Mosha: 16+
Histori e mrekullueshme rreth hakmarrjes por njëkohësisht lojë e përgjakshme, me shpengime dhe sakrifica.
Vlerësimi nga: Jeff Haynes, recensues pranë Common Sense Media
Klasifikimi i Common Sense Media: Lojë për adoleshentë
Formati: Video lojë | Playstation 4, Playstation 5 | 2021
Rreziqet: Video loja karakterizohet me pamje gjaku, dhunë intensive, gjuhë vulgare dhe lakuriqësi të pjesshme. Personazhet përdorin shpata, shtiza, bomba, harqe dhe shigjeta, për të mposhtur armiqtë e tyre. Skena tjera përfshijnë spërkatje gjaku, vdekje, armë, koka që mund të priten në beteja, zjarre dhe kufoma që varen në pemë.
Shumë apo pak?
Çfarë do të gjeni dhe çfarë nuk do të gjeni në këtë lojë.
Mesazhe pozitive
Në thelb, mesazhet pozitive që jepen nga kjo video lojë janë: nderi, respekti, sakrifica, mbrojtja e popullit, mbrojtja e shtëpisë tuaj, konceptet e shpengimit dhe faljes. Lojtarët aty kanë mundësi për të përcaktuar historinë e tyre me disa përzgjedhje. Veprat heroike shpesh referohen dhe tregohen, megjithëse skenat dhe kërkesat e shpeshta për hakmarrje, luftë dhe shkatërrim fshatrash i zbusin mesazhet pozitive.
Modele të roleve positive
Jin është një hero ngurrues dhe i aftë. Ai dëshiron që njerëzit e tij të jenë të sigurt, por e di se duhet të përballet me hordhitë brutale mongole. Fillimisht, ai refuzon të kompromentojë kodin e tij jetësor – samurai, por e kupton se duhet t’i ulë rregullat dhe të rregullojë metodat e tij për të luftuar në një betejë jokonvencionale kundër pushtuesve. Në fund të fundit, ai është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për të shpëtuar xhaxhain e tij, për të çliruar njerëzit e tij, për të ribërë idenë e tyre si samurai. Ai shpesh tregon pendim, gjithashtu përpiqet të ndihmojë në shpengimin e aleatëve të tij, edhe kur ata veprojnë negativisht. Jin gjithashtu mendon për gabimet e tij dhe çështjet e tij personale, duke i zgjidhur ato me shumë introspeksion.
Përfaqësime të ndryshme
Loja përmban një larmi karakteresh japoneze dhe mongole në lojë si dhe plot misione anësore. Mongolët për të përmbushur qëllimet e tyre, tregohen si pushtues të pamëshirshëm dhe të gatshëm të vrasin të gjithë dhe të shkatërrojnë bukurinë e tokës. Luftëtarët meshkuj dhe femra tregohen të aftë por edhe të frikësuar në beteja, duke i bërë ata aleatë por edhe njëkohësisht armiq të frikshëm. Personazhet kryesore japoneze kanë mjaft thellësi dhe kompleksitet në tregimet e tyre individuale, dhe vijnë nga një sërë klasash shoqërore dhe karakteresh, nisur nga fisnikët, fshatarët, tregtarët e madje edhe tradhtarët dhe murgjit që përfshihen në përleshje.
Lehtësia e lojës
Kontrollet janë të lehta për t’u adoptuar me to dhe për t’i mësuar, me mësime të shpërndara gjatë rrugës për t’i ndihmuar lojtarët të mësojnë aftësi dhe lëvizje të reja. Sfida më e madhe është koha që lidhet me ndalimin ose bllokimin e lëvizjeve të caktuara, të cilat mund të kërkojnë pak praktikë, veçanërisht kur sulmoheni nga kundërshtarë të shumtë në të njëjtën kohë. Një gjë që mungonte shumë në lojën origjinale, i bën më të lehta përleshjet me ritme të shpejta, megjithëse keni ende sulme të shpeshta nga të gjitha anët.
Dhuna dhe frika
Personazhet përdorin shpata, shtiza, bomba, harqe dhe shigjeta për të mposhtur armiqtë. Spërkatjet e gjakut shpesh mbulojnë tokën dhe personazhet e videolojës, ndërsa gurgullimat mund të dëgjohen derisa armiqtë vdesin. Armët dhe kokat mund të priten në betejë dhe, në varësi të asaj se sa mirë i kryeni sulmet tuaja, mund t’i tmerroni armiqtë tuaj. Skena të tjera të prerjeve përfshijnë njerëz që u vihet zjarri ose që varen në shtyllë ose tjerë që grumbullohen në pirgje.
Seks, romancë dhe lakuriqësi
Të pasmet e Jin-it mund të shihen sa herë që ai hyn dhe del nga burimet e nxehta natyrore të shpërndara nëpër vende ku i përdorë për të pushuar dhe reflektuar.
Gjuha
“Bastard”, “dreq”, “m**” janë fjalë që përdoren herë pas here në dialog.
Produkte dhe blerje
Director’s Cut përmirëson lojën origjinale Ghost of Tsushima me skema të reja kontrolli, një veçori kyçjeje, mënyra me shumë lojtarë, përmbajtje të shkarkuar më parë (DLC) dhe më shumë. Pronarët e origjinalit do të marrin disa veçori të rregulluara falas, por për modalitetin e ri me shumë lojtarë, historinë e ishullit dhe shtesa të tjera, ata do të duhet të paguajnë 20 dollarë.
Pirja, droga dhe duhani
Në një skenë tregohet Jin dhe një personazh tjetër të ulur dhe duke pirë ‘sake’ (verë orizi japonez) përpara një beteje. Një personazh tjetër vazhdimisht flet për ‘sake’ dhe dehje. Personazhe të tjerë shpesh përmendin marrjen e alkoolit për qejf ose për hir të të tjerëve.
Prindërit shqiptarë duhet të dinë se Ghost of Tsushima: Director’s Cut është një lojë aventureske për PlayStation 4 dhe PlayStation 5. Lojtarët marrin rolin e një samurai të quajtur Jin, i cili kërkon të çlirojë njerëzit e tij dhe veçanarisht xhaxhain e tij nga pushtuesit që kanë sulmuar tokat e tyre. Jin nuk dëshiron të luftojë ose të kompromentojë moralin e tij në zmbrapsjen e hordhive, ai është gjithashtu mjaft realist dhe e di se taktikat e tij duhet të ndryshojnë për t’u përballur me një armik jokonvencional. Përpjekja e tij për të qenë i vërtetë me veten dhe kodin e tij samurai e lejon atë të ndihmojë aleatët e tij kur emocionet e tyre i pushtojnë, dhe Jin është gjithashtu mjaft introspektiv për t’u përballur me demonët dhe dështimet e tij, duke e bërë veten një person më të mirë që mund të pranojë zgjedhjet dhe mangësitë e tij.
Dhuna është e shpeshtë dhe ka pamje të forta grafike, me luftime me shpata dhe sulme të tjera kundër armiqve. Krahët dhe kokat shpesh priten, spërkatet gjaku nëpër mjedis dhe mbi personazhe, dhe gurgullimat mund të dëgjohen kur armiqtë vdesin. Njerëzve tregohen me pamje gjithashtu duke u djegur ose duke u vënë në shtyllë, dhe trupat mund të shihen të varur nga pemët ose të grumbulluara në pirgje. Të pasmet e Jinit mund të shihen teksa ai hynë ose del nga burimet e ndryshme të nxehta në ishull, atje ku shkon për të reflektuar mbi jetën e tij. Është një skenë në të cilën Jin dhe një personazh tjetër pinë ‘sake’(Verë orizi japonez) para betejës, ndërsa një personazh tjetër vazhdimisht flet për ‘sake’-n dhe dehjet. Ka gjithashtu përdorim të rastësishëm të fjalëve “bastard”, “dreq” dhe “m**” në dialogjet e zhvilluara.
Për çfarë bëhet fjalë?
GHOST OF TSUSHIMA: DIRECTOR’S CUT është një lojë aksion/aventurë, ngjarja e të cilës është e vendosur në vitin 1274, kur Perandoria Mongole vendosë të nisë një pushtim në ishullin Tsushima. Luftëtarët e frikshëm, nën udhëheqjen e Khotun Khan, arrijnë të shkatërrojnë një kundërsulm fillestar në plazh, nga 80 samurai gjithsej dhe fillojnë sulme shkatërruese në të gjithë tokën. Lojtarët marrin rolin e Jin Sakai-t, një nga luftëtarët e paktë që ka takuar pushtuesit. Ai mezi shpëtoi jetën dhe më keq se aq, xhaxhai i Jin-it, Lord Shimura, është kapur nga Khan-i në një përpjekje për ta bërë atë t’i dorëzonte njerëzit e tij perandorisë. Pas një përballjeje që pothuajse e vret Jin-in, bëhet shumë e qartë se metodat e ndershme samurai nuk do të funksionojnë më, kundër këtij armiku të paskrupullt. Si rezultat, Jin do të kryejë një fushatë të luftës guerile kundër pushtuesve me një grup të vogël, por të aftë aleatësh. Ai udhëton nëpër ishull, duke çliruar fshatarë, duke shkatërruar kampet e armikut dhe duke përvetësuar aftësi dhe forca legjendare për ta ndihmuar atë të mposhtte kundërshtarët e tij. Veprimet e tij do të shkaktojnë frikë në zemrat e armiqve të tij ndërsa ai bëhet më i suksesshëm dhe njerëzit do të gjejnë një hero të ri për t’i besuar jetën dhe pasuritë. Kësisoji, Jin shndërrohet në Fantazmën e Tsushimës. The Director’s Cut përfshin të gjithë përmbajtjen e shkarkueshme që janë lëshuar më parë për lojën, duke përfshirë modalitetin e shumë lojtarëve ‘’Legends’’, si dhe disa veçori të reja, si bllokimi i objektivave për armiqtë dhe skemat e reja të kontrollit. Ai përfshinë gjithashtu një territor të ri, një ishull për t’u eksploruar, me misionet e tij të historisë që ndërlidhen me ngjarjet kryesore në jetën e Jin-it. Lojtarët do të jenë në gjendje të luftojnë përmes këtij lokacioni të ri, duke përvetësuar pajisje dhe aftësi të reja, si dhe duke kryer detyra të tilla si sfidat e gjuajtjes me hark dhe duke krijuar strehë për kafshët.
A është e mirë?
Kjo lojë aventureske e vendosur në Japoninë feudale ju kap nga fillimi në fund me pamjet dhe historinë e saj, të cilat ju bëjnë të ndiheni si një samurai që përballet me shanse të pakta fitoreje. Lojtarët zbulojnë se kodi i Jin Sakai-t, një luftëtari i lidhur me nderin, thjesht nuk përputhet kur bëhet fjalë për të luftuar pushtuesit e atillë. Si rezultat, ai adopton pa dëshirë e tij metoda dhe teknika jokonvencionale për të eliminuar armiqtë e tij, të tilla si përdorimi i bombave me tym, për t’u zhdukur nga sytë ose për të infiltruar fshehurazi kampet e armikut. Përfundimisht, ai do t’i bashkojë dhe evoluojë këto aftësi në një formë luftarake fleksibile, që i përshtatet personazhit të tij të ri si Fantazma. Është e pabesueshme të shikosh Jin duke tmerruar armiqtë kur ai thërret kundërshtarët për një përballje në duel dhe më pas zhduket përpara se të mbërrijnë përforcimet. (Gjithashtu: Duelet nxjerrin në pah mjeshtërinë e Jinit në lojën me shpatë dhe ndjehen të tërhequr drejtpërdrejt nga një samurai.) Është interesante të shikosh ndjenjën në zhvillim të Jin-it për atë që do të thotë të jesh samurai në këto kohë trazirash, një evolucion që nuk është i izoluar.
Aleatët e tij, të cilët kanë shkallë të ndryshme morali dhe nderi, u testohen edhe kodet e tyre të jetës. Pa prishur asnjë detaj, ka disa kërkime të errëta për hakmarrje dhe shpengim, të cilat shërbejnë si një paralajmërim për Jin-in, për rreziqet e dorëzimit ndaj emocioneve dhe për përqafimin e plotë të personazhit të Fantazmës, pasi mund ta dënojë atë në një rrugë të errët. Për lojtarët torturat e Jin-it, ia tërheqin zemrën për t’i pare betejat komplekse. The Director’s Cut shton gjithashtu territorin e ri të ishullit të quajtur Iki. E lidhur në mënyrë specifike me të kaluarën e Jin, ajo e lejon atë të eksplorojë dështimet e tij dhe përfundimisht të gjejë shpengimin për veten dhe familjen e tij. (Ndërsa mund të përdorni tetë deri në 10 orët e përmbajtjes në këtë pjesë të tregimit rreth gjysmës së kërkimit kryesor, bëjini vetes një nder dhe përfundoni lojën përpara se të niseni për në Iki. Ngjarjet e ishullit kanë shumë më tepër peshë pasi të e kam përfunduar përrallën.)
Kundërshtimi i temave më të errëta është thjesht sa e bukur duket loja. Këndet dhe shkrepjet e kamerës duken sikur janë shkulur drejtpërdrejt nga një film ose një pikturë (dhe kjo është edhe pa përfshirë filtrin e përshtatur të grimcave bardh e zi Kurosawa). Pavarësisht nëse jeni duke ekploruar nëpër fusha me bar ‘pampas’, duke qëndruar në një unazë duelësh apo teksa gjethet bien rreth jush, ose ose thjeshtë duke endur nëpër pyje, mjedisi është befasues dhe fantastik. Plus, bota i drejton lojtarët në një mënyrë delikate por edhe të natyrshme, të tilla si dhelprat që i çojnë lojtarët në faltore që forcojnë vendosmërinë e tyre personale ose zogjtë që i çojnë lojtarët në pika strategjike interesi. The Director’s Cut bazohet në përfshirjen e vendstrehimeve të kafshëve, ku Jin do të luajë një flaut (drejtuar duke e anuar kontrolluesin lart e poshtë) për të fituar besimin e një kafshe të egër. Është një moment i bukur i përfshirë si një kohë reflektimi në këtë histori. Loja madje inkurajon lojtarët të kompozojnë ‘haikun’ e tyre në pamje që frymëzojnë reflektime shprese ose dëshpërimi. Kjo jo vetëm që ndihmon për ta bërë botën të ndjehet më e gjallë, por e bën Jin-in dhe përparimin e tij të duken më të gjallë dhe më të lidhur ngushtë me tokën. Në përgjithësi, Ghost of Tsushima është një histori e mahnitshme, e bazuar në pushtimin e vërtetë të Tsushima-s, që i bën lojtarët të ndihen si një samurai i vërtetë në një kërkim epik aksioni. Nëse Akira Kurosawa do të kishte mundësinë të bënte një lojë video, Ghost of Tsushima padyshim do të ishte historia që ai do ta tregonte.
Flisni me fëmijët tuaj rreth…
- Familjet mund të flasin për dhunën në videolojëra. A ndikohet ndikimi i dhunës në Ghost of Tsushima nga sasia e gjakut të treguar nga luftimet me shpata? A do të zvogëlohej ndikimi nëse nuk do të shfaqej aq shumë gjak apo plagë? A do të dukej aq realiste apo e besueshme nëse gjaku nuk do të përfshihej?
- Për çfarë jeni të gatshëm të sakrifikoni? A ka diçka që nuk do ta sakrifikonit, pavarësisht se si mund të ishte situata? Si do të përgjigjeshit nëse dikush do të vinte në dyshim veprimet tuaja për të zgjedhur të hiqni dorë nga diçka që e kishit të dashur, veçanërisht nëse ishte për një kauzë të mirë?
Detajet e lojës
Platformat: PlayStation 4, PlayStation 5;
Struktura e çmimeve: Me pagesë;
E disponueshme në internet?: E disponueshme në internet;
Botuesi: Sony Interactive Entertainment;
Data e publikimit: 20 Gusht 2021;
Zhanri: Aksion/Aventurë;
Temat: Sportet dhe artet marciale, Aventurat;
Vlerësimi i ESRB: Gjak, dhunë intensive, gjuhë vulgare dhe lakuriqësi të pjesshme;
Përditësimi i fundit: 19 Shtator 2021;
Solli në shqip: Prinderimi.com