Pyetja e adoleshentes: Ka ca kohë që ndihem e trishtuar, pa një motiv të caktuar. Çfarë po më ndodh?
Përgjigjen specilistët.
Mungesa e humorit është normale në periudha ndryshimesh, por në adoleshencë ndihet më shumë. Studimet e kryera kanë treguar që 4 në 10 adoleshentë ndihen të trishtuar dhe fillojnë të largohen nga të gjithë dhe nga gjithçka.
Kur herë pas here ndihesh i/e trishtuar, mos u shqetëso: shmang izolimin në ambient të mbyllur dhe merru me një aktivitet që të ndihmon të largosh mendjen nga shqetësimi yt.
Nëse kjo situatë zgjat më shumë se një javë, është mirë të flasësh për këtë me prindërit e tu, sepse ka të ngjarë që ky të jetë fillimi i një depresioni të lehtë, veçanërisht nëse kjo gjendje shpirtërore bashkëngjitet edhe me mungesa të interesit për aktivitetet që zakonisht të pëlqen të bësh, nëse shoqërohet me humbje të vlerësimit për veten, nëse të kaplon edhe trishtimi i thellë dhe ndryshimi i mënyrave të të ushqyerit, apo i regjimit të gjumit.