Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»FOKUS»UDHËZIMI ADMINISTRATIV (MASHTI) NR. 06/2022 PËR VLERËSIMIN E NXËNËSVE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
FOKUS

UDHËZIMI ADMINISTRATIV (MASHTI) NR. 06/2022 PËR VLERËSIMIN E NXËNËSVE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

PrindërimiBy PrindërimiJune 20, 2025No Comments24 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Republika e Kosovës
Qeveria

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Hapesire-reklamuese

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • UDHËZIMI ADMINISTRATIV (MASHTI) NR. 06/2022 PËR VLERËSIMIN E NXËNËSVE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • UDHËZIM ADMINISTRATIV PËR VLERËSIMIN E NXËNËSVE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
    • Neni 1
      • Qëllimi
    • Neni 2
      • Fushëveprimi
    • Neni 3
      • Vlerësimi i nxënësit
    • Neni 4
      • Vlerësimi i brendshëm
    • Neni 5
      • Vlerësimi i vazhdueshëm
    • Neni 6
      • Vlerësimi përfundimtar
    • Neni 7
      • Përshkrimi i notave për vlerësimin përmbledhës
    • Neni 8
      • Riprovimi dhe përsëritja e klasës
    • Neni 9
      • Suksesi i përgjithshëm i nxënësit për një vit shkollor
    • Neni 10
      • Vlerësimi për shkallë
    • Neni 11
      • Provimet
    • Neni 12
      • Vlerësimi i nxënësve në kurrikulën me zgjedhje
    • Neni 13
      • Vlerësimi i performancës së nxënësve në praktikën profesionale
    • Neni 14
      • Vlerësimi i fëmijëve në klasën parafillore
    • Neni 15
      • Vlerësimi i nxënësve me nevoja të veçanta arsimore
    • Neni 16
      • Ankesat e lidhura me vlerësimin përfundimtar të nxënësit
    • Neni 17
      • Vërtetimi i notave të shënuara ose të përfunduara gabimisht
    • Neni 18
      • Dokumentacioni shkollor
    • Neni 19
      • Detyrat dhe përgjegjësitë për realizimin e vlerësimit të brendshëm
    • Neni 20
      • Harmonizimi i vlerësimeve të nxënësve
    • Neni 21
      • Vazhdimi i realizimit të vlerësimeve të papërfunduara
    • Neni 22
      • Shfuqizimi
    • Neni 23
      • Hyrja në fuqi

UDHËZIMI ADMINISTRATIV (MASHTI) NR. 06/2022 PËR VLERËSIMIN E NXËNËSVE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në mbështetje të nenit 5, paragrafi 2, nënparagrafi 2.4, të Ligjit nr.04/L-32 për Arsim Parauniversitar në Republikën e Kosovës, (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 17/16 shtator 2011), nenit 8 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4, shtojca 1 paragrafi 7 i Rregullores (QRK) nr. 02/2021 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive të datës 30. 03. 2021, Udhëzimit administrativ nr. 03/2013 për standardet e hartimit të akteve normative (GZ, nr. 03/2013, dt. 16.05.2013) nxjerr:

UDHËZIM ADMINISTRATIV PËR VLERËSIMIN E NXËNËSVE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Neni 1

Qëllimi

Ky Udhëzim administrativ, përcakton dhe rregullon vlerësimin e brendshëm të nxënësve, procedurat për realizimin e tij, dokumentacionin shkollor që përdoret për vendosjen e rezultateve të vlerësimit, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e shkollës për realizimin e këtij vlerësimi.

Neni 2

Fushëveprimi

Dispozitat e këtij Udhëzimi administrativ zbatohen nga të gjitha institucionet edukative-arsimore dhe aftësuese parauniversitare, publike dhe private, në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Neni 3

Vlerësimi i nxënësit

  1. Vlerësimi ka për qëllim mbledhjen e informacioneve për përkrahjen e nxënësit në zotërimin e rezultateve të të nxënit, përcaktimin e nivelit të performancës, raportimin e rregullt të progresit, certifikimin dhe orientimin në shkollim të mëtejshëm.
  2. Vlerësimi i nxënësit bazohet në Kornizën Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës, e cila i përcakton edhe parimet e të vlerësuarit: vlefshmëria, transparenca, besueshmëria dhe paanshmëria.

Neni 4

Vlerësimi i brendshëm

  1. Vlerësimi i brendshëm i nxënësve bëhet në nivel shkolle/klase nga mësimdhënësit e shkollës me qëllim të lehtësimit dhe përkrahjes së të nxënit të nxënësve drejt zotërimit të kompetencave bazuar në rezultatet e të nxënit.
  2. Vlerësimi i brendshëm i nxënësve realizohet nëpërmjet vlerësimit të vazhdueshëm, vlerësimit përfundimtar dhe vlerësimit për shkallë.

Neni 5

Vlerësimi i vazhdueshëm

  1. Vlerësimi i vazhdueshëm i nxënësve realizohet nëpërmjet vlerësimit formativ (për të nxënë) dhe vlerësimit përmbledhës (i të nxënit).
  2. Vlerësimi formativ është pjesë e mësimdhënies dhe të nxënit. Realizohet nga mësimdhënësi gjatë tërë vitit mësimor, duke u bazuar në rezultatet e të nxënit.
  3. Vlerësimi përmbledhës ka të bëjë me atë se:
    1. Është pjesë e mësimdhënies dhe të nxënit dhe realizohet nga mësimdhënësi gjatë gjithë vitit shkollor, bazuar në rezultatet e të nxënit dhe bëhet me notë numerike (neni 7) ose me vlerësim përshkrues sipas paragrafit 5 të këtij neni;
    2. Realizohet në dy gjysmëvjetorë;
    3. Për një gjysmëvjetor vendosen dy (2) nota në librin e klasës, ku koha e planifikimit të vendosjes së tyre është e ndarë proporcionalisht me kohëzgjatjen e gjysmëvjetorit;
    4. Notat e një gjysmëvjetori janë vlerësime përmbledhëse që pasqyrojnë nivelet e arritjes së rezultateve të të nxënit bazuar në matje me instrumente të ndryshme të hartuara nga mësimdhënësit dhe me kritere të vlerësimit të cilat bazohen në parimet e vlerësimit të përcaktuara me dokumentet kurrikulare;
    5. Llojin e instrumenteve për vlerësimin përmbledhës e percakton Aktivi (Departamenti) Profesional, ku numri i tyre nuk duhet të jetë më pak se tri (3) (p.sh evidencat e angazhimit në klasë, detyrat e shtëpisë, kuize, debate, prezantime me gojë, ese, teste, portfolio, projekt, punë praktike apo ndonjë instrument tjetër që shihet si i përshtatshëm nga Aktivi (Departamenti) Profesional);
    6. Rezultatet e vlerësimit përmbledhës evidentohen në ditarin personal të mësimdhënësit me komente dhe nota për nivelin e arritjes së rezultateve të të nxënit;
    7. Për realizimin e vlerësimit përmbledhës, Aktivi (Departamenti) Profesional harton planin e vlerësimit në fillim të vitit shkollor i cili duhet të harmonizohet në nivel shkolle për klasat e njëjta me Aktivet (Departamentet) tjera Profesionale;
    8. Aktivet (Departamentet) Profesionale, për të mos ngarkuar nxënësit në një klasë, nuk duhet të planifikojnë me më shumë se një test ose detyrë përmbledhëse në ditë për qëllime të vlerësimit me notë;
    9. Plani i vlerësimit përcakton dhe rregullon aspektet kryesore të vlerësimit përmbledhës që ka për qëllim vlerësimin e nxënësve me notë;
    10. Formati dhe kërkesat/elementet e planit të vlerësimit shtjellohen me një udhëzues të veçantë të përgatitur nga MASHTI.
  4. Nota e vlerësimit që tregon nivelin e arritjes së rezultateve të nxënit për një gjysmëvjetor nxirret si mesatare aritmetike e dy notave të vlerësimit përmbledhës brenda atij gjysmëvjetori dhe përshkruhet sipas nenit 6 të këtij Udhëzimi administrativ.
  5. Nxënësit e shkallës I (klasa parafillore dhe klasat 1- 2) nuk vlerësohen me notë numerike, por vlerësohen me komente profesionale të standardizuara kundrejt rezultateve të të nxënit.
  6. Pos mesatares aritmetike, për vendosjen e notës së vlerësimit në fund të gjysmëvjetorit, mësimdhënësi mund të merr për bazë edhe dëshmitë për punën konstruktive, angazhimin në frymën ekipore, dhe përparimin e nxënësit nga çdo evidencë e vlerësimit gjatë gjysmëvjetorit përkatës.
  7. Pas çdo vlerësimi në përfundim të gjysmëvjetorit, mësimdhënësit informojnë prindërit/kujdestarët primar për të arriturat e nxënësve.
  8. Mësimdhënësit duhet të mbajnë shënime të vazhdueshme në ditarin personal për përcjelljen e progresit të secilit nxënës. Me shënime në ditarin personal dëshmohet puna dhe progresi i secilit nxënës dhe mbështetja shtesë e ofruar për nxënësit që nuk arrijnë minimumin e rezultateve të të nxënit.
  9. Evidencat nga vlerësimi i vazhdueshëm dhe raportet e vlerësimit të nxënësit ruhen nga mësimdhënësit së paku për një shkallë kurrikulare dhe janë objekt monitorimi nga drejtori i shkollës si dhe institucionet përgjegjëse që merren me monitorimin e punës së mësimdhënësit dhe punës së shkollës.

Neni 6

Vlerësimi përfundimtar

  1. Bëhet për çdo lëndë mësimore në fund të vitit mësimor/vitit shkollor.
  2. Nota e vlerësimit përfundimtar në një lëndë mësimore për një vit shkollor arrihet/vendoset me mesataren aritmetike të notave nga dy gjysmëvjetorët e vitit shkollor.
  3. Nota numerike për gjysmëvjetor dhe vit shkollor shënohet me notë numerike (1, 2, 3, 4 dhe 5), si vijon:
    1. Nota 1 (pamjaftueshëm) – mesatarja e notave (1.00-1.49);
    2. Nota 2 (mjaftueshëm) – mesatarja e notave (1.50-2.49);
    3. Nota 3 (mirë) – mesatarja e notave (2.50-3.49);
    4. Nota 4 (shumë mirë) – mesatarja e notave (3.50-4.49);
    5. Nota 5 (shkëlqyeshëm) – mesatarja e notave (4.50-5.00).
  4. Për vendosjen e notës përfundimtare në fund të vitit shkollor, mund të merren për bazë edhe dëshmitë për angazhimin konstruktiv, punën në frymën ekipore dhe përparimin e nxënësit nga një gjysmëvjetor në tjetrin krahas notave përfundimtare të gjysmëvjetorëve, nëse mësimdhënësi e konstaton se rezultatet e arritura nga nxënësi meritojnë notë më të lartë se nota që fitohet nga mesatarja aritmetike.
  5. Dëshmitë e këtilla duhet të mblidhen në kohë reale gjatë tërë gjysmëvjetorit / vitit shkollor, dhe ndryshimi eventual i notës duhet të vërtetohet në një raport që i përmban këto dëshmi.
  6. Kur nxënësi është i pakënaqur me notën përfundimtare, mësimdhënësi i lëndës përkatëse i mundëson atij/asaj t’i nënshtrohet një vlerësimi përfundimtar që përfshin të gjitha rezultatet e të nxënit të një viti shkollor për atë lëndë.
  7. Gjatë organizimit të vlerësimit përfundimtar, mësimdhënësi i lëndës, prindi dhe menaxhmenti i shkollës janë të vëmendshëm për ruajtjen e mirëqenies psikike e emocionale të nxënësit.
  8. Për nxënësit që kanë mbetur në provim, nota përfundimtare nxirret pas përfundimit të mësimit plotësues dhe rezultateve të riprovimit, sipas nenit 7 të këtij Udhëzimi administrativ.
  9. Nxënësi i cili për ndonjë arsye nuk e merr vlerësimin sipas paragrafit 6 të këtij neni, atij/asaj i organizohet një afat kohor për vlerësim (nga mësimdhënësi në marrëveshje me prind/kujdestarin).
  10. Suksesi i nxënësve në fund të çdo gjysmëvjetori dhe në fund të vitit shkollor, raportohet nga kujdestari i klasës tek organet përkatëse të shkollës.
  11. Nota përfundimtare (nota vjetore) e secilës lëndë mësimore vendoset në librin e klasës dhe bartet në librin amë, e gjithashtu kjo notë raportohet dhe evidentohet në librezën/dëftesën e nxënësit.
  12. Për nxënësit e shkallës së parë, vlerësimi në fund të gjysmëvjetorit dhe përfundimtar bëhet me notë përshkruese:
    1. “Arritje të pakënaqshme” – kur nuk janë përmbushur rezultatet e të nxënit të cilat janë synuar dhe ka nevojë për përkrahje dhe përmirësim kundrejt tyre;
    2. “Arritje minimale” – kur janë përmbushur minimalisht rezultatet e të nxënit të cilat janë synuar;
    3. “Arritje të kënaqshme” – kur janë përmbushur mesatarisht rezultatet e të nxënit të cilat janë synuar;
    4. “Arritje shumë të kënaqshme” – kur janë përmbushur shumë mirë rezultatet e të nxënit të cilat janë synuar;
    5. “Arritje të shkëlqyera” – kur janë përmbushur plotësisht rezultatet e të nxënit të cilat janë synuar.
  13. Nota përfundimtare për nxënësit të cilët mbesin në riprovim, vendoset në librin amë dhe dëftesë pasi ta arrijnë kriterin e kalimit.

Neni 7

Përshkrimi i notave për vlerësimin përmbledhës

  1. Vlerësimi përmbledhës shënohet me notë numerike (1, 2, 3, 4, 5) dhe atë:
    1. Nota 1 (pamjaftueshëm) përcakton performancë të pamjaftueshme në realizimin e detyrës së dhënë [deri 39%];
    2. Nota 2 (mjaftueshëm) përcakton performancë të mjaftueshme në realizimin e detyrës së dhënë [40-54%];
    3. Nota 3 (mirë) përcakton performancë të mirë në realizimin e detyrës së dhënë [55-69%];
    4. Nota 4 (shumë mirë) përcakton performancë shumë të mirë në realizimin e detyrës së dhënë [70-84%];
    5. Nota 5 (shkëlqyeshëm) përcakton performancë të shkëlqyeshme në realizimin e detyrës së dhënë [85-100%].

Neni 8

Riprovimi dhe përsëritja e klasës

  1. Niveli i parë: nxënësit e shkallës I dhe II (parafillore, klasa 1, 2, 3, 4 dhe 5) nuk përsërisin klasën, por përcillen në klasën vijuese me përkrahje të veçantë dhe atë:
    1. Në rast se nxënësi nuk i ka arritur rezultatet e të nxënit, mësimdhënësi dhe prindi/kujdestari ligjor hartojnë një plan të përkrahjes së nxënësit, të cilin mësimdhënësi dhe prindi/kujdestari ligjor e zbatojnë gjatë vitit vijues mësimor;
    2. Në raste të veçanta, me kërkesë të mësimdhënësit dhe me miratim të prindit/kujdestarit ligjor, apo me kërkesë të prindit/kujdestarit ligjor dhe me miratim të mësimdhënësit, mund të merren vendime në interesin më të mirë të nxënësit, përfshirë përsëritjen e klasës, ashtu që Vendimi për përsëritjen e klasës merret nga mësimdhënësi dhe prindi/kujdestari ligjor, në konsultim me Aktivin (Departamentin) profesional, shërbimin profesional dhe drejtorin e shkollës.
  2. Në arsimin e mesëm të ulët – klasat 6-9, nxënësi:
    1. Që nuk e ka arritur minimumin e domosdoshëm të rezultateve të të nxënit (notën mjaftueshëm (2) në katër e më shumë lëndë mësimore përsërit klasën. Në këto raste nxënësit nuk i mundësohet mësimi plotësues e as riprovimi;
    2. I cili deri në tre lëndë nuk e ka arritur minimumin e domosdoshëm, atëherë nxënësit i mundësohet mësimi plotësues dhe riprovimi për ato lëndë.
  3. Në arsimin e mesëm të lartë – klasat 10-12, nxënësi:
    1. Që nuk e ka arritur minimumin e domosdoshëm të rezultateve të të nxënit (notën mjaftueshëm (2) në tre e më shumë lëndë mësimore, përsërit klasën. Në këto raste nxënësit nuk i mundësohet mësimi plotësues e as riprovimi;
    2. I cili deri në dy lëndë nuk e ka arritur minimumin e domosdoshëm, atëherë nxënësit i mundësohet mësimi plotësues dhe riprovimi për ato lëndë.
  4. Mësimi plotësues për nxënësit e mbetur në riprovim realizohet në përfundim të mësimit të rregullt nga mësimdhënësi i lëndës përkatëse, jo më pak se dy javë dhe jo më pak se 2 orë në ditë, sipas planit të aprovuar nga drejtoria e shkollës.
  5. Riprovimet organizohen në dy afate, në afatin e qershorit dhe në afatin e gushtit të vitit shkollor.
  6. Vlerësimin e nxënësve në riprovim e realizon komisioni prej tre (3) anëtarëve, në përbërje: mësimdhënësi i lëndës, një anëtar i Aktivit (Departamentit) profesional dhe kryetari i komisionit – kujdestari i klasës.
  7. Në rastet kur mësimdhënësi i lëndës, është edhe kujdestar i klasës, drejtori i shkollës e angazhon një mësimdhënës tjetër/kujdestar klase në cilësinë e anëtarit të tretë të komisionit.
  8. Nëse pas afatit të qershorit, nxënësi nuk e ka arritur minimumin e domosdoshëm të rezultateve të të nxënit, atij/asaj i mundësohet t’i nënshtrohet afatit të gushtit. Nëse edhe pas afatit të gushtit nxënësi nuk e ka arritur minimumin e domosdoshëm të rezultateve të të nxënit, ai/ajo e përsëritë klasën.
  9. Nxënësi i klasës së 9-të apo 12-të, i cili përsëritë klasën, vazhdon mësimin në klasën e 9-të apo 12- të (në rast se nuk e vazhdon mësimin e rregullt, ai/ajo ka të drejtë t’i nënshtrohet provimit të klasës 9-të apo 12-të në vitin vijues shkollor).

Neni 9

Suksesi i përgjithshëm i nxënësit për një vit shkollor

  1. Suksesi i përgjithshëm i nxënësit për një vit shkollor nxirret si mesatare aritmetike e notave përfundimtare që nxënësi i ka arritur në të gjitha lëndët mësimore.
  2. Suksesi i përgjithshëm në fund të vitit shkollor raportohet:
    1. Përsëritës: me një ose më shumë nota të dobëta/ pamjaftueshme;
    2. Sukses i mjaftueshëm (2): mesatarja e notave (2.00-2.49);
    3. Sukses i mirë (3): mesatarja e notave (2.50-3.49);
    4. Suksesi shumë mirë (4): mesatarja e notave (3.50-4.49);
    5. Suksesi shkëlqyeshëm (5): mesatarja e notave (4.50-5.00).
  3. Suksesi i përgjithshëm evidentohet në librin e klasës dhe në librin amë.
  4. Suksesi i përgjithshëm në fund të vitit shkollor i raportohet nxënësit dhe i lëshohet dëftesë/librezë e klasës, sipas nenit 18 të këtij Udhëzimi administrativ.

Neni 10

Vlerësimi për shkallë

  1. Vlerësimi për shkallë është lloj i vlerësimit të brendshëm të nxënësve që realizohet nga shkolla, administrohet nga kryesuesit e Aktiveve (Departamenteve) profesionale brenda një shkalle kurrikulare, si dhe përkrahet nga Drejtoritë Komunale të Arsimit.
  2. Vlerësimi për shkallë realizohet në fund të çdo shkallë kurrikulare.
  3. Vlerësimi për shkallë kurrikulare realizohet sipas qëllimeve të përcaktuara me dokumentet kurrikulare (Korniza kurrikulare dhe Kurrikulat Bërthamë për nivelet përkatëse).
  4. Ministri nxjerr vendim për organizimin dhe mënyrën e vlerësimit për shkallë.

Neni 11

Provimet

  1. Në kuadër të arsimit parauniversitar organizohen provimet në vijim: Provimi i klasës, Provimi plotësues, Provimi vjetor dhe kontrollues, Provimi i semimaturës (testi i arritshmërisë, klasa 9), Provimi i maturës (klasa 12) dhe Provimi pranues.
  2. Provimi i klasës – organizohet për nxënësit që kanë munguar më shumë se 1/3 e kohës mësimore, për shkaqe shëndetësore, braktisjes së shkollës apo për ndonjë arsye objektive/subjektive të dëshmuar. Ky provim organizohet në afatin e qershorit dhe të gushtit, por paraprakisht organizohet mësim konsultativ.
    1. Nëse nxënësi për të njëjtat shkaqe mungon më pak se 1/3 e kohës mësimore, mësimdhënësi duhet të gjejë modalitete të përshtatshme me rrethanat për ta bërë vlerësimin e tij mbështetur në të gjitha dëshmitë e vlerësimit të vazhdueshëm që i ka në dispozicion;
    2. Shkolla përgatit planin dinamik dhe procedurat teknike për organizimin e provimit të klasës dhe i informon nxënësit, të cilët duhet t’ju përmbahen datave dhe procedurave të përcaktuara nga shkolla.
  3. Provimi plotësues – organizohet për nxënësit të cilët e ndërrojnë profilin ose drejtimin arsimor dhe për kandidatët të cilët pas kryerjes së shkollës së mesme të lartë, duan ta ndërrojnë profilin ose drejtimin arsimor. Ky provim organizohet para se nxënësi të ndërrojë profilin apo drejtimin.
  4. Provimi vjetor dhe kontrollues – e organizon Institucioni për arsim dhe aftësim profesional për të bërë kontrollimin e aftësive të nxënësve dhe aftësimin profesional. Ky provim organizohet në fund të vitit shkollor.
  5. Provimi përfundimtar i profesionit – organizohet në fund të klasës së 11-të dhe 12-të, në shkollat profesionale. Provimi administrohet nga shkollat dhe DKA-të.
  6. Provimi i semimaturës (testi i arritshmërisë) ka karakter orientues për nxënës në shkollimin e mesëm të lartë dhe iu shërben autoriteteve qendrore dhe komunale për të zhvilluar cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
  7. Provimi i maturës shtetërore ka karakter certifikues dhe organizohet sipas ligjit për maturën shtetërore.
  8. Provimet pranuese organizohen në shkollat artistike dhe në gjimnaze të specializuara. Këto provime organizohen në afatin e qershorit dhe të gushtit para fillimit të vitit të ri shkollor.
  9. Për çdo vlerësim me komision duhet të mbahet procesverbali. Për çfarëdo parregullsie gjatë procesit të vlerësimit, trajtimin e rasteve të tilla dhe marrjen e masave adekuate e bëjnë inspektorët e arsimit.

Neni 12

Vlerësimi i nxënësve në kurrikulën me zgjedhje

  1. Nxënësit vlerësohen në kurrikulën me zgjedhje si në çdo lëndë tjetër në kuadër të kurrikulës bërthamë, të klasës përkatëse.
  2. Vlerësimi i nxënësve në kurrikulën me zgjedhje bëhet në kuadër të vlerësimit të brendshëm – vlerësimit të vazhdueshëm dhe vlerësimit përfundimtar.
  3. Nota e arritur me vlerësim përfundimtar të kurrikulës me zgjedhje llogaritet në suksesin e përgjithshëm të nxënësit.

Neni 13

Vlerësimi i performancës së nxënësve në praktikën profesionale

Vlerësimi i nxënësve në praktikën profesionale rregullohet sipas Kornizës Kurrikulare për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve.

Neni 14

Vlerësimi i fëmijëve në klasën parafillore

  1. Vlerësimi i fëmijëve në klasën parafillore (mosha 5-6 vjeç), bëhet me qëllim të matjes së zhvillimit të fëmijëve në arritjen e kompetencave kryesore sipas kornizës kurrikulare për këtë moshë.
  2. Vlerësimi i fëmijëve në klasën parafillore, evidentohet në librin e klasës, i cili bëhet përmes përshkrimit, me komente konstruktive që motivojnë dhe orientojnë zhvillimin dhe përparimin e fëmijëve.
  3. Vlerësimi i fëmijëve në klasën parafillore bëhet përmes vëzhgimit dhe dokumentimit, përmes dosjes së punës me fëmijë.
  4. Vlerësimi i fëmijëve në klasën parafillore bëhet nga edukatori/ja e klasës dhe realizohet në fund të vitit shkollor.

Neni 15

Vlerësimi i nxënësve me nevoja të veçanta arsimore

  1. Vlerësimi i nxënësve me nevoja të veçanta bëhet me notë numerike nëse nxënësi është me kurrikulë bazë.
  2. Vlerësimi i nxënësve me nevoja të veçanta bëhet me përshkrim nëse ndjek mësimet sipas Planit Individual të Arsimit (PIA) me lëndë ose në programin mësimdhënia në fusha të aktiviteteve.
  3. Në rastin e nxënësve me nevoja të veçanta vlerësohet angazhimi ndaj detyrave dhe pjesëmarrja aktive në aktivitete shkollore dhe jashtëshkollore.
  4. Metodat dhe procedurat e vlerësimit për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore duhet të jenë në përputhje me rekomandimet e ekipit vlerësues pedagogjik, të përshtatshme për shkallën dhe llojin e vështirësisë dhe të qarta për të gjithë pjesëmarrësit në procesin e vlerësimit.
  5. Niveli i zhvillimit të kompetencave të nxënësve duhet të kontrollohet në formën në të cilën vështirësia e tyre i shqetëson më pak dhe në të cilën ata mund të shprehen më së miri. Gabimet për shkak të vështirësisë duhet të korrigjohen, por nuk duhet të ndikojnë në vlerësimin e përgjithshëm. Vlerësimi shoqërohet me një përshkrim.
  6. Nëse nxënësi ka vështirësi të theksuara në komunikim verbal, respektivisht vështirësi në shkrim, atij/asaj mund t’i lejohet të vlerësohet me shkrim, respektivisht me gojë, në marrëveshje me këshillin e klasës së shkollës.
  7. Vlerësimi i nxënësve me talent dhe dhunti bëhet duke u bazuar rezultatet e të nxënit të përcaktuara me kurrikulë.
  8. Nxënësit me nevoja të veçanta të cilët kanë vendimin nga ekipi vlerësues komunal për llojin e shkollës dhe mbështetjen arsimore, nuk përsërisin klasën përveç me kërkesën dhe miratimin e prindit.
  9. Nxënësit me nevoja të veçanta i nënshtrohen vlerësimit të jashtëm, por me përshtatje të kushteve sipas specifikave të nevojave të veçanta arsimore.

Neni 16

Ankesat e lidhura me vlerësimin përfundimtar të nxënësit

  1. Nëse nxënësi nuk pajtohet me notën e vlerësimit nga ana e mësimdhënësit, nxënësi, prindi ose kujdestari ligjor ka të drejtë që përmes kujdestarit të klasës të parashtrojë ankesë në drejtorinë e shkollës në afat prej 48 orësh nga komunikimi i rezultatit të vlerësimit.
  2. Nxënësi ka të drejtë ankese në rast se:
    1. Vlerësimi i një mësimdhënësi nuk është objektiv dhe i saktë;
    2. Kërkesat nuk janë në harmoni me rezultatet e të nxënit të kurrikulës;
    3. Nëse vërtetohet se vlerësimi ka parregullsi të natyrës profesionale dhe etike.
  3. Drejtori i shkollës obligohet të formoj komision prej tre (3) anëtarësh (kujdestari i klasës dhe dy (2) mësimdhënës nga lënda apo fusha përkatëse), në afat prej tre (3) ditë pune.
  4. Komisioni i formuar nga drejtori i shkollës shqyrton ankesën e nxënësit dhe nëse ankesa është e bazuar e bën rivlerësimin e tij/saj.
  5. Nëse komisioni vërteton rezultatin e njëjtë me mësimdhënësin e lëndës, atëherë nxënësi ka të drejtë ankese në Drejtorinë Komunale për Arsim (DKA) përkatëse. DKA-ja formon komisionin prej tre (3) anëtarëve, të përbërë nga dy (2) mësimdhënës nga lënda apo fusha përkatëse – mësimdhënës dhe një zyrtar i DKA-së, në afat prej tre (3) ditë pune. Rivlerësimi i nxënësit nga ky komision është përfundimtar.
  6. Përfundimin e procesit të shqyrtimit të ankesave dhe procedurës së rivlerësimit, drejtori i shkollës obligohet që ta evidentojë në librin e klasës.
  7. Rregullsinë e procesit të vlerësimit në kuptimin juridiko-administrativ (në qoftë se paraqitet kërkesë e nxënësit, prindit apo shkollës) e vlerëson inspektorati i arsimit. Në rastet kur ka gjetje dhe evidentohen shkelje të lartshënuara, atëherë inspektorati i arsimit përmes vendimit e kthen çështjen në rishqyrtim për vlerësim nga shkalla ku është cenuar e drejta e nxënësit.

Neni 17

Vërtetimi i notave të shënuara ose të përfunduara gabimisht

  1. Kur një (1) notë shënohet ose përfundohet gabimisht në librin e klasës apo në librin amë, ajo korrigjohet me nënshkrim të mësimdhënësit dhe vendosje të vulës nga drejtori i shkollës në vendin e përmirësimit, në shënime të veçanta.
  2. Për raste të tilla plotësohet një procesverbal i shkurtër në libër të klasës – në faqet e librit për shënime të veçanta.

Neni 18

Dokumentacioni shkollor

  1. Dokumentacioni shkollor që përdoret për vendosjen e rezultateve të vlerësimit janë:
    1. Ditari personal i mësimdhënësit;
    2. Libri i Klasës;
    3. Libri Amë;
    4. Raporti për gjysmëvjetorë;
    5. Libreza shkollore;
    6. Dëftesa shkollore;
    7. Diplomat e profesionit;
    8. Diploma e mbarimit të shkollës së mesme të lartë;
    9. Certifikatë e pikëve të maturës.
  2. Me zhvillimin dhe miratimin e dokumentacionit shkollor, vendosen edhe udhëzimet për vendosjen e notës, llojin e përshkrimit të notës, stilin dhe gjuhën e shkrimit.
  3. Nxënësve në nivelin e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët (klasa 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9) pas përfundimit të çdo gjysmëvjetori të vitit mësimor iu përshkruhet suksesi në librezat shkollore dhe atë:
    1. Me mbarimin e shkallës II-të dhe të IV-të (klasa e 5-të dhe klasa e 9-të) nxënësit marrin dëftesë që vërteton mbarimin e nivelit të arsimit fillor/arsimit të mesëm të ulët;
    2. Nxënësve të klasës së 9, në dëftesën e shkollës u evidentohen pikët e Testit të Arritshmërisë.
  4. Nxënësve në nivelin e arsimit të mesëm të lartë (klasa 10, 11 dhe 12) pas përfundimit të çdo viti shkollor, suksesi iu përshkruhet në dëftesat për klasë.
  5. Në gjimnaze me mbarimin e shkallës së VI-të (klasa 12), nxënësit marrin Diplomë të mbarimit të shkollës së mesme të lartë, kurse nxënësit në nivelin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, marrin Diplomë të profesionit. Në diplomën e nxënësit evidentohet rezultati i arritur gjatë këtij niveli të shkollimit.
  6. Pikët e provimit të Maturës Shtetërore shënohen në certifikatë dhe evidentohen në Librin Amë të shkollës.
  7. Përshkrimi i notës së pamjaftueshme në dokumentacionin shkollor:
    1. Nxënësi i cili mbetet në riprovim në nivelin e arsimit e mesëm të ulët (6-9) dhe arsimit të mesëm të lartë (10-12), nuk i shënohet nota e pamjaftueshme në Librin Amë deri pas mbarimit të riprovimit. Me të mbaruar riprovimin, nxënësit i shënohet afati dhe nota pavarësisht suksesit;
    2. Nota pozitive pas riprovimeve shënohet në rubrikat e suksesit dhe gjithashtu duhet të evidentohet edhe në pjesën Organizimi i Provimeve, në të cilën duhet të shënohet: lënda, afati i mbarimit të riprovimeve dhe nota;
    3. Afati i mbarimit të klasës u shënohet edhe nxënësve të cilët mbarojnë klasën me provime të ndryshme. Në rubrikat e suksesit shënohen notat, ndërsa në pjesën Organizimi i Provimeve shënohen: lëndët dhe afati i mbarimit të provimeve;
    4. Nota e pamjaftueshme në Librin Amë shënohet pas përfundimit të gjitha afateve të riprovimeve. Nota negative shënohet në rubrikat e suksesit. Ndërsa sqarimi për përsëritje të klasës shënohet te pjesa e Organizimit të Provimeve;
    5. Për nxënësit me nevoja të veçanta, të cilët kanë Planin Individual të Arsimit (PIA) gjatë shkollimit të tyre, në të gjithë dokumentacionin shkollor duhet të shënohen me një shenjë/simbol (*).

Neni 19

Detyrat dhe përgjegjësitë për realizimin e vlerësimit të brendshëm

  1. Detyra dhe përgjegjësi të veçanta në vlerësimin e brendshëm të nxënësve, kanë MASHTI, DKA dhe Shkolla (drejtori, mësimdhënësi, kujdestari i klasës, nxënësi dhe prindi).
  2. Detyrat dhe përgjegjësitë e MASHTI-it janë:
    1. Rishikimi dhe adaptimi i politikave arsimore për vlerësimin e nxënësve, në varësi të nevojave të domosdoshme që dalin nga praktikat e vlerësimit;
    2. Përcaktimi i kritereve për vlerësimin e nxënësve me nota;
    3. Mbështetja e shkollave dhe mësimdhënësve me udhëzime dhe orientime të qarta për vlerësimin e nxënësve;
    4. Mbështetja me trajnime e mësimdhënësve për vlerësimin e nxënësve;
    5. Monitorimi i procesit të vlerësimit të nxënësve.
  3. Detyrat dhe përgjegjësitë e DKA janë:
    1. Informimi i shkollave lidhur me vlerësimin e nxënësve dhe rolin e tyre;
    2. Sigurimi i informacioneve për procesin e vlerësimit të nxënësve, vështirësitë, sfidat, nevojat e shkollave dhe ofrimin e mbështetjes së kërkuar;
    3. Mbështetja me trajnime e mësimdhënësve për vlerësimin e nxënësve;
    4. Raportimi në MASHTI për procesin e vlerësimit dhe suksesin e nxënësve në përfundim të gjysmë vjetorit dhe vitit shkollor;
    5. Mbështetja e shkollave për organizimin e vlerësimit për shkallë kurrikulare.
  4. Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të shkollës janë:
    1. Informimi i mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve për vlerësimin e nxënësve, rolin dhe përgjegjësitë e tyre;
    2. Ofrimi i përkrahjes së nevojshme për mësimdhënës, nxënës dhe prindër;
    3. Sigurimi se në nivel të Aktivit (Departamentit) profesional/klasës hartohen planet vjetore të vlerësimit të nxënësve dhe siguron se të gjithë mësimdhënësit mbajnë ditar personal për vlerësimin e nxënësve, mbajnë evidenca të vazhdueshme për vlerësimin dhe përparimin e nxënësve;
    4. Bashkërendimi i orarit për vlerësime përmbledhëse, në mënyrë që nxënësit të mos ngarkohen me teste dhe forma të tjera të vlerësimeve me notë për një ditë;
    5. Shqyrtimi i çdo kërkese me shkrim të prindërve ose këshillit të prindërve lidhur me metodat dhe procedurat e vlerësimit të nxënësve dhe të përgjigjet me shkrim jo më vonë se 15 ditë nga data e pranimit të kërkesës;
    6. Monitorimi i procesit të vlerësimit.
  5. Detyrat dhe përgjegjësitë e Aktivit (Departamentit) profesional janë:
    1. Aktivi (Departamenti) profesional ka përgjegjësi në koordinimin e aktiviteteve që lidhen me vlerësimin e nxënësve, hartimin dhe monitorimin e planit vjetor për vlerësimin e nxënësve, zhvillimin e instrumenteve për vlerësimin e nxënësve bazuar në kritere dhe procedura që udhëhiqen nga parimet dhe qëllimet e vlerësimit, analizën e suksesit të nxënësve dhe këshillimin kolegial në komponentën e vlerësimit të nxënësve.
  6. Të drejtat dhe përgjegjësitë e mësimdhënësit janë si në vijim:
    1. Mësimdhënësi ka të drejtë dhe obligim që të përcjellë dhe zbatojë zhvillimet më të reja pozitive në fushën e vlerësimit të nxënësve, të cilat janë në pajtim me parimet e dispozitave të këtij Udhëzimi;
    2. Mësimdhënësi obligohet të respektojë të gjitha procedurat e vlerësimit të nxënësve të përcaktuara me këtë udhëzim administrativ dhe në dokumente kurrikulare;
    3. Mësimdhënësit do të sigurojnë transparencën e duhur të vlerësimit të brendshëm përkitazi me kohën, kriteret, përmbajtjen, instrumentin, formën dhe vendin e vlerësimit të brendshëm;
    4. Në fillim dhe gjatë vitit shkollor, mësimdhënësi obligohet të informojë nxënësit me metodat dhe instrumentet e vlerësimit, dhe për vlerësimin e arritjeve të nxënësve me vështirësi, i është i detyruar të respektojë rekomandimet e bashkëpunëtorëve profesional.
  7. Të drejtat dhe përgjegjësitë e kujdestarit të klasës janë si në vijim:
    1. Kujdestari i klasës obligohet që të diskutojë me nxënësit përparimin dhe vështirësitë në kontekst të përgjithshëm dhe për këtë t’i njoftojë edhe prindërit e tyre;
    2. Kujdestari i klasës është i obliguar që gjatë vitit shkollor të mbajë takime me prind, në të cilat ofron pasqyrën e arritjeve të klasës në periudhën paraprake, diskuton përparimin e fëmijëve, informon prindërit për aktivitetet në klasë dhe shërben si urë lidhëse ndërmjet prindërve dhe mësimdhënësve, shërbimit profesional dhe drejtorit.
  8. Të drejtat dhe përgjegjësitë e nxënësit janë si në vijim:
    1. Nxënësi ka të drejtë të jetë i informuar për kohën, kriteret, përmbajtjen, mënyrën, instrumentin, dhe vendin e vlerësimit në shkollë;
    2. Nxënësi është i detyruar t’u përmbahet të gjitha rregullave që kanë të bëjnë me metodat dhe procedurat e vlerësimit, si dhe rregullat e sjelljes së nxënësve në shkollë;
    3. Nxënësi është i detyruar të shmangë çdo formë të kopjimit dhe abuzimit gjatë mësimit dhe procesit të vlerësimit.
  9. Të drejtat dhe detyrimet e prindit/kujdestarit ligjor janë me sa vijon:
    1. Prindi ka të drejtë të informohet për metodat, mënyrat, procedurat e planifikuara të vlerësimit për çdo lëndë dhe për kriteret e vlerësimit;
    2. Prindi ka për obligim të përcjellë vijueshmërinë e nxënësit në mësim, punë dhe përparimin e tij, të ndihmojë mësimdhënësit me vështirësitë në procesin e mësimit, po ashtu ka të drejtë të jetë i njoftuar me gojë ose me shkrim për vijimin e rregullt të mësimit, punën, angazhimin, suksesin dhe sjelljet e fëmijës së tij;
    3. Prindi është i detyruar të vijë rregullisht në takimet për prind dhe në biseda informative individuale me mësimdhënësin e klasës.

Neni 20

Harmonizimi i vlerësimeve të nxënësve

Harmonizimi me dispozitat e këtij Udhëzimi administrativ të vlerësimeve të nxënësve, të përcaktuara sipas dispozitave të cilat janë aplikuar deri në hyrjen në fuqi të këtij Udhëzimi administrativ, do të kryhet deri në fillim të vitit akademik 2022-2023.

Neni 21

Vazhdimi i realizimit të vlerësimeve të papërfunduara

  1. Procedurat për realizimin e vlerësimeve të cilat kanë filluar, ndërsa nuk kanë përfunduar deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Udhëzimi administrativ, do të përfundojnë sipas dispozitave të këtij Udhëzimi, përveç nëse dispozitat e Udhëzimit administrativ që ka qenë në fuqi janë më të favorshme për nxënësit.
  2. Me hyrjen në fuqi të këtij Udhëzimi administrativ, vlerësimet ekzistuese të nxënësve në institucionet arsimore parauniversitare në Republikën e Kosovës vazhdojnë me realizimin e tyre, ndërsa obligohen që të përmbushin detyrimet e përcaktuara me këtë Udhëzim administrativ sipas afateve dhe dinamikës së paraparë në nenin 20 të këtij Udhëzimi administrativ.

Neni 22

Shfuqizimi

Me hyrjen në fuqi të këtij Udhëzimi administrativ pushon të vlej Udhëzimi administrativ nr. 08/2016, për vlerësimin e nxënësve sipas kornizës së kurrikulës së arsimit parauniversitar të Republikës së Kosovës në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Neni 23

Hyrja në fuqi

Ky Udhëzim administrativ hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare.


Arbërie Nagavci
Ministre
Dt. 02/09/2022

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

SHKARKO DOKUMENTIN ORIGJINAL

ankesa për nota arsimi fillor dhe i mesëm në Kosovë dokumentacioni shkollor mësimdhënësit dhe notimi notat shkollore Kosovë përfundimi i vitit shkollor përshkrimi i notës prindërit dhe notat e fëmijëve Provimi i maturës riprovimi shkollor shkollat parauniversitare sistemi i notave në Kosovë suksesi i nxënësve transparenca në notim udhëzimi administrativ për vlerësim udhëzimi MASHTI 06/2022 vlerësimi formativ vlerësimi i nxënësve vlerësimi i nxënësve me nevoja të veçanta vlerësimi përfundimtar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleLeximi gjatë verës: Si ta motivojmë fëmijën të lexojë pa asnjë imponim?
Next Article UDHËZUESI NR: 491/01 B 2011, KODI I ETIKËS PËR VLERËSIMIN E NXËNËSVE
Prindërimi
  • Website

Related Posts

Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Teknologji

A po kthehet Suedia tek mësimi tradicional për të shpëtuar përqendrimin e fëmijëve?

February 13, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,280

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,181

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,166
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

PrinderimiApril 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

PrinderimiFebruary 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

PrinderimiFebruary 25, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,280

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,181

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,166
Të zgjedhura

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.