Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
Çfarë ka të re

Kujdesi cilësor në fëmijërinë e hershme ndikon në suksesin e mëvonshëm në shkencë dhe matematikë

November 2, 2026

Mirënjohja është më shumë sesa të thuash “faleminderit”

November 2, 2026

Pse të rinjtë kanë nevojë për një rrjet mbështetës? Roli i kontakteve në arsim, karrierë dhe zhvillim personal

October 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Aktualitete»Mirënjohja është më shumë sesa të thuash “faleminderit”
Aktualitete

Mirënjohja është më shumë sesa të thuash “faleminderit”

LRBy LRNovember 2, 2026Updated:November 2, 2026No Comments5 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Strategji të reja për prindërit ofrojnë këshilla se si t’i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë vërtet se për çfarë janë mirënjohës.

Të thuash “faleminderit” është e lehtë. Shumica prej nesh e bëjnë këtë çdo ditë, pa u menduar shumë. Dikush na kthen kusurin në dyqan dhe ne e falënderojmë. Në fund të mesazheve elektronike shkruajmë “faleminderit”, përpara se të vendosim emrin tonë.Ndoshta është personi që na shoqëron në një shëtitje ose tryeza e mbushur me ëmbëlsira të mrekullueshme.

Hapesire-reklamuese

Megjithatë, siç theksohet në një grup të ri strategjish për prindërit, të zhvilluara nga projekti Making Caring Common i Universitetit të Harvardit, mirënjohja është më shumë sesa të thuash “faleminderit” ose të shprehësh se ndihesh mirënjohës.

Nëntori – Muaji Kombëtar i Mirënjohjes (National Gratitude Month)

Nëntori shënohet në Shtetet e Bashkuara si Muaji Kombëtar i Mirënjohjes, një nismë që synon të nxisë vlerësimin për njerëzit, përvojat dhe gjërat e mira në jetën tonë. Ky muaj është një mundësi e mirë për prindërit dhe mësuesit që t’i ndihmojnë fëmijët ta kuptojnë mirënjohjen përtej fjalës “faleminderit”. Përmes bisedave të përditshme, reflektimit dhe veprimeve të vogla të mirësisë, fëmijët mund të mësojnë të vlerësojnë përpjekjet e të tjerëve, të shprehin ndjenjat e tyre dhe të zhvillojnë empatinë. Mirënjohja nuk duhet të mbetet vetëm një praktikë e nëntorit, por të kultivohet si vlerë gjatë gjithë vitit.

Nëse duam t’i ndihmojmë fëmijët ta zhvillojnë vërtet mirënjohjen, të rriturit duhet të bëjnë një hap më tej. Ata duhet t’i mësojnë fëmijët të vërejnë se ndaj kujt ose për çfarë ndihen mirënjohës dhe të reflektojnë mbi arsyet pse ndihen kështu, duke e praktikuar këtë rregullisht.

Siç theksojnë këto strategji, disa fëmijë mund ta kenë të vështirë të kuptojnë arsyet e mirënjohjes së tyre. Prandaj, është e rëndësishme që të rriturit tek të cilët kanë besim të ndajnë me ta ndjenjat e veta të mirënjohjes dhe të shërbejnë si shembull.

Në këtë mënyrë, fëmijët jo vetëm që do ta kuptojnë më mirë domethënien e vërtetë të mirënjohjes, por do të ndihen mirë edhe kur e shprehin atë.

Më poshtë paraqiten kater hapa kryesorë të rekomanduar nga projekti Making Caring Common, të cilët mund t’i ndihmojnë të rriturit t’u mësojnë fëmijëve të vërejnë dhe të reflektojnë mbi njerëzit dhe gjërat për të cilat ndihen mirënjohës.

1. Praktikoni të vërejturit

Nxitini fëmijët të kërkojnë dhe të identifikojnë një person ose një gjë për të cilën ndihen mirënjohës. Mund t’ua shpjegoni shkurtimisht se çfarë do të thotë të jesh mirënjohës. Për shembull, mirënjohja nënkupton të vlerësosh mënyrën se si dikush ose diçka të bën të ndihesh, falë veprimeve të atij personi ose mundësive që të ofron.

Së bashku mund të realizoni një aktivitet për zbulimin e arsyeve të mirënjohjes, duke kërkuar shembuj si:

– Dikush ose diçka që më bën të qesh.
– Dikush që më ndihmon ose më mbështet, edhe kur nuk ia kërkoj.

Nëse duam që fëmijët ta zhvillojnë vërtet mirënjohjen, duhet t’i mësojmë të vërejnë se ndaj kujt ose për çfarë ndihen mirënjohës dhe të mendojnë pse ndihen kështu.

2. Mendoni për arsyen: “Pse?”

Kërkojuni fëmijëve të shkruajnë, të vizatojnë ose të krijojnë diçka që përfaqëson personin apo gjënë për të cilën ndihen mirënjohës. Nxitini të mendojnë se përse e ndiejnë këtë mirënjohje. Fëmijët mund t’u përgjigjen me shkrim ose përmes vizatimeve pyetjeve që lidhen me personin apo gjënë që vlerësojnë.

Disa pyetje të rëndësishme janë:

Për cilin veprim, cilësi apo gjë konkrete ndihesh mirënjohës?

Për shembull, nëse thua se je mirënjohës ndaj mësueses, një arsye konkrete mund të jetë fakti që ajo qëndron pas përfundimit të mësimit për të të ndihmuar kur ke vështirësi në zgjidhjen e një problemi.

Çfarë është dashur të bëjë ose nga çfarë është dashur të heqë dorë ai person për të të ndihmuar?

Për shembull, mund të kuptosh se mësuesja nuk i kontrollon detyrat pas mësimit, por i merr në shtëpi dhe i kontrollon jashtë orarit të punës, në mënyrë që të ketë më shumë kohë për të të ndihmuar në shkollë.

Çfarë kuptimi kanë për ty këto përpjekje ose sakrifica dhe pse?

Për shembull, mund të vendosësh ta ndihmosh më shumë mësuesen, sepse ajo të ka ndihmuar shumë. Kështu, përveç mirënjohjes ndaj saj, mund të ndiesh edhe krenari që ke bërë diçka të mirë në këmbim.

3. Ndajeni mirënjohjen me të tjerët

Flisni së bashku për gjërat dhe njerëzit për të cilët ndiheni mirënjohës dhe shpjegoni arsyet.

Për shembull: “Jam mirënjohës ndaj gjyshit, sepse ai gjithmonë më bën të qesh, edhe kur jam i trishtuar.”

Ose: “Jam mirënjohës për vendin ku jetojmë, sepse kemi mundësi të shohim pemë çdo ditë.”

Një këshillë e projektit Making Caring Common për të rriturit është që ta shfrytëzojnë këtë moment për të reflektuar dhe për të ndarë edhe mirënjohjen e tyre personale. Shumë shpesh, ne nuk u tregojmë fëmijëve gjëra që në të vërtetë mund t’i ndihmojnë ata të na respektojnë dhe të na besojnë më shumë.

4. Kthejeni mirënjohjen në zakon

Krijoni zakonin e vërejtjes dhe të reflektimit mbi mirënjohjen gjatë aktiviteteve të përditshme. Një mënyrë argëtuese është të shkruani në letra të vogla ngjitëse emrat e njerëzve dhe gjërat për të cilat ndiheni mirënjohës, së bashku me arsyet përkatëse. Më pas, mund t’i vendosni këto letra në një mur të shtëpisë, derisa ta mbushni të gjithin.

Gjithashtu, mund të shfrytëzoni momente të zakonshme të ditës për të ndaluar, për të vërejtur dhe për t’i bërë njëri-tjetrit pyetje të thjeshta, si: “Si të bën të ndihesh fakti që dikush bëri diçka të mirë për ty këtë javë?” “Pse mendon se ai person e bëri atë veprim?”

Autore: Lory Hough
Përkthim: Prinderimi.com

edukimi emocional Edukimi i fëmijëve inteligjenca emocionale Mirënjohja te fëmijët prindërimi pozitiv Roli i prindërve Shprehja e mirënjohjes Zakonet pozitive Zhvillimi emocional
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticlePse të rinjtë kanë nevojë për një rrjet mbështetës? Roli i kontakteve në arsim, karrierë dhe zhvillim personal
Next Article Kujdesi cilësor në fëmijërinë e hershme ndikon në suksesin e mëvonshëm në shkencë dhe matematikë
LR

Related Posts

Fëmijë

Kujdesi cilësor në fëmijërinë e hershme ndikon në suksesin e mëvonshëm në shkencë dhe matematikë

November 2, 2026
FOKUS

Pse të rinjtë kanë nevojë për një rrjet mbështetës? Roli i kontakteve në arsim, karrierë dhe zhvillim personal

October 30, 2026
Arsimi

 Bashkimi i fjalive: Si t’i ndihmojmë nxënësit të shkruajnë më mirë?

October 30, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,306

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,410

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,393
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Fëmijë

Kujdesi cilësor në fëmijërinë e hershme ndikon në suksesin e mëvonshëm në shkencë dhe matematikë

LRNovember 2, 2026
Aktualitete

Mirënjohja është më shumë sesa të thuash “faleminderit”

LRNovember 2, 2026
FOKUS

Pse të rinjtë kanë nevojë për një rrjet mbështetës? Roli i kontakteve në arsim, karrierë dhe zhvillim personal

LROctober 30, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,306

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,410

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,393
Të zgjedhura

Kujdesi cilësor në fëmijërinë e hershme ndikon në suksesin e mëvonshëm në shkencë dhe matematikë

November 2, 2026

Mirënjohja është më shumë sesa të thuash “faleminderit”

November 2, 2026

Pse të rinjtë kanë nevojë për një rrjet mbështetës? Roli i kontakteve në arsim, karrierë dhe zhvillim personal

October 30, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.