Të gjithë prindërit e përballojnë mosbinjen e fëmijëve. Arsyja pse disa fëmijë ndalojnë teket e tyre dhe bëhen njerëz të mençur, kurse të tjerë – jo, gjendet edhe në mënyrën e edukimit nga prindërit tyre.
Ju ofrojmë 12 këshilla ose parime në edukimin e fëmijëve.
- Le të përputhen fjalët tuaja me vepra
- Mos e rrihni fëmijën tuaj!
- Mos e detyroni fëmijën të marrë vendimet e të rriturve
- Mos u zemëroni për kohë shumë të gjatë
- Kërcënoni vetëm me një ndeshkim real
- Pranoni gabimet tuaja
- Mësojini fëmijës përgjegjësinë
- Kurrë mos e përçmoni fëmijën tuaj
- Sërish e sërish lavdëroni fëmijën tuaj
- Kurrë mos u zini para femijës suaj
- Lexoni çdo natë fëmijës para gjumit
- Tregoni fëmijës që dashuria juaj është pa kushte
Çfarë është lumturia? Lumturia duket si një koncept relativ – që çdo njeri të jetë i lumtur do të thotë diçka tjetër. Jeta është e vështirë dhe shpesh herë ne vuajmë. Patjetër jeta gjithashtu na dhuron çaste të ngazëllyeshme.
Unë do të doja t’i edukoj fëmijët e mi që ata të kenë në disponim mënyrat se si të minimizojnë çastet e dhimbshme dhe mënyrat se si të shumëzojnë çastet e këndshme gjatë gjithë jetës së tyre. Nëse doni që fëmija juaj të rritet si një kafshë luftëtare, as mos lexoni këshillat e mija, sepse ne kemi koncepte krejt të ndryshme rreth thelbit të jetës dhe kuptimit të saj.
Çfarë është disiplina? Nga shikimi i parë duket që disiplina dhe lumturia janë të kundërta. Por kjo nuk është e vërtetë. Jeta na tregon që njerëzit e padisiplinuar rrallë janë të lumtur. Disiplina nuk është diçka që unë bëj me fëmijën. Disiplina nuk do të thotë rrahje ose urdhër që të mos dali nga dhoma për shkakun e sjelljes së keqe. Qëllimi i disiplinës nuk është të krijojë nga fëmijët një robot që i bindet çdo urdhëri të prindit.
Disiplina është kuptim që nganjëherë na duhet të refuzojmë një çast të lumturisë në emër të lumturisë së vazhdueshme. P.sh:
- Ti nuk mund të hash të gjitha çokollatat menjëherë sepse pastaj do të dhembë barku.
- Nëse dëshiron të mesosh të luash violinën për të gëzuar veten dhe njerëzit e tjerë, duhet të praktikosh ushtrimet e mërzitshme çdo ditë.
- Nëse dëshiron të shijosh festën nesër, sot duhet të flesh në orarin e duhur që të pushosh.
Një disiplinë e zhvilluar na lejon të shijojmë sa më shumë gëzime gjatë gjithë jetës tonë. Prandaj ajo është një prej vlerave më të çmuara që prindërit mund t’i dhurojnë fëmijëve të tyre.
Sjelljs/kujdesja
Për shkak se jemi krijesa të shoqërueshme, lumturia jonë varet shumë nga komunikimi jonë me të afërmit. Marrëdhënia e suksesshme na jep shumë gëzim, kurse dështimi – përjetime të rënda emocionale.
Përmbushja më e madhe na jep ato marrëdhënie (pavarsisht punës ose familjes) në të cilat ne respektojmë personalitetin e tjetrit dhe përgjigjemi në mënyrën tonë, p.sh.:
- Kurrë nuk harrojmë që edhe në jetën e të tjerëve (ashtu siç edhe në jetën tonë) ka momente të gëzueshme dhe të trishtueshme,
- Duke kujtuar të vërtetën, ne me sjelljen tonë përpiqemi të shumëzojmë gëzimin e tyre dhe të lehtësojmë vuajtjen e tyre.
Pikërisht për këtë shkak ne gjatë moshës gjashtëvjeçare i japim gjysmën e çokollatës mikun tonë.
Gjatë moshës dyzetvjeçare, kur bashkëshorti jonë vjen në shtëpi pas dështimit në një gjyq të rëndësishëm, ne i kujtojmë të gjitha fitoret gjatë karrierës së tij dhe e ndihmojmë të gjejë përsëri pikëpamjën e balancuar ndaj jetës.
Ne i shprehim ngushullimet komshies e cila ka humbur njërin prej pjestareve të familjes, sepse e dimë që edhe pse kjo nuk do të thotë shumë, do ta ndihmojë në trishtimin e madh.
Ne mbajmë derën kur shikojmë mbrapa nesh dikë me çanta të rënda.
Ne frenojmë duke lejuar makinën tjetër të vijë para nesh kur ai tregon sinjalin që dëshiron të bëj një kthesë.
Ne i japim një monedhë lypësit sepse për ne është më e rendësishme të mos refuzojmë njerëzit në nevojë për ndihmë sesa të jemi të mashtruar nga një dinak.
Në të gjitha këto shembuj është fjala rreth egoizmit ose me saktë – mungesën e tij. Të jesh egoist do të thotë të mendosh që je personi më i rendësishëm. Të gjithë njerëzit e tjerë janë vetëm aktorë në lojën time. Egoizmi është filozofia me stilin e jetesës së përshtatur. Ai funksionon si një mekanizëm mbrojtës që na lejon të shkelim me këmbë ndjenjat e të tjerëve pa asnjë pendim duke besuar që vetem ne mund të ndjejmë dhimbje dhe ndjenjat tonë janë më të rendësishme se e të tjerëve.
Është absurde, por kjo nuk na pengon të sillemi kështu në raste kur na duhet të mashtrojmë ndërgjegjen tonë për të vepruar në mënyrë egoiste.
Veçanërisht për fëmijët është tipike të mos e venë re që të tjerët janë lënduar nga sjelljet e tyre egoiste. Ata që rriten pa e kuptuar këtë bëhen njerëz të pakëndshëm.
Ne duhet të pyesim – çfarë mund t’i mesoj fëmijës sim që ai të ketë sa më shumë lumturi gjatë gjithë jetës së tij/saj.
Vetëkontrolli, sjellja dhe kujdesi janë disa nga mënyrët që na ofrojnë lumturi me afat të gjatë.
Të jesh prind është një punë e rëndë
Nuk është një gjë e komplikuar të rritësh një fëmijë të lumtur dhe të mirëpërgatitur për jetë. Pse atëherë kaq shumë njerëz dështojnë? Pjesërisht problemi është mungesa e diturisë – si të veproj, dhe në këtë punim të gjatë do të përpiqem të hedh dritë në këtë errësirë. Por në fakt më sa duket përgjigjja e saktë është – edhe pse rritja e fëmijëve nuk është aq e komplikuar – kjo nuk është as e lehtë.
Parimet bazë të edukimit të fëmijës mund t’i kuptojmë dhe mësojmë teorikisht shumë shpejt, por shumica prej nesh nuk mund t’i praktikojë ato. Pse? Sepse rritja e fëmijës na kërkon kohë dhe mundim.
Kohë. Ju nuk mund të rrisni fëmijë pa qenë pranë tyre. Ju duhet ta edukoni fëmijën personalisht dhe të angazhoheni me të shumë shpesh. Nëse nuk jeni gati për të sakrifikuar karrierën tuaj ose planet për të shijuar jetën, nuk keni pse të planifikoni një fëmijë. Ju jeni të papërgjegjëshëm, nëse duke qenë prindër akoma nuk mund të sakrifikoni interesat tuaja për të mirën e fëmijës.
Patjetër shumë prindër janë të dëtyruar të punojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje për t’i siguruar fëmijës një jetë të mirë financiare. Ata nuk kanë zgjidhje. Por shumë prindër kanë zgjidhje dhe ata bëjnë një zgjidhje të gabuar.
Mirë, le të supozojmë që keni oraret e gjata të punës dhe keni shumë pak kohë për të kaluar me fëmijën. Por gjatë fundjavës ju largoheni nga shtëpia për t’u argetuar me miqtë tuaj. Ta them unë se kush jeni ju? Një budalla egoist dhe ju duhet të keni turp për veten! Patjetër ju keni nevojë për pushim. Por fëmija ka më shumë nevojë për ju. Nuk është aq e vështirë ta kuptoni.
Pas lindjes së fëmijës, jeta juaj ndryshon krejtësisht – në mënyrë radikale. Nëse doni të jeni të denjë të quheni prindër, ju duhet t’i kushtoni kohë. Shumë njerëz mendojnë që pas lindjes së fëmijës ata mund të vazhdojnë stilin e jetesës së kaluar – sikur asgjë nuk ka ndryshuar. Dhe për këto opinione të gabuara paguajnë fëmijët.
Mundimi. Të jesh një prind i mirë shpesh herë do të thotë të zgjedhësh më të vështirën nga zgjedhjet. Këtë zgjedhje unë e quaj mundim.
Imagjinoni që vajza juaj është duke mësuar të lidhë këpucët dhe ajo dëshiron që ta vëzhgoni suksesin e saj. Kurse para jush është një ditë plotë stres dhe e vetmja gjë që dëshironi është të niseni për në punë sa më shpejt. Është më e lehtë ta bindni veten që nuk keni kohë për këtë dhe t’i lidhë vetë këpucët e saj. Më e vështirë është ta pranoni që kjo gjë është e rëndësishme për vajzën dhe që disa minuta nuk do të krijojnë një ndryshim të madh në orarin tuaj.
Një situatë tjetër – djali juaj pesëvjeçar para gjumit ju kërkon edhe një tjetër çokollatë. Ju e dini fare mirë që sot ai ka ngrenë shumë ëmbëlsira dhe në fakt ai thjesht dëshiron të zgjasë ditën. Një tjetër aspekt që ju vështirëson zgjidhjen është që më përpara e keni qortuar fëmijën edhe pse nuk ishte faji i tij dhe tani ndjeheni fajtor. Zgjidhja më e lehtë – edhe pse jo e drejtë – është t’i japësh edhe një çokollatë tjetër duke i sjellë fëmijës një çast kënaqësie dhe duke e shpëtuar nga kjo luftë.
Një tjetër rast. Vonë në mbrëmje, ju kujtoni që vajza juaj dhjetëvjeçare nuk ka bërë detyrat e shtëpisë. Ju e dini që ajo është e lodhur dhe do t’i rezistojë kujtimit tuaj. Edhe ju jeni e lodhur dhe nuk dëshironi të nisni një grindje. Më e lehtë do të ishte ta dërgoni vajzën të flerë.
Në çdo situatë ne padyshim e kuptojmë – cila është zgjidhja e duhur. Problemi është t’i zbatojmë ato. Fatkeqësisht është e pamundur t’i lehtësosh këto situata. Rritja e fëmijëve është një nga punët më të vështira në botë – ky është realiteti i jetës.
Por mos u dekurajoni! Ka një strategji që herët a vonë do t’ju sjellë rezultatin e dëshiruar. Gjithashtu zakonet pakësojnë mundimet. Nëse do të filloni t’i zbatoni këshillat e këtij libri drejtë që pas lindjes së fëmijës, do të jeni të qendrueshëm në ato, atëherë këto parime do të behën natyra e dytë për ju dhe fëmijët tuaj.
Në fakt, edukimi i fëmijës mund t’ju bëjë një njeri më të mirë – me vetëkontroll, të mirëkuptueshëm dhe patjetër më të dashur.
Qëllimi i këtij libri është: duke mbajtur mend që edukimi i fëmijës nuk është edhe aq i vështirë, t’ju inkurajojë ju t’i zhvilloni këto parime me fëmijët dhe vetveten.
RREGULLI I PARË: LE TË PËRPUTHEN FJALËT TUAJA ME VEPRA!
Jo, jo dhe jo!
Çfarë mund të jetë më e thjeshtë – kur i thoni fëmijës JO (kjo fjalë gjatë edukimit të fëmijës duhet të përdoret shpesh), kjo fjalë edhe në të vërtetë duhet të ketë nënkuptimin JO. Për të verifikuar që jeni serioz ju duhet të mbeshtesni fjalët tuaja me vepra. Tani dhe këtu! Jo nesër ose kur të jeni në shtëpi. Pa hezituar! Në këtë çast! Nuk ka rrugë tjetër se si t’i mesosh fëmijës tuaj – çfarë lloj sjellje është e pranueshme dhe çfarë nuk është.
Nëse vajza juaj trevjeçare merr në supermarket një pako me biskota që nuk keni ndërmend ta blini, thojani asaj JO dhe kërkoni që ajo ta vendosi atë që ka marrë. Nëse vajza nuk bindet, merreni pakon nga duart e saj, vendoseni atë në vend dhe tregoni që në shtëpi ajo do të dënohet për mosbindjen. Nëse ajo bën zhurmë, tregoni që të pushojë. Nëse ajo nuk ju dëgjon, kthejeni atë në shtëpi dhe dënojeni më rreptë sesa kishit ndërmend më përpara.
Mosbindja e fëmijës është si brumi me majaja – ajo zë të gjithë vendin e dhënë. Nuk do të keni probleme nëse do të jeni këmbëngulës në kërkesat tuaja, dhe do ta trajtoni fëmijën me dashuri dhe vendosmëri njëkohësisht. Kjo nuk është aq e vështirë.
Mos i lejoni fëmijës suaj t’ju trajtojë pa respekt
Nëse nuk do ta mbani këtë rregull të thjeshtë ju do të humbisni respektin e fëmijës. Nuk ka gjë më të keqe. Ju do të humbisni çdo respekt në sytë e vajzës nëse ajo do të zbulojë që fjalët e prindit nuk përputhen me veprat, sepse kërcënimet e babait janë fjalët pakuptim kurse mamaja nuk kërkon zbatimin e kërkesave të saj.
Pikërisht për këtë fëmija katërvjeçar nuk reagon kur mamaja thotë: “Mos!” – sepse ai e di nga përjetimet që fjalët e mamasë nuk kanë asnjë pasojë.
“Mjaft, ose të ngordha!” thotë mamaja por çamarroku vazhdon sepse e di që këto janë fjalë pa vlerë.
“Të thashë MOS. Jam serioze!” thotë mamaja. Djali buzëqesh dhe sërish e sërish përsërit atë çfarë mamaja ka ndaluar.
Tani kërcënimet e mamasë bëhen konkrete: “Nëse do të vazhdosh të sillesh kështu, unë do t’i marr të gjitha lodrat e tua!” Por edhe pas këtyre fjalëve fëmija nuk reagon sepse e di që kërcënimet e mamit nuk kanë asnjë pasojë.
Ju bëni të mjerë vetveten dhe fëmijën
Paradoksi i plotë i ironisë është që kjo “lojë” është e pakëndshme edhe për fëmijën. Nuk ka lezet të zbulosh që nuk mund të mbeshtetesh tek prindërit dhe që në fakt ata janë veç gënjështarë.
Herën tjetër kur do të vezhgoni një fëmijë duke mos iu bindur prindërve, vini re – që një nga emocionet sunduese në këtë incident është inati. Inati vjen nga zbulimi që fëmija ka humbur bazën themelore – ndjenjën e sigurisë. Në kokën e vogël janë mendime të tilla: “Nëse mamaja nuk bën atë çfarë më premton dhe nuk më dënon mua, si mund t’i besoj fjalët e saj? Nëse ajo nuk ka guxim ta ndalojë sjelljen time, si mund të jem i sigurt që ajo do të ketë guxim për të më mbrojtur mua?”
Fëmija beson, mbeshtetet tek ju që ju do të mesoni atë se si ta drejtoni anijen në oqeanin e jetës plot stuhi. Ai ka nevojë për siguri që të jeni një kapiten mjaft i aftë për të mos lejuar atë të bjerë jashtë bordit.
Duke parë që nuk jeni të aftë për të fituar në një situatë me një fëmijë aq të vogël, vogëlushi nuk ka besim që mund të fitoni në një situatë me të vërtetë të frikshme. Kush do ta mbrojë fëmijën duke e drejtuar në rrugën e drejtë? Patjetër që nuk do të jeni ju sepse e keni provuar veten si të paaftë. Është e qartë që fëmija duhet të mbrojë veten.
Kjo është një tronditje e madhe. Prandaj mos u çudisni që fëmija është aq i inatosur. Nuk është surprizë që ai do të përdorë çdo shans për t’ju marr hak. Çdo herë kur ai do të ketë shans për t’ju trajtuar pa respekt, ai do t’ju marr hak në mënyrën më të dhimbshme. Për shkak që nuk jeni të aftë për t’i dhënë fëmijës ndjenjën e sigurisë, ai do të ngushëllojë veten duke derdhur gjithë inatin mbi ju.
Kjo sjellje do të bëhet zbavitëse dhe pas disa kohe fëmija nuk do t’ju bindet juve në çdo rast të mundshëm. Mosbindja do të bëhet burimi i gëzimit për atë – kënaqësia për t’ju hedhur në sy dobësinë tuaj të moralshme.
Së shpejti fëmija do të krijojë telashe vetëm për t’u zbavitur.
Fëmija shijon statusin e mbretit/mbretëreshës në familje. Dhe ju nuk keni asnjë justifikim po të lejoni fëmijën të sundojë mbi ju. Ju nuk keni pse ta lejoni situatën të bëhet aq e komplikuar që të keni turp për veten si prindër. Veçanërisht kur e vetmja gjë që duhet të bëni është të thoni JO dhe të veproni sipas fjalës suaj.
Kjo nuk është aq e vështirë!
RREGULLI I DYTË: MOS E RRIHNI FËMIJËN TUAJ
Në shoqërinë tonë nuk lejohet të përdoret një dënim trupor edhe ndaj kriminelave më të tmerrshëm. Pse duhet t’i dënojmë në këtë mënyrë fëmijët tanë? Faktet na tregojnë që rrahja nuk ka asnjë efekt pozitiv që nuk ishte e mundur të arrihej nëpërmjet dënimit jo të dhunshëm. Kjo nuk është aq e vështirë.
Kështu ne arrijmë në përfundim që goditja nuk ka justifikim, nëse nuk dëshironi t’i mësoni fëmijës suaj që është normal që më i forti rreh më të dobëtin.
Në nëntë raste nga dhjetë fëmijë të rrahur, është kuptuar që rrahja ka ndodhur në mënyrë spontane – jo pas një vendimi me mendje të qetë ku prindi ka analizuar se çfarë dënimi është më i përshtatshëm në këtë situatë. Thjesht prindërit janë të inatosur dhe dëshirojnë të rrahin dikë për ta lëshuar avullin dhe fëmija merr shuplakën. Kështu kufiri midis një dënimi trupor dhe dhunës është shumë i hollë.
Kush është kush?
Disa do të kundërshtojnë që prindërit duhet t’i tregojnë fëmijës se kush është më i madhi këtu. Dokrra! Është shumë e qartë se kush ka të drejtë për të urdhëruar. Ju jeni më të mëdhenj nga mosha dhe nga gjatësia trupore. Ju kontrolloni çdo gjë në jetën e fëmijës duke vendosur kur ai do të çohet në mëngjes, kur do të shkojë në shkollë ose kopësht dhe kur duhet të flejë gjumë. Fëmija varet nga ju plotësisht. Ju i siguroni atij ushqim dhe rroba. Nuk ka asnjë dyshim që shefi jeni ju. Ndoshta ju keni nevojë të bindni veten rreth statusit tuaj duke rrahur fëmijën herë pas here, por ai e di këtë gjithësesi.
Nxitimi – shkaku i brutalitetit
Herën tjetër, para se të godisni fëmijën tuaj, ndaluni pak dhe mendoni – çfarë doni të arrini?
Ndonjeri prej jush do të pohojë që dëshiron t’i mësojë fëmijës të ndajë të mirën nga e keqja. Por kjo është absurde. Kush ju ka dhënë të drejtë për të dënuar fëmijën i cili nuk e di çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe? Dënimi vetë nuk mëson asgjë – vetëm nënvizon mësimin. Dënojeni atë vetëm nëse fëmija di mirë të dallojë, dhe akoma me vetëdije zgjedh rrugën e gabuar. Gjithmonë, në fillim mësojeni e më pas dënojeni.
- Në fillim bëjini fëmijës të kuptojë që sjellja e tij nuk është e pranueshme. Një mënyrë e qartë është të thoni me zë serioz “JO”. Qëllimi juaj është shumë i thjeshtë – t’i shpjegoni fëmijës çfarë sjellje prisni nga ai dhe çfarë llojë sjellje nuk pranoni.
- Nëse mesazhi është i qartë, dhe fëmija vendos të mos ju bindet juve, ai meriton një dënim.
Dënime të pranueshme
- Një dënim efektiv është heqja nga ndonjë privilegj – ne mund ta vëzhgojmë këtë gjatë jetës së përditshme.
- Nëse nuk hamë ushqim me vlerë, sëmuremi dhe nuk mund ta llastojmë veten me ëmbëlsira.
- Nëse jemi përtacë dhe nuk bëjmë dëtyrën brenda afatit, nuk kemi kohë për të parë televizor.
- Nëse trajtojmë shokët tanë keq, ata fillojnë të na shmangin.
- Nëse nuk paguajmë faturat, borxhet etj., ne jemi të detyruar t’i paguajmë ato gjithsesi dhe ne humbasim të drejtën për të menaxhuar financën tonë.
- Nëse nuk kontrollojmë sjelljen tonë dhe jemi të rrezikshëm për të tjerët, rrezikojmë të shkojmë në burg.
Nëse dëshirojmë ta përgatitim fëmijën për jetën me këto rregulla, duhet të krijojmë një kontekst të ngjashëm edhe në shtëpinë tonë. Jini krijues:
- Nëse vajza juaj refuzon të hajë lulelakër, mos i jepni kokëfortës kekun.
- Nëse ajo nuk ka bërë detyrat e shtëpisë, ndalojini asaj të shikojë televizor.
- Nëse vogëlushja ka keqtrajtuar shokët e saj, ndalojini asaj të luajë me ata për disa kohë.
- Nëse vajza ka shpenzuar paratë me mendjelehtësi, mos i lejoni asaj të bëjë pazare.
- Nëse ajo nuk ndalon veprimet që vë në rrezik njerëzit e tjerë, dënojeni atë me arrest shtëpie.
Le të sundojë arsyeja dhe jo forca brutale
Nuk keni pse të hyni thellë në psikologjinë e fëmijës për të kuptuar që dënimet trupore krijojnë një pikëpamje të gabuar. Fëmijët fillojnë të mendojnë që të paktën në disa raste të caktuara rrahja është e pranueshme, dhe në disa raste më i forti mund të tregojë superioritetin e tij duke lënduar tjetrin.
Por ky arsyetim është kundër opinionit të shoqërisë sonë dhe ne nuk dëshirojmë t’i mësojmë këtë fëmijës sonë. Ne – të rriturit – duam që gjithçka të zgjidhet me anë të arsyetimit dhe të drejtësisë, jo forcës brutale.
Nuk duhet të jeni gjeni për të kuptuar që duke rrahur fëmijën tuaj ju zgjasni mbijetesën e kësaj tradite arkaike duke ia trashëguar atë brezave të ardhshëm. Pikërisht ata njerëz, të cilët kanë përjetuar dhunën gjatë fëmijërisë, më vonë rrahin fëmijët e tyre – nga modeli i roleve të mësuar ose nga hakmarrja.
Tragjike? Po. E tmerrshme? Po. Por dëtyra juaj është të ndaloni këtë zinxhir.
Kjo nuk është aq e vështirë.
Rruga e rrëshqitjes
Fillimi i mbarë është gjysma e punës, thonë kinezët. Për të mos shpërthyer dhe dënuar fëmijën në mënyrë të dhunshme, mos lejoni situatën të dalë jashtë kontrollit sepse pastaj inati do të ngjitet nga fëmija edhe tek ju. Ju humbisni kontroll, jo vetëm ndaj fëmijës, por edhe ndaj jush.
Imagjinoni që fëmija njëvjeçar në karrocën e supermarketit merr ndonjë gjë nga rafti. Thojini me zë të butë: “Jo! Mos e prek!” Dhe vendoseni atë në raft. Por fëmija e merr atë përsëri. Thojini sërish – Jo! (Me zë të butë sepse fëmija ndoshta nuk e ka kuptuar akoma.) Por kur ai e merr atë herën e tretë duke u rebeluar, thojini atij “JO!” me zë më të rreptë duke dhënë mesazhin që kjo sjellje nuk është e pranueshme – sepse pakënaqësia e prindërve është vetë një dënim.
Pastaj vendosni karrocën në mënyrë që djali nuk mund të prekë asgjë nga raftet. Edhe ky është dënim i përshtatshëm sepse e ndalon atë për të bërë gabime.
Nëse fëmija fillon të qajë, i vetmi veprim i duhur është të këmbëngulni në vendimin tuaj dhe ta largoni nga dyqani. Duke kuptuar që situata nuk do të ndryshojë, fëmija herët a vonë do të ndalojë së qari.
Ky është thelbi i suksesit – ju duhet të ngulni këmbë deri sa fëmija të kuptojë se me qarje nuk do të arrijë asgjë. Nuk është një gjë e këndshme të veproni kështu, por s’keni ç’të bëni. Dhe më besoni, nëse nuk do të sundoni mbi fëmijën tuaj që tani, më vonë kur ai të rritet, situata vetëm do të përkeqësohet. Kjo nuk është aq e vështirë.
RREGULLI I TRETË: MOS E DETYRONI FËMIJËN TË MARRË VENDIMET E TË RRITURVE!
Së pari mësojeni, pastaj lejojeni të vendosë
Në ditët e sotme ka shumë diskutime rreth nevojës që të lejojmë fëmijët të vendosnin që në moshën e vogël se si të veprojnë, dhe jo të plotësojnë vullnetin e prindërve pa asnjë fjalë. Deri në një pikë kjo ide është e mirë dhe e bukur, por kështu nuk mund të shkojmë larg.
Është shumë e thjeshtë – fëmijët e vegjël nuk dinë të dallojnë të mirën nga e keqja dhe nuk janë të aftë të parashikojnë pasojat e veprimeve të tyre. Është e kotë t’i vendosim ata në një situatë që kërkon. Ata kanë nevojë për të dy aftësitë e përmendura, për të marrë një vendim. Një “liri” e tillë atëherë mund të dalë si një mizori.
A ia vlen t’i bëjmë fëmijët të djegin gishtat tek normat morale?
Ne, prindërit, harxhojmë shumë kohë duke mbrojtur fëmijët tanë nën moshën 3 vjeçare nga situata të rrezikshme. Ata nuk kuptojnë që flaka e qiririt do t’i djegë gishtat e tyre. Ata nuk e dinë që mund të mbyten me një top të vogël në gojë. Fëmijët nuk e kuptojnë që duke zbritur nga dritarja e katit të katërt, ata do të bien poshtë dhe do të vriten.
Për shkakun që ne – të rriturit – i kuptojmë këto gjëra për bukuri – ne i detyrojmë fëmijet tanë të veprojnë sipas vullnetit tonë. Ne nuk e lejojmë fëmijën të vendosë vetë, për arsyen e thjeshtë që ai akoma nuk është i aftë për të marrë një vendim të arsyeshëm.
Është detyrimi ynë. Nëse do të veprojmë ndryshe dhe do të lejojmë vajzën tonë të digjet, për të mësuar në një mënyrë të ashpër, që ajo duhet të ruhet nga zjarri, ne e kemi keqtrajtuar atë.
Çdo gjë e lartpërmendur ka lidhje edhe me sjelljen e fëmijëve. Mendoni rreth kësaj. A është e arsyeshme t’i ofrojmë ata të vendosnin vet rreth çështjeve të moralshme, nëse ata akoma nuk janë të aftë për të kuptuar pasojat e ndryshme dhe të paparashikueshme të vendimeve të tyre?
A ka dashur dikush ndonjëherë të jetë egoist?
Isha në një supermarket duke kërkuar bateri për aparatin tim fotografik. Vura re një dramë që po ndodhte midis një nënë dhe djalit të saj katërvjeçar. Gruaja ishte duke parë disqet e muzikës, kurse djali – disqet me filmat.
“Mami, pa shiko,” thërret ai. “Bags Bani!” Dhe ai kap diskun me filmin “Basketbolli i yjeve”. “Shih, edhe Majkëll Xhordan!”
Mami shikon dhe thotë: “Po, e shoh. E bukur apo jo?”
Djali për pak çaste shikon kapakun e filmit, pastaj zgjat dorën me të dhe thotë: “E dua këtë film.”
“Më vjen keq, por jo,” thotë mami.
“Por unë dua!”
“Më fal, por nuk mundemi!”
“Pse jo? Unë e dua atë!”
“Sepse kjo kushton 15$ dhe ne nuk kemi aq shumë para.”
Djali i vogël u vrenjt dhe mendoj rreth fjalëve e nënës. Ai nuk duket i bindur. Mamaja ka mbaruar së kontrolluari disqet dhe thotë: “Ec ikim!”
Ajo tashmë është larguar disa metra, kur ve re që djali akoma po rri pranë raftit të filmave duke shtrënguar në dorë diskun e dëshiruar. Mamaja e vëzhgon atë. Djali flet i pari: “Unë e dua shumë atë.”
Gruaja mban qetësi. Ajo tund kokën dhe përgjigjet me një zë të qetë: “Më vjen keq, por nuk mund ta blejmë atë. Prandaj, të lutem, vendose atë në vend!”
Ajo përpiqet të largohet përsëri, por djali mbetet tek rafti, duke shtrënguar diskun tani me të dy duart. Gruaja e re vlerson situatën duke menduar se çfarë të bëjë tani. Me në fund ajo vendos, por ama merr një vendim të keq:
“A nuk do të vendosesh diskun në vend?” e pyet ajo.
Çfarë idiotësi!
Më falni për shprehjen, por ajo nuk mund të ketë thënë asgjë më idiote. Ishte e qartë që djali NUK DONTE të vendoste diskun në raft. Ai i kishte kushtuar gjithë forcat që – me fjalët dhe me veprat – të bindte mamin të blente atë disk.
Ky nuk është çasti i duhur për t’i ofruar fëmijës të bëjë një zgjedhje. Në këtë situatë duhet të veprosh si njeri i rritur i cili i di mirë kushtet financiare dhe arsyet e tjera pse fëmija nuk mund të marrë atë çfarë dëshiron. Sepse fëmija as që i kupton shkaqet e refuzimit, as lidhjet e tjera.
Plani i vetëm i një veprim të arsyeshëm do të ishte:
- Të marrë diskun nga duart e djalit,
- Të vendosë atë tek rafti,
- Ta çojë djalin jashtë sektorit të filmave, dhe nëse nevojitet edhe nga supermarketi,
- Ta dënojë djalin për mosbindjen,
- Pasi të jeni qetësuar, të përshkruani sa më qartë realitetin dhe anën tuaj financiare dhe kushtet materiale të familjes, dhe të shpjegoni, pse nuk kishit mundësi ta merrnit atë film.
Toleranca ndaj njërit mund të bëhet padrejtësia ndaj tjetrit
Strategjia “le të jetë fëmija ai që gykon vetë veprimin e tij” bëhet veçanërisht e sikletshme, kur (siç ndodh shpesh herë) ajo ndikon edhe në të drejtat e të tjerëve. Kam parë një baba të ri me dy vajzat e tij – tre dhe pesëvjeçare, të ulur pranë supermarketit duke pritur nënën në makinë. Vajzat janë duke luajtur me dy kukulla që ato kanë marrë nga një festë. Trevjeçarja ka një dele, kurse pesvjeçarja ka një fantazëm.
Ato luajnë për bukuri, deri në çastin kur vajza e vogël gjen një buton, i cili bën delen të qeshë në mënyrë të lezetshme. Ky zbulim është një surprizë e këndëshme. Vajza e vogël shtyp butonin sërish e sërish për të dëgjuar qeshjen qesharake. Që të dy vajzat qeshin.
Më pas vajza e madhe fillon të kërkojë butonin edhe tek kukulla e saj – dhe e gjen. Me shpresa të mëdha ajo shtyp butonin, por – çfarë zhgënjim – dëgjohet vetëm një “buuu” e qetë dhe të shkurtër.
Motrat shtypin butonat njëri pas tjetrit dhe përfundimi është më se e qartë – qeshja e deles ka lezet, kurse “buuu” është kot fare. Kur nuk ka mbetur asnjë dyshim për këtë, motra e madhe vepron ashtu siç kanë vepruar të gjithë despotët e të gjitha kohërave. Logjikisht, ajo konfiskon delen dhe i jep motrës fantazmën. Patjetër, motra e vogël fillon të qajë, duke detyruar kreun e familjes të ndërhyjë pa dëshirë. Megjithatë babai nuk vepron në mënyrë të drejtë, por vendos t’i ofrojë zgjedhje vajzës së madhe.
“Melisa,” thotë ai, “a nuk dëshiron t’ia të japesh delen Anës?”
Melisa vetëm shtyp butonin e deles. Dhe Ana qan edhe më shumë.
“Melisa,” babai përpiqet edhe një herë, “ti nuk do që ta lëndosh motrën tënde, apo jo?”
Në mënyrë indiferente vajza e madhe edhe një herë shtyp butonin, ndërsa vajza e vogël po dridhet nga dënesat.
“Melisa, a nuk mendon ti që duhet t’ia kthesh Anës delen e saj?” pyet babai.
Gabimi i përsëritur nuk përmirëson situatën
Përpjekjet e babait të mësojë Melisën ishin si një thikë me dy presa. Ana e kupton vetëm që babai i saj e lejon padrejtësinë të zgjasë. Patjetër, edhe Melisa ka të drejta, por duhet ta harrojmë atë, nëse ajo keqtrajton motrën e vogël që është më e dobët.
Ky nuk është çasti i duhur për biseda të gjata dhe të mençura. Motra e vogël po vuan, ndërsa Melisa po dëtyrohet të arsyetojë se çfarë ka bërë. Prandaj duhet t’i lemë shpjegimet për më vonë; tani kryesorja është të restaurojmë drejtësinë. Mënyra e arsyeshme do të ishte si vijon.
Babai duhet të flasë me Melisën drejtë për drejtësinë dhe të jetë shumë i qartë: “Si guxon t’i të marresh atë çfarë nuk është e jotja? Nuk mund të bësh kështu! Jepi delen Anës!”
Nëse Melisa nuk bindet, babai duhet t’ia marrë kukullën nga dora për t’ia dhënë atë vajzës së vogël dhe ta dënojë vajzën e madhe në mënyrë e përshtatshme. Për shembull, duke konfiskuar për ca kohë fantazmën, duke shpjeguar: “Nëse nuk di të luash pa e lënduar motrën, nuk mund të luash fare.”
Pastaj babai duhet të konfiskojë fantazëm deri sa Melisa të tregojë një keqardhje të vërtetë dhe të bjerë dakort me gjithë zemër e t’i kërkoje falje motrës.
Më vonë, kur të gjithë të jenë të qetësuar, është koha për të shpjeguar situatën në detaje. Shpjegimi mund të jetë i tillë: “Melisa, dua që ta kuptosh se çfarë ndodhi sot. Duke marrë kukullën e Anës, ke vepruar në mënyrë egoiste dhe e ke lënduar shumë motrën. As ty nuk do të pëlqente nëse dikush do të trajtonte ty në këtë mënyrë. Prandaj të dënova. Kurrë mos bëj më kështu.”
Fëmijët e vegjël nuk janë të aftë për të marrë një vendim të moralshëm, prandaj duhet të shpjegojmë se çfarë është e mirë dhe çfarë jo, dhe duhet të tregojmë që pas veprimit të keq pason denimi.
Kjo është detyra e prindërve, prandaj zbatojeni atë! Mos e shmangni këtë përgjegjesi dhe mos e hidhni atë mbi dikë i cili nuk është i aftë për të bërë.
Dënoni fëmijën dhe jo miqtë tuaj
Më bëni një nder, nëse keni ardhur për vizitë në shtëpinë time! Le të imagjinojmë që ka ardhur koha për të ikur në shtëpi dhe ju po ia tregoni këtë djalit tuaj. Patjetër, ai do të dojë të rrijë akoma të luajë me djalin tim, por është vonë, ju jeni të lodhur dhe madje, çfarë është më e rëndësishme, ju shikoni që gruaja ime dhe unë do të ishim të kënaqur ta mbyllim këtë mbrëmje.
Ju lutem, mos filloni të bëni debate me djalin tuaj! Mos i thoni: “Mos mendo që duhet të ikim në shtëpi?” Është shumë e qartë që ai nuk mendon kështu. Dhe ai patjetër do të përpiqet të gjejë ndonjë arsye për të mos ju bindur juve.
Detyra juaj nuk është të pyesni, por të thoni: “Vishe pallton. Është koha të ikim në shtëpi.” “Por babi,” do të thotë djali, “ne sapo filluam një lojë, nuk dua të iki.” Përgjigjuni: “Të kuptoj, por duhet të ikim, prandaj vishu.” Nëse ai akoma refuzon të bindet, duhet të veproni me vendosmëri. Kapeni çamarrokun, mbështilleni djalin me pallto dhe silleni tek makina. Gjatë rrugës i shpjegoni situatën dhe arsyen pse ai meriton dënim. “Kur të kërkoj diçka, duhet të më bindesh. Nëse nuk do të veprosh kështu, vetë e ke fajin. Unë jam babai yt dhe detyra ime është të mësoj se si duhet të sillesh. Më kupto, miqtë tanë ishin të lodhur. Ata donin që të mbaronte vizita. Prandaj ne u larguam tani. Do të ishte e pasjellshme nëse do rrinim më shumë.”
Është keq t’i ofrosh fëmijës një zgjedhje të papërshtatshme, por madje më keq është ta bësh këtë duke torturuar miqtë tuaj.
Ta kuptosh këtë nuk është aq e vështirë.
RREGULLI I KATËRT: KËRCENONI VETËM ME NJË NDËSHKIM REAL
Një tjetër vendim i gabuar
Një herë pashë në supermarket se si një baba pa sukses përpiqej të ndalonte dy çamarrokët e tij – shtatë dhe dhjetëvjeçar. Që të dy ishin duke kapur njëri-tjetrin midis rafteve të supermarketit dhe nuk çanin kokën fare që kështu ishin duke shqetësuar njerëzit të tjerë.
Babai u thotë djemve ta ndalojnë lojën, por ata e injorojnë atë. Ai e përsërit urdhërin. Akoma nuk ka asnjë reagim. Kështu babai vendos të flasë seriozisht. “Ndaloni që këtu, ndryshe… nuk do të shkojmë nesër në stadium për të parë ndeshjen kombëtare. E kam seriozisht.”
Me këtë frazë, ai tërheq vëmendje e djemve për një çast. Shtatëvjeçari shikon me vëmendje fytyrën e dhjetëvjeçarit, ndërsa ai mendohet për dy sekonda, pastaj tund kokën, sikur do të thoshte: “Mos e çaj kokën!” Kështu vogëlushi buzëqesh dhe vazhdon lojën me vëllain ashtu si më parë.
Kërcënimet e kota
Në këtë situatë, na zbulohen shumë qartë disa probleme të edukimit. Dhe mospërshtatshmëria e ndëshkimit ishte mëse e qartë. Që të dy fëmijë (ose të paktën djali i madh) e dinin që babai nuk kishte për ta plotësuar një kërcënim të tillë.
Biletat për ndeshjet kombëtare janë të shtrenjta dhe nuk është e lehtë t’i refuzosh ato, sidomos për të ndëshkuar fëmijët. Për më tepër babai deshi ta shohë këtë ndeshje aq shumë sa dhe djemtë e tij, ndoshta madje edhe më shumë. Nuk mund të besohet që ai do t’ia kishte ndaluar vetes këtë gëzim vetëm për t’i dhënë një mësim djemve. Dhe djemtë e dinin këtë, sepse kjo nuk është aq e vështirë për tu kuptuar.
Lëvizni pak trurin
Morali i kësaj historie është shumë i qartë – mendoni pak, para se të kërcënoni fëmijët me ndonjë ndëshkim. Sigurohuni që ndëshkimi do të jetë vetëm për fajtorin dhe jo për ndonjë që nuk ka faj. Sepse nëse ndëshkimi do të prekë edhe njerëzit e tjerë, plotësimi i ndëshkimit do të jetë një ferr i vërtetë për ju. Dhe nëse do ta plotësoni atë, ky do të jetë një mësim i një drejtësie të shtrembër për fëmijët tuaj. Pse duhet të ndëshkohet dikush që nuk ka asnjë lidhje me çështjen?
Veç kësaj, shpesh herë prindërit vetë janë një prej viktimave të pafajshme, dhe kështu janë duke luftuar me dëshirën të mbajnë zemërimin, i cili është i papajtueshëm me një edukim të arsyeshëm. Në një rast të tillë është shumë e lehtë të fajësoni fëmijën për gëzimin e humbur: “Për fajin e tij nuk e pashë ndeshjen kombëtare!”
Në fakt, në këtë rast fëmija nuk ka faj. Ishte ideja juaj idiote të zgjidhnit pikërisht këtë lloj ndëshkimi nga asortimenti i gjërë i ndëshkimeve. Fëmija thjesht ishte duke ju acaruar dhe kjo sjellje e keqe nuk ka fare lidhje me ndeshjen kombëtare. Është faji juaj që keni lidhur prapësirën me një ndëshkim të papërshtatshëm.
Ndëshkoni mistrecin dhe jo motrën e tij
Duhet të jeni shumë të kujdesshëm, nëse fëmija ka vëllezër ose motra. Shumë shpesh ndodh që ndëshkimi i shpallur për njërin, ndikon në tjetrin. Dhe kjo është padrejtësia e madhe dhe krijon hidhërim. Prandaj një prej këshillave të mia është të mos ngatërroni kurrë ndëshkimin me aktivitetet familjare. Ju nuk mund ta ndaloni mistrecin të marrë pjesë në aktivitete familjare (si p.sh. vizitë në kopshin zoologjik ose në ndonjë piknik) për shkak se mungesa e tij mund të jetë ndëshkim për vëllezërit ose motrat e tij. Veç kësaj, sa më shumë nevojitet prania e tij për një gëzim të përbashkët, aq më rëndë do ta ndiejnë këtë ndëshkim pjesëtarët e tjerë të familjes.
Nuk ka budallënj këtu
Nuk mund ta harroj fytyrën e dhjetëvjeçarit në supermarket, në momentin kur babai i tij e kërcënoi atë me ndëshkim. Vëllai i vogël u zhyt në mendime, kurse i madhi, duke u bazuar në eksperiencën më të madhe, pa dyshim arriti në përfundimin, që babai kurrë nuk do ta anullonte ndeshjen.
Fëmijët shumë shpejt bëhen ekspertët në njohjen e prindërve – kjo është një nga të vërtetat e jetës. Kjo ndodh për shkakun se liria e tyre e veprimit dhe mundësia për të marrë atë çfarë dëshirojnë, varet nga aftësia për të kuptuar, kur mami ose babi flet seriozisht dhe kur jo. Prandaj fëmijët e kalojnë vazhdimisht kufirin e rregullave familjare, duke kontrolluar forcën e zinxhirit dhe duke kërkuar hallkën e dobët për të dalë në liri. Dhe më besoni, po ta gjejnë një herë hallkën e dobët, ata nuk do ta harrojnë kurrë atë. Prandaj, duhet t’i ndëshkoni fëmijët çdo herë për prapësirat e tyre, ndryshe kjo bëhet si llotari – a do të marrë ndëshkim apo do tia hedh këtë herë?
Gjithmonë mendoni përpara, dhe veproni më pas! Mos shpikni ndëshkime ndërsa jeni të nxehur. Kushtoni të paktën disa sekonda, duke analizuar të pasojat të mundshme. Jini të arsyeshëm në zgjedhjen e ndëshkimit dhe gjithmonë kontrolloni – a përshtatet ndëshkimi prapësirës dhe a është i plotësueshëm?
“Si ta fus xhindin prapë në shishe?”
Por çfarë të bëni nëse goja juaj ia ka kaluar mendjes (më besoni që do të ndodhë kështu ndonjëherë) dhe keni përmendur një ndëshkim jo real, të cilin (siç e dini vetë) nuk keni mundësi as vullnet për ta plotësuar? Thjesht, ndryshoni ndëshkimin. I thoni: “Prit pak, pse të vuaj unë për shkakun e prapësirës tënde? Unë dua të shoh ndeshjen, prandaj një ndëshkim i tillë nuk është i drejtë. Prandaj unë ndryshova mendje. Nëse nuk e ndalon këtë sjellje të keqe, nuk do të hashë asnjë ëmbëlsirë, as nuk do të pish limonata për një javë!”
Sepse, siç do të mësojmë në kapitullin tjetër, nuk duhet të keni turp për të pranuar gabimet.
RREGULLI I PESTË: MOS U ZEMËRONI PËR NJË KOHË TË GJATË!
Më vjen keq, por kohërat e vjetra i përkasin të së shkuarës
Suksesi në edukimin e fëmijëve varet shumë nga aftësia për të kontrolluar emocionet. Veprimi që ju dëshironi ose që jeni tunduar nga emocionet tuaja, shpesh herë mund të mos jetë në përputhje me interesat e fëmijës.
Për shembull, mund të ndodhë që njëvjeçari, i cili sapo ka filluar të eci, pa dashje thyen vazon që keni trashëguar nga stërgjyshërit tuaj. Natyrisht që doni të bërtisni, ulërisni dhe të qani pa fund.
Më vjen keq, por nuk mund të reagoni kështu. Mund të tregoni që jeni të pakënaqur, por duhet ta bëni këtë në mënyrë të kontrolluar, pa humbur mendjen, toruan.
Mos harroni, që në këtë rast, detyra juaj kryesore është të ndëshkoni fëmijën në mënyrë të drejtë dhe të arsyeshme, kështu që ai të marrë mësim. Mësimi në rastin e vazos do të jetë – duhet të jesh më i kujdesshëm me gjërat që nuk janë tuat.
Nuk mund ta mësoni fëmijën, duke bërtitur, ulëritur dhe duke vepruar në mënyrë histerike, sepse një reagim i tillë vetëm do të frikësojë atë.
Këto kushte nuk duken të drejta. Ju jeni viktima, sidomos i zemëruar. A nuk keni të drejta të shprehni emocionet tuaja? Jo, nuk keni të drejta të tilla. Dhe duhet ta merrni këtë ndalim si një të vërtetë të pandryshueshme.
Të bëhesh një nënë ose një baba do të thotë të sakrifikohesh – ju për fëmijën tuaj sakrifikoni kohën, paratë dhe emocionet. Ju nuk mundeni më të shkoni në çdo darkë dhe të argëtoheni nëpër klube sepse jeni të nevojshëm në shtëpi për fëmijët tuaj. Ju nuk mund të blini më çdo fustan që ju pëlqen, sepse duhet të filloni të kurseni paratë për arsimin e fëmijës. Ju nuk mund të blini një veturë sportive për të cilën keni ëndërruar sepse atje nuk ka vend për sediljen e fëmijës.
Dhe ju pëlqen kjo apo jo, ju nuk keni më të drejtë për të shprehur emocionet tuaja negative në prani të fëmijës suaj, sepse ky njeriu i vogël nuk e kupton akoma kuptimin e vërtetë të inatit tuaj.
Ju jeni duke u përpjekur t’i mësoni fëmijës se si të mos bëhet një idiot, prandaj ju nuk duhet të prishni gjithçka me sjelljen tuaj idiote.
Kjo nuk është aq e vështirë.
Është tunduese të shtiremi sikur jemi të zemëruar
Mirë, nganjëherë duhet të shfaqim zemërimin, ndryshe ai do na bëj copa-copa. Problemi është që ky justifikim përdoret tepër shpesh, për të justifikuar shfaqjen e ëmbël të zemërimit “të drejtë”. Dhe për shkak se shfaqja e emocionëve negative është aq e lezetshme, dhe ne vazhdojmë ta shfaqim zemërimin sërish e sërish, madje në situata të papranueshme.
Nuk e di se çfarë kishte bërë një vajzë katërvjeçare që pashë në supermarket. Unë e di vetëm se mamaja e saj e bëri atë të ndihej fajtore.
“Më fal, mami!” vogëlushja përsëriti sërish e sërish, duke kapur pallton e mamasë dhe duke parë lartë me shpresë që fytyra e ngurtë do të buzëqeshte.
Gruaja as nuk i hodhi sytë tek vajza. Ajo ishte plot zemërimi dhe po e shijonte këtë. Dhjetë minuta që kalova në rradhën para kasës, ajo nuk u pajtua me vajzën. Unë dëgjova dënesat e vajzës edhe kur ato ishin duke u larguar nga dyqani. Nuk ia kam idenë se sa i madh ishte gabimi i vajzës, por ndikimi i zemërimit ishte i qartë – vajza e vogël ishte e dëshpëruar në maksimum.
Gjëja më idiote ishte që nëna e trajtonte vajzën katërvjeçare sikur ajo të ishte e rritur. Fëmija katërvjeçar nuk mund ta përmirësojë situatën derisa ta mësoni atë se si ta dallojë të mirën nga e keqja dhe se si të korrigjojë gabimet e veta. Është e padrejtë të shprehni inatin tuaj ndaj fëmijës, para se ai/ajo t’i mësojë këto gjëra.
Ju si prindër keni pushtet të shpallni kushtet e faljes. Dhe ta bëni fëmijën tuaj robin e faljes/mosfaljes që është dhunë psikologjike.
Kujtoni sa më shpesh që truri i fëmijës e përcepton botën në mënyrë shumë të thjeshtë. Nëse bashkëshorti ynë na inatoset, ne, duke qenë të rritura, e dimë që inati do të kalojë pas pak. Edhe pse na lendojnë grindjet me të, ne mund ta ngushëllojmë vetën që dashuria – baza e marrëdhënieve – nuk është dobësuar.
Por vajza e vogël në supermarket nuk kishte asnjë ide për këtë. Ajo u dëshpërua sepse mendonte që dashuria e mamit ka marrë fund. Përfundimi i saj ishte: “Mami nuk më do më!” A mund të gjeni të paktën një mësim pozitiv që fëmija mund të marrë nga një përjetim i tillë?
Në kapitujt vijues do të flasim rreth temës që nuk mjafton ta duam fëmijën ashtu siç është. Ne duhet të bëjmë gjithçka që ai/ajo të mësojë rreth dashurisë sonë pa kushte. Do të keni raste kur nuk do të jeni të kenaqur rreth sjelljes së fëmijës suaj. Nganjëherë do të acaroheni nga sjellja e tij/saj egoiste ose e pakëndshme. Por të gjitha këto nuk do të ndryshojnë dashurinë tuaj për fëmijën tuaj. Dhe fëmija nuk do të kuptojë këtë, nëse do të vazhdoni të kënaqni veten duke shprehur inatin ndaj tij/saj.
Si të veproj?
Epo, por çfarë duhet të bëjmë kur fëmija sillet keq, në mënyre e pasjellshme dhe egoiste?
- Bëni atë ta ndalojë këtësjellje.
- Shpallni ndëshkimin e përshtatshëm.
- Plotësoni ndëshkimin.
- Faleni fëmijën.
- Bindni fëmijën që e doni atë më shumë së kurrë, edhe pse nuk ishit të kënaqur më sjelljen e tij/saj.
Të ndëshkoni dhe të shprehni dashuri nuk është një veprim kontradiktor. Në fakt, këto dy shprehje duhet të eci dorë për dore. Një karakteristikë e përbashkët e prindërve të mirë është balanca midis një rreptësie të patundur dhe një dashurie pa kushte. Ndërsa e para shfaqet vetëm në rastet e mosbindjes, e dyta i tregon fëmijës suaj që dashuria juaj nuk do të pakësohet për aq kohe sa ju të jetoni. Edhe nëse jeta e tyre, largë qoftë, të përfundojë në varje.
Një rrugë e gabuar për një jetë të lumtur
Duke refuzuar të falni fëmijën, ju jo vetëm bëni fëmijën tuaj jashtzakonisht të pasigurt, por kokëfortsia juaj do ti japë atij disa përfundime që ai do ti ruajë për gjithë jetën. Për shkak se fëmija zakonisht kopjon ose imiton sjelljen e prindërve, ju, duke e mësuar atë të mbajë inatin, ju inkurajoni zakone, të cilat do ta pakësojnë shansin e fëmijës të shijojë jetën plot gëzim, sepse mbajtja e zemërimit automatikisht fik aftësinë për të qënë i lumtur.
Ne të gjithë vazhdimisht përjetojmë mungesën e tolerancës, mosmirënjohjen dhe keqtrajtimin – kjo është jeta. Natyra njerëzore është larg nga përsosmëria, prandaj herë pas here ne vuajmë nga egoizmi i të tjerëve. Dhe nëse kjo është e pashmangshme, çfarë të bëjmë për të pakësuar ndikimin negativ tek ne? A është më mirë të mbledhim zemërimin dhe inatin pa fund dhe të lejojmë tensionin të rritet deri në qiell?
Apo më mirë të falim dhe të harrojmë, sa të mundemi, duke kërkuar drejtësinë dhe në të njejtën kohë duke pranuar, që jeta është e padrejtë dhe që më mirë ta pranojmë atë dhe të ecim përpara?
Juristët dëshmojnë shfaqjet praktike të këtyre çështjeve çdo ditë. Sallat e gjyqit janë plot me njerëz të cilët nuk e lejojnë inatin e tyre të shuhet. Këta njerëz zakonisht janë:
1) Biznesmenë, të cilët më mirë do të lejojnë kompaninë e tyre të falimentojë (pavarësisht se i kanë kushtuar gjithë jetën e tyre për ta krijuar këtë kompani) sesa t’u falin partnerëve të biznesit tradhëtitë e imagjinuara;
2) Blerësit e shtëpive, të cilët parapëlqejnë të humbasin rastin të blejnë shtëpinë e ëndrrave të tyre sesa të paguajnë një çmim i cili iu duket 50$ më tepër;
3) Veçanërisht – çifte të cilat janë duke u divorcuar dhe të cilët janë gati tu paguajnë dhjetra mijëra dollarë avokatëve për të plotësuar dëshirën e tyre “shumë produktive” t’i marrin hak partnerit i cili i ka lënduar shumë.
Pa dyshim – pjesa e njerëzve që marrin pjesë në gjyq janë njerëz të guximshëm, të cilët kërkojnë drejtësinë dhe nuk shqetësohen se sa do t’u kushtojë. Megjithatë, shumica janë thjesht të pushtuar nga imagjinata rreth ofendimeve të ndryshme sa që kanë humbur aftësitë për të vlerësuar – a i përshtatet përfitimi çmimit që paguajnë? Ata duhet të pyesin veten – a ia vlen (duke menduar për të ardhmen dhe jo vetëm të tashmen) të vazhdojnë të luajnë rolin e të ofenduarit në këtë dramë të ethes së hakmarrjes?
Nuk kam nevojë të lexoj veprat e Frojdit për të imagjinuar, se si vajza që pashë në supermarket, pas njëzet vjetësh do të veprojë në mënyrë kokëforte në gjyqin e divorcit të saj.
Shikoni veten
Ka edhe një tjetër arsye pse njerëzit nuk duhet të harxhojnë kohën duke ushqyer zemërimin dhe hidhërimin. Shpesh herë kushtet e vërteta të çështjes nuk justifikojnë zemërimin tonë, veçanërisht kur fjalë bëhet për fëmijët tanë.
Për të përfunduar që – me përjashtime të rralla – në çdo konflikt shkaktarët janë që të dy palë, na nevojitet të praktikojmë avokacinë vetëm për nja dy vite. Persona plotësisht të ligë dhe të poshtër janë vetëm në telenovela, kurse në jetë shohim që të dyja karakteristikat. Prandaj herën tjetër, kur jeni të zemëruar, shihni veten në pasqyrë. A jeni plotësisht të sigurt që në asnjë mënyrë nuk e keni inkurajuar këtë grindje? Jini të ndershëm – vetëm ekzistenca e mospërputhjes dëshmon që nuk jeni të përsosur.
Pavarsisht nga sa e vështirë është kjo kur jeni të emocionuar, pyesni veten: “Cili është roli im në këtë konflikt?” Po, kjo është një pyetje shumë e vështirë, por ajo na ndihmon të vlersojmë veten në mënyrë të ndershme dhe të pranojmë se si jemi. A nuk dëshirojmë tu mësojmë fëmijëve tanë të bëjnë çdo gjë për t’u bërë (to become) njerëzit më të mirë, pavarësisht nga vështirësitë?
Në të vërtetë, nuk e di se çfarë kishte ndodhur në supermarket atë ditë. Por pavarsisht nga ajo çfarë kishte ndodhur midis mamasë dhe vajzës, mund të imagjinoj shumë lehtë, që mamaja, e cila në mënyrë të palëkundur refuzonte të falte vajzën e dëshpëruar, mund të ishte gjithashtu fajtore në këtë situatë. Duhet të pyesim – a e kuptonte katërvjeçarja që kishte bërë diçka të ndaluar? Ka mundësi që ajo kishte bërë ndonjë gabim të rëndë. Por ndoshta mamaja thjesht ishte duke shprehur inatin e saj për një ditë të keqe ndaj të parit që kishte ndër këmbë.
Dhe ju do ta bëni këtë gjithashtu. Mos gënjeni veten. Ju do ta shprehni zemërimin tuaj ndaj fëmijës kur ai/ajo as nuk do të meritojë këtë. Dhe nëse pastaj do të qerasni veten me argëtim egoist, mbajtja e zëmërimit për një kohë të gjatë, vetëm do të përkeqësonte situatën.
Zemërimi dhe inati mund të jetë shumë shkatërrues. Veçanërisht kur ai është drejtuar ndaj një fëmije të vogël. Nëse dëshironi të jeni prindër të mirë, vini re shenjat e para të zemërimit, dhe shenjat e një zemërimi të zgjatur.
“Kështu jam dhe pikë”
Disa prej jush do të më kundërshtojnë duke thënë që mbajtja e zemërimit është në natyrën e tyre, madje e trashëguar. Kjo prirje për të shmang përgjegjësinë (për shkakun që është e pamundur të ndryshohet karakteri) është shumë popullore. Por ne jemi si jemi. Por ne gjithashtu jemi si dëshirojmë të jemi. Veç kësaj, dëtyra jonë është të bëjmë gjithçka për të mbrojtur fëmijët tanë nga zakone të cilat – siç e pranojmë kur flasim haptas – na kanë ndaluar të shijojmë jetën në bollëk.
Nëse jeni kokëfortë dhe dëshironi të jetoni si egoist, duke shkatërruar nervat tuaja dhe duke mbajtur zemërimin për një kohë të gjatë, të paktën drejtojini emocionet tuaja negative tek njerëz të rritur, dhe jo tek fëmijët.
Kjo nuk është aq e vështirë.