Pra, pse rivaliteti i vëllezërve dhe motrave është pozitiv?
Hulumtimet nga Universiteti i Kembrixhit kanë zbuluar se lufta me vëllezërit e motrat ndihmojnë në zhvillimin emocional të njëri-tjetrit. Kryesisht, sepse marrëdhëniet i ndihmojnë vëllezërit dhe motrat të eksplorojnë një gamë të madhe ndjenjash në lidhje me ndërveprimin shoqëror, gjë që ka të ngjarë t’i ndihmojë ata në situatat e ardhshme sociale, veçanërisht kur bëhet fjalë për shprehjen verbale të ndjenjave të tyre.
Vëllezërit e motrat që grindeshin prireshin të kishin një gamë dhe kuptim më të pjekur të gjuhës së pasur emocionalisht, sesa ata pa vëllezër e motra. Hulumtuesja kryesore e studimit, Dr. Claire Hughes tha se “ekuilibri i provave tona sugjeron që të kuptuarit social të fëmijëve mund të përshpejtohet nga ndërveprimi i tyre me vëllezërit e motrat në shumë raste. Një nga arsyet kryesore për këtë duket të jetë se një vëlla apo motra është një aleat i natyrshëm.
Me pak fjalë, grindja e vëllezërve dhe motrave i lejon fëmijët të rriten duke praktikuar aftësi sociale që do të jenë të nevojshme për t’i parë ata në paqe gjatë gjithë jetës. Ata mund të praktikojnë anën më pak pozitive të marrëdhënieve, të trajtojnë konfliktet personale dhe të kuptojnë se si sjellja e tyre ndikon te të tjerët në sigurinë e shtëpisë së tyre, në mënyrë që kur ta lënë atë, të mbajnë me vete mësimet e rëndësishme për marrëdhëniet e ardhshme.
Pa grindje ose pak, ata humbasin mundësinë për këtë zhvillim të rëndësishëm emocional. Për prindërit, rivaliteti midis vëllezërve dhe motrave shpesh mund të jetë i vështirë për t’u trajtuar dhe diçka që shumica e kërkojnë, pa sukses, ta shmangin, por për fëmijët, kjo është një dhuratë.
Autore: Sarah S., So-S Parenting
Solli në shqip: Prinderimi.com
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Rrjetit të Prindërve të Kosovës në Viber.