ditë pushim me rastin e Kurban Bajramit dhe rishikimin e kalendarit të festave dhe pushimeve shkollore e zyrtare

PrindërimiMay 25, 2026
Aktualitete

REAGIM PUBLIK DHE APEL URGJENT NGA RRJETI I PRINDËRVE TË KOSOVËS LIDHUR ME RASTIN E DREJTORIT QË KA NGACMUAR SEKSUALISHT NJË TË MITUR

PrindërimiMay 20, 2026
FOKUS

📢 SHPALLJE PËR PUNË: Kordinatore & specialiste e përmbajtjes dhe komunikimit

PrindërimiMay 13, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,281

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,291

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,244
Të zgjedhura

Kërkesë drejtuar Qeverisë së Kosovës për të dhënë 2 ditë pushim me rastin e Kurban Bajramit dhe rishikimin e kalendarit të festave dhe pushimeve shkollore e zyrtare

May 25, 2026

REAGIM PUBLIK DHE APEL URGJENT NGA RRJETI I PRINDËRVE TË KOSOVËS LIDHUR ME RASTIN E DREJTORIT QË KA NGACMUAR SEKSUALISHT NJË TË MITUR

May 20, 2026

📢 SHPALLJE PËR PUNË: Kordinatore & specialiste e përmbajtjes dhe komunikimit

May 13, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.