Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin e saj ”Statistikat e arsimit të lartë sipas fushave të studimit 2022/2023”, tregon se numri më i madh si studentëve të regjistruar është në fushat e biznesit, administratës dhe drejtësisë, njofton Prinderimi.com
Nga këto tri fushat e lartpërmendura, studentët e regjistruar përbëjnë 25%-shin nga numri total.
Vetëm në nivelin Bachelor, në biznes, administratë dhe drejtësi ka gjithsen 16, 877 studentë, shumherë më i lartë se numri i atyre që regjistrohen në teknologji të informacionit dhe komunikim (7,243), shëndetësi dhe mirëqenie (9,555), si dhe në shkencat natyrore,
matematikë dhe statistikë (2,288).
Për të përjashtuar mundësinë që të rinjtë nuk kanë pasur mundësi t’i ndjekin fushat e kërkuara të arsimit, ata janë pyetur nëse do të ndryshonin fushën e studimit për të përmbushur kërkesat e tregut të punës. 67,6% e të anketuarve (FES) kanë pohuar se nuk e kanë konsideruar ndryshimin e fushës së studimit ose rrugën e karrierës duke bazuar në kërkesat e tregut të punës.
© Prinderimi.com | Të gjitha të drejtat e rezervuara.