Ne duam që fëmijët tanë të sillen mire, por duam të ruajmë edhe gjakftohtësinë tonë. Ne duam një jetë familjare të qetë dhe të dashur. Si i arrijmë këto synime? Përmes provës dhe gabimeve? Goditjeve dhe humbjeve? Fatit? Apo, thjesht nuk ka gjasa. E, përmes njohurive dhe aftësive? PO! Prindërit që përdorin aftësi të mira kanë një ”fuqi magjike” për të krijuar më shumë paqe në shtëpitë e tyre. Le të shqyrtojmë disa nga aftësitë magjike më të fuqishme:
Bëni pyetje të dobishme
Qëllimi më i rëndësishëm i disiplinës që kemi si prindër a është vetëm të mos i bëjmë fëmijët tanë të sillen keq? Jo. përkundrazi, është për të ndihmuar fëmijët tanë të zhvillohen në njerëz të sigurt dhe të vetëdisiplinuar. Ne mund t’i ndihmojmë fëmijët të mësojnë të dëgjojnë zërin e tyre të brendshëm dhe t’i ndihmojmë ata të zhvillojnë vetëdisiplinë, duke bërë pyetje të dobishme. Ajo që e bën këtë të funksionojë nuk është vetëm lloji i pyetjeve, por paraqitja e menduar dhe e lirë nga zemërimi dhe kritika. Kur ne bërtasim, fajësojmë dhe akuzojmë, fëmijët tanë fokusohen në zemërimin tonë dhe nuk mësojnë nga përvoja. Kur i drejtojmë fëmijët tanë duke përdorur pyetje të dobishme, ne i drejtojmë ata në drejtimin e duhur.
Çfarë nuk është e dobishme si pyetje?
- Pse e keni bërë këtë?
- Çfarë po ndodh me ty?
- Sa herë bën diçka…
- Pse nuk mund të…
Cilat janë pyetjet e dobishme?
- Si ndiheni për këtë që keni vepruar?
- Çfarë do të bëni tani?
- Si po ndihesh?
- Si mund ta zgjidhim këtë?
Pasi të bëni pyetjen, uluni në heshtje dhe dëgjoni. Ju mund të jeni të kënaqur të shihni fëmijën tuaj duke zgjidhur problemin e tij ose të saj. Prindërit janë të frustruar me fëmijët e tyre që nuk i dëgjojnë. Shpesh dëgjimi nuk është problemi, të kuptuarit është problemi! Në vend që të thuash, ‘Bëhu i mirë’!’ Jini shumë specifik: ”Ju lutemi rri rehatshëm dhe përdorni një zë të qetë.” Në vend të fjalës, ”Kjo dhomë gjumi është një zonë fatkeqe.” Është më efektive të jesh i qartë dhe specifik, ”Përpara drekës sot, ju lutem vishni rrobat tuaja që gjendet në dollap, rregullo libra në raft dhe enët në kuzhinë.”
Vetëm faktet, ju lutem.
Prindërit e rrëmojnë komunikimin e tyre me fraza të panevojshme dhe lënduese si: ”Ti gjithmonë… Ti kurrë… Ti bën kështu… Ti je i atillë…”. Bëj përpjekje për të deklaruar vetëm faktet, kështu që në vend që të thuash, ”Sa herë kam të kam thënë ta ulësh atë zë muzike? Është shumë e zhurmshme. Pse më injoron gjithmonë” Provoje këtë, ”Jon, të lutem ndalja zërin muzikëw ose ndale atë’’.
Ndiqni udhëzimet! Zgjidhni betejat tuaja! Dhe kur zgjidhni një betejë – fitojeni atë!
Prindërit shpesh bëjnë një kërkesë dhe më pas tërhiqen kur fëmija bëhet i vështirë. Në shembullin e mësipërm, nëse Joni nuk e redukton zërin e muzikës, sa prindër do të mërmërisin, bërtasin ose ankohen për këtë? Është e rëndësishme në marrëdhënien prind-fëmijë që ju të fitoni betejat. Mund të hysh me qetësi në dhomën e Jonit, ta fikësh vetë radion e tij, ta shikosh në sy dhe të thuash, pres që të më dëgjosh. Nëse Joni është një vërtetë i paedukatë, mund ta marrësh radion me vete dhe t’i thuash se mund ta kthejë nesër, ndoshta duke i dhënë një shans të ri.
Nga: Elizabeth Pantley, autore e “Kid Cooperation and Perfect Parenting”.
Përktheu: Perparim Blakaj, Prinderimi.com