Nga: Henry Lang
Sikur disa nga ju, unë po kam vështirësi me të mësuarit në shtëpi. Në fakultet, unë po studioj që të bëhem edukator, prandaj mendova të ndaj me ju ca këshilla për të qëndruar të fokusuar kur mësoni nga shtëpia.
- Pastroni hapësirën e studimit dhe bëjeni atë komode
Mbani ekran të pastër të kompjuterit, poashtu. Mbyllni skedat shpërqëndruese në shfletuesin e internetit.
- Ndërro vendet e studimit
Vendi ku studioni ndikon fort në atë si e përpunoni informacionin. Edhe një ndryshim i vogël mund të jetë freskues. Përshtatni dhomën me detyrat që keni. Mua, për shembull, më pelqen të studioj matematikë në tryezën e kuzhinës dhe të shikoj ligjërata në divan.
- Jepi trurit një “shtyrje” kur e sheh se ke ngecur
Bëj një shëtitje rreth lagjes, bëj ca ushtrime, kërcime, shtrij gjymtyrët, shkund çdo tension muskulor ashtu që të ndiheni rehat.
- Rrini të hidratuar
Trupi juaj natyrshëm performon më mirë kur jeni të hidratuar mirë. Mbani një shishe uji afër vetes. Nganjëherë harroj të marr shishen me ujë, kështu ia kujtoj vetes me ndonjë shënim përkujtimi në fletore apo ekran të kompjuterit.
- Krijo lista “to-do”
Krijimi i listave “to-do” (lista të detyrave për shkollë, punë dhe qëllime tjera) është domosdoshmëri për mua. Kësisoj, kam më pak gjasa të humbas afatet e mërzitshme kur ato janë të paketuara në një vend.
- Luaj me tinguj
Një shokut tim i pëlqen të dëgjojë tingullin e shiut gjersa studion. Kurse unë. kur jam duke lexuar, lëshoj flladitësen që me zhurmën e saj të mbulojë zhurmat e fqinjëve. Ju mund të bëheni kreativë dhe të gjeni “zhurmat strehuese” tuajat.
- Gjej një dritare krijuese
Çfarëdo teknika që po mësoni, qoftë shkarravitjet në një fletore, ose po mbani një ditar, të keni një dritare për të shprehur atë që keni brenda vetes sot ka rëndësi më shumë se kurrë.
- Përvetësoni një aftësi të re që të balanconi mësimin
Ç’është ajo gjë që jeni përpjekur të përvetësoni? Ndonjë gjuhë të re, qepjen e rrobeve, programimin? Zgjedh një aftësi të re që ju gjallëron dhe caktoni synime të arsyeshme për të mbajtur progresin. Kur të mbaroni, provoni t’ia mësoni atë ndonjë shoku/shoq.
- Mbani lidhjet me familjen dhe shoqërinë
Bisedat me të dashurit tuaj mund t’ju freskojnë herë pas here. Pa mendoje njëherë të kontaktosh edhe ndonjë shok/shoqe të vjetër.
- Promovo kujdesin për komunitet
Njerëzit e tjerë që po kalojnë kohë të vështira mund të përfitojnë nga mbështetja jote. Unë që ca kohë në mënyrë vullnetare i ndihmoj fqinjët të cilët kanë nevojë për një dorë shtesë. Njëashtu, bashkë me disa studentë të tjerë, me anë të dërgimit të email-eve, përkrahim punëtorët e shërbimit të shkollës në të drejtën e tyre të pagave të rregullta.
Kur u përgjigjem nevojave të fqinjëve kujtoj sa me fat jam të jem pjesë e komunitetit.
Burimi: Understood
Autori: Henry Lang
Solli në shqip: Prinderimi.com
.