Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Në pritje të librave shkollorë: Këshilla për prindërit

August 21, 2026

Aplikacionet edukative që mund t’ua lehtësojnë prindërve vitin shkollor

August 21, 2026

Publikohet Kalendari i Vitit Shkollor 2026–2027

August 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Adoleshent»Çfarë është skuqja nga nxehtësia te fëmijët?
Adoleshent

Çfarë është skuqja nga nxehtësia te fëmijët?

LRBy LRAugust 21, 2026No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Skuqja nga nxehtësia është një skuqje e kuqe dhe me puçrra, e zakonshme te fëmijët, veçanërisht gjatë muajve të verës. Mësoni më shumë rreth shkaqeve, trajtimit dhe mënyrave për ta parandaluar skuqjen nga nxehtësia te fëmijët.

Vera sjell kaq shumë aventura të bukura për fëmijët, nga lojërat me shokët dhe ditët në plazh, te festat me akullore dhe barbekjutë familjare. Fatkeqësisht, gjithë kjo kohë e kaluar jashtë gjatë muajve të nxehtë mund të sjellë edhe një shqetësim të pakëndshëm: skuqjen nga nxehtësia.

Hapesire-reklamuese

E njohur gjithashtu si miliaria ose “skuqja me gjemba”, kjo është një skuqje e lëkurës e përbërë nga puçrra të vogla, të cilat ndonjëherë shkaktojnë kruajtje. Ajo shfaqet zakonisht në pjesët e trupit të mbuluara nga rrobat ose në zonat ku lëkura krijon palosje.

Skuqjet nga nxehtësia janë shpërthime të lëkurës që lidhen me bllokimin dhe grumbullimin e djersës brenda lëkurës”, shpjegon Florencia Segura, M.D., F.A.A.P., nga Einstein Pediatrics në Virxhinia. Kur gjëndrat e djersës bllokohen, në lëkurë shfaqen puçrra ose flluska të vogla rozë apo të kuqe.

Më poshtë do të shpjegojmë çfarë është skuqja nga nxehtësia, çfarë e shkakton dhe si mund ta mbani lëkurën e fëmijës tuaj të shëndetshme gjatë ditëve të nxehta.

Çfarë është skuqja nga nxehtësia?

Skuqja nga nxehtësia është një irritim i lëkurës që shkaktohet nga djersa e bllokuar. Mund të shfaqet në formën e njollave të kuqe ose rozë, me puçrra dhe flluska të vogla, zakonisht nën rroba ose në zonat ku lëkura paloset.

Llojet e skuqjes nga nxehtësia

Dr. Segura shpjegon se ekzistojnë dy lloje kryesore të skuqjes nga nxehtësia: miliaria crystallina dhe miliaria rubra. Miliaria crystallina shpesh shfaqet si kristale të vogla, sipërfaqësore dhe delikate, të tejdukshme, të cilat mund të duken si pika djerse në sipërfaqen e lëkurës, thotë ajo.

Miliaria rubra, e cila është më e zakonshme, mund të shfaqet si puçrra të vogla të kuqe. Ndryshe nga folikuliti ose aknet, ato nuk përfshijnë folikulat e qimeve dhe shpesh shkaktojnë kruajtje.

Skuqja nga nxehtësia është përgjithësisht më e shpeshtë gjatë verës dhe në mot me lagështirë, ose kur fëmija vesh rroba që nuk lejojnë ajrosjen e lëkurës. Ajo shfaqet më shpesh te të porsalindurit për shkak të zhvillimit ende jo të plotë të kanaleve të djersës, por mund të shfaqet te fëmijët e çdo moshe.

Çfarë e shkakton skuqjen nga nxehtësia?

Skuqja nga nxehtësia, veçanërisht miliaria rubra, shfaqet kur poret në pjesën e sipërme të gjëndrave të djersës bllokohen, shpjegon Brandi Kenner-Bell, M.D., profesore asistente e pediatrisë dhe dermatologjisë në Ann & Robert H. Lurie Children’s Hospital of Chicago.

Ju nuk jeni në gjendje të nxirrni normalisht djersën, ndaj ajo përpiqet të dalë nga lëkura, shpjegon ajo. Kur djersa ngec brenda lëkurës, rreth kanaleve të djersës krijohet një skuqje.

Moti i nxehtë dhe me lagështirë është një nga shkaktarët kryesorë, pasi gjëndrat e djersës punojnë më shumë. Dr. Kenner-Bell shton se shumë prindër kanë tendencë t’i veshin foshnjat më trashë seç duhet, duke bërë që ato të djersijnë më shumë. Për këtë arsye, skuqja nga nxehtësia mund të shfaqet në çdo periudhë të vitit.

Fëmijët me lëkurë të thatë ose ekzemë, të cilët përdorin kremra hidratues të trashë, mund të jenë gjithashtu më të prirur ndaj skuqjes nga nxehtësia. Kjo ndodh sepse kremrat dhe hidratuesit mund të krijojnë një shtresë që pengon djersën të dalë nga trupi, duke favorizuar shfaqjen e skuqjes, veçanërisht në mot të nxehtë.

Te foshnjat që ushqehen me gji, lanolina e përdorur në thithka mund të shkaktojë skuqje në fytyrën e foshnjës. Pomadat me mentol që përdoren për kollën mund të shkaktojnë skuqje në kraharorin e fëmijës. Ndërsa te fëmijët më të rritur, aktiviteti fizik dhe ushtrimet e shumta mund të çojnë në shfaqjen e skuqjes nga nxehtësia.

Shenjat dhe simptomat e skuqjes nga nxehtësia

Në shumicën e rasteve, skuqja nga nxehtësia te fëmijët shfaqet si zona me puçrra të vogla rozë ose të kuqe. Puçrrat mund të kenë gjithashtu ngjyrën e lëkurës ose të duken si flluska të vogla. Ato mund të inflamohen më shumë nëse fëmija është shumë i nxehtë ose djersitet shumë. Kur skuqja është veçanërisht e kuqe ose në formë flluskash, ajo mund të shkaktojë edhe kruajtje.

Skuqja shfaqet më shpesh në palosjet e qafës, pjesën e sipërme të kraharorit, krahë, këmbë dhe në zonën e pelenës. Skuqja në fytyrë është e mundur, por është më e rrallë.

Skuqja nga nxehtësia mund të zgjasë nga disa orë deri në disa ditë, shpjegon Dr. Segura. Kohëzgjatja varet nga ashpërsia e saj dhe nëse skuqja është sipërfaqësore apo më e rëndë. Puçrrat shumë të kuqe dhe të irrituara mund të kërkojnë disa ditë për t’u zhdukur.

Si ta parandaloni skuqjen nga nxehtësia?

Për ta parandaluar skuqjen nga nxehtësia, visheni fëmijën me rroba të lehta dhe që ajrosen mirë, si pambuku, në vend të materialeve sintetike.

Përpiquni gjithashtu që fëmija të qëndrojë në ambiente më të freskëta, veçanërisht gjatë gjumit. Nëse është e nevojshme, mund të përdorni një ventilator për të qarkulluar ajrin. Foshnjat që nxehen shumë gjatë natës mund të flenë edhe vetëm me pelenë, nëse temperatura e ambientit e lejon.

Dr. Kenner-Bell thekson gjithashtu rëndësinë e mosveshjes së tepërt të foshnjave, pasi ato nuk mund t’ju tregojnë nëse ndihen shumë të nxehta. Jini të vetëdijshëm për numrin e shtresave që i vishni foshnjës dhe për kohën që ajo kalon në ndenjësen e makinës, këshillon ajo.

Si trajtohet skuqja nga nxehtësia te fëmijët?

Skuqja nga nxehtësia mund të përmirësohet duke kufizuar ekspozimin ndaj nxehtësisë, duke ulur lagështirën dhe duke parandaluar djersitjen, thotë Dr. Segura. Kjo mund të jetë aq e thjeshtë sa zhvendosja e fëmijës në një ambient më të freskët, sigurimi i ajrosjes së mirë të dhomës së gjumit, shmangia e rrobave të ngushta ose të tepërta dhe përdorimi i kompresave të ftohta.

Gjithashtu, rekomandohet shmangia e materialeve sintetike dhe zgjedhja e pëlhurave që lejojnë lëkurën të marrë frymë, si pambuku. Në shumë raste, skuqja nga nxehtësia largohet vetë. Dr. Kenner-Bell këshillon shmangien e kremrave dhe pomadave të rënda kur është e mundur. Gjithashtu, mos vendosni pudër mbi skuqje, pasi ajo nuk konsiderohet trajtim efektiv.

Kur duhet të kontaktoni mjekun?

Përveç skuqjes ose puçrrave të dukshme, skuqja nga nxehtësia zakonisht nuk duhet të shoqërohet me simptoma të tjera, si temperatura. Nëse fëmija ka temperaturë së bashku me skuqjen, është mirë të kontaktoni pediatrin ose një profesionist shëndetësor.

Gjithashtu, kërkoni këshillë mjekësore nëse fëmija nuk po pi lëngje, nuk po urinon ose duket jashtëzakonisht i plogësht. Sigurisht, ju e njihni më mirë fëmijën tuaj. Nëse jeni të shqetësuar sepse skuqja nuk po përmirësohet pas disa ditësh, ose nuk jeni të sigurt për pamjen apo simptomat e saj, konsultohuni me një profesionist shëndetësor.

Skuqja nga nxehtësia mund të jetë e pakëndshme për fëmijën, por fatmirësisht është një problem i zakonshëm që në shumë raste largohet vetë. Duke e veshur fëmijën me rroba të lehta pambuku, duke shmangur mbinxehjen dhe duke zgjedhur ambiente më të freskëta kur është e mundur, mund të ndihmoni në parandalimin e kësaj skuqjeje të bezdisshme gjatë muajve të verës.

Artikull nga: Alex Vance
Përkthim: Prinderimi.com

Fëmijët Foshnjat Heat rush irritimi i lëkurës kujdesi për shëndetin fizik lëkura e fëmijëve Nxehtësia te fëmijët Prinderimi Shëndeti i fëmijëve skuqja nga nxehtësia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleKujdesi digjital: Si t’i mësojmë fëmijët ta përdorin internetin pa u dëmtuar prej tij
Next Article Publikohet Kalendari i Vitit Shkollor 2026–2027
LR

Related Posts

Aktualitete

Në pritje të librave shkollorë: Këshilla për prindërit

August 21, 2026
Adoleshent

Aplikacionet edukative që mund t’ua lehtësojnë prindërve vitin shkollor

August 21, 2026
Aktualitete

Publikohet Kalendari i Vitit Shkollor 2026–2027

August 21, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,290

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,327

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,315
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aktualitete

Në pritje të librave shkollorë: Këshilla për prindërit

LRAugust 21, 2026
Adoleshent

Aplikacionet edukative që mund t’ua lehtësojnë prindërve vitin shkollor

LRAugust 21, 2026
Aktualitete

Publikohet Kalendari i Vitit Shkollor 2026–2027

LRAugust 21, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,290

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,327

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,315
Të zgjedhura

Në pritje të librave shkollorë: Këshilla për prindërit

August 21, 2026

Aplikacionet edukative që mund t’ua lehtësojnë prindërve vitin shkollor

August 21, 2026

Publikohet Kalendari i Vitit Shkollor 2026–2027

August 21, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.