”Përshëndetje psikologe Enertila
Unë që ju shkruaj jam një vajzë e cila kam nevojë për një shoqen time. ShoqJa ime po kalon periudha stresi dhe unë do të doja shumë ta ndihmoja më së miri. Ju lutem më thoni dicka si mundem unë ta ndihmoj shoqen time të stresuar.”
Përgjigjet psikologe Enertila Bekteshi
Përshëndetje lexuesja jonë
Stresi është reagimi natyror i trupit tonë ndaj presioneve dhe sfidave të jetës . Kur bëhet kronik ose i tepruar, mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor, duke ndikuar në mirëqenien e përgjithshme. Nëse një mik, apo anëtar i familjes ose koleg po kalon një periudhë stresi të lartë, është e mira të dim se si të ofrojmë mbështetjen e duhur. Të ndihmosh dikë që është i stresuar mund të jetë emocionalisht sfidues dhe duhet pasur parasysh se nuk mund t’i zgjidhni problemet e personit , por mund t’i ofroni mbështetje dhe inkurajim.Të ndihmosh dikë që është i stresuar është një akt dashamirësie dhe kujdesi, një investim në mirëqenien e tjetrit dhe, në fund të fundit, në mirëqenien tonë. Sepse kur kujdesemi për të tjerët, ndihmojmë në krijimin e një bote më të dhembshur dhe më mbështetëse, një botë në të cilën stresi, megjithëse është i pranishëm, nuk na pengon të jetojmë një jetë të plotë dhe kuptimplote.
E dashur lexuesja jonë në këndvështrimin tim hapi i parë për të ndihmuar dikë që është i stresuar është të mësoni të dalloni shenjat. Stresi manifestohet në mënyra të ndryshme te njerëz të ndryshëm, por disa tregues të zakonshëm përfshijnë ,ndryshimet emocionale nervozizëm, trishtim, luhatje humori, ndjenja e mbingarkesës, vështirësi për t’u çlodhur dhe për t’u argëtuar.
Probleme fizike janë tregues tjetër si dhe ndryshimet e sjelljes tregojnë për gjendjen stresante. Në këndvështrimin tim e dashur lexuese dua tu them se pasi të keni njohur shenjat e stresit , është e rëndësishme të ofroni mbështetje në një mënyrë praktike . Kështu mund tu sugjeroj dëgjimin aktiv, jo gjykues. Kaloni kohë duke dëgjuar personin pa e ndërprerë, duke bërë gjykime ose duke u përpjekur të impononi zgjidhje. Krijo një hapësirë të sigurt ku ajo ndihet e lirë të shprehë emocionet dhe shqetësimet e saj. Tregohuni mirëkuptues, duke u përpjekur ta vendosni veten në vendin e personit të stresuar.
Ofroni ndihmë konkrete për të lehtësuar ngarkesën e përgjegjësive, si gatimi, pazari, ndihma në punët e shtëpisë ose shoqërimi i personit në takime.Inkurajimi dhe fjalët ngushëlluese. Motivojeni shoqen tuaj të kujdeset për veten. Kujtojini asaj cilësitë e saj, sukseset e saj të kaluara dhe aftësinë e saj për të kapërcyer vështirësitë. Theksoni se ajo nuk është vetëm dhe se ju jeni aty për të. Nëse stresi është i vazhdueshëm, i rëndë ose i lidhur me simptoma të një çrregullimi mendor, është thelbësore të inkurajohet personi që të kërkojë mbështetje profesionale. Një terapist mund ta ndihmojë. Shpresoj shumë që këndvështrimi im tu ndihmojë në situatën tuaj.Gjithë të mirat./dritare.net